Mësimi 1: Përgjegjësia
Living Democracy » Textbooks » Rritemi në demokraci » KAPITULLI 7: Përgjegjësia – Unë bëhem eko … merr pjesë edhe shkolla ime! » Mësimi 1: PërgjegjësiaNxënësit diskutojnë bazat e përgjegjësisë
Objektivat e mësimit | Nxënësit mendojnë rreth përgjegjësive si një koncept që lidhet me njerëz, objekte ose detyra. |
Detyrat e nxënësve | Nxënësit mbledhin dhe analizojnë gazeta dhe revista që lexohen në komunitetin e tyre. Ata krijojnë një poster në të cilën nxjerrin rezultatet e tyre. |
Burimet | Fletë pune. |
Metodat | Punë në grupe. |
InformacionPërgjegjësia, si koncept, i ka rrënjët e saj në kontekstet politike të shekujve të 18-të dhe të 19-të, kur veprimi i përgjegjshëm dhe parimet e qeverisjes përfaqësuese u bënë shqetësim i shoqërisë. Në filozofinë e shekullit të 20-të, theksi u vu në çështjen e vullnetit të lirë: a ishte personi përgjegjës për veprimet e kryera ose për karakterin e tij? Diskutimi përqendrohej më shumë në personin si individ. Si rezultat, sot është e vështirë të kuptohet koncepti i përgjegjësisë kolektive, e cila është një çështje emergjente në politikën bashkëkohore. Kjo ndodh edhe për shkak se shumë punë e detyra të përditshme, që lidhen me përgjegjësinë, për shembull, llogaridhënia e ndërsjellë, përcaktimi sferës së përgjegjësisë së një personi, ose gjykimi i një personi për të qenë sa duhet përgjegjës për një rol të caktuar, duhet të merren parasysh. |
Përshkrimi i mësimit
Nxënësit ulen në karriget e tyre në formën e një rrethi. Mësuesi vendos, në mes të rrethit, një tabelë ose fletë të madhe letre me titull “Marrja e përgjegjësisë për …”. Rreth tabelës mësuesi vendos fotografitë e marra nga revistat që tregojnë, për shembull:
- I përkëdheluri 1
- I përkëdheluri 2
- I përkëdheluri 3
- Grupe njerëzish
- Një person i vetëm
- Një fëmijë i vetëm
- Një liqen/një lumë
- Ushqime
- Mobilie
- Një zemër
- Plehra.
Pas kësaj, mësuesi, në mënyrë rastësore, vendos skedat me fjalë në dysheme. Këto kanë emrat e sendeve të treguara në fotografitë e shkruara në to.
Pasi nxënësit kanë përfunduar së pari fotot, mësuesi u kërkon që ato t’i përputhin me skedat me fjalë. Teksa përfundon kjo fazë, mësuesi kërkon nga klasa të mendojë për problemin në vijim:
- Çfarë do të thotë të marrësh përgjegjësi për diçka ose para dikujt?
- Mendoni për një përvojë të vështirë. Çfarë ishte e vështirë në të dhe çfarë ju pëlqeu?
Është e rëndësishme që mësuesi, fillimisht, të parashtrojë problemin kryesor dhe më pas të formojë grupet dyshe të nxënësve për të punuar me të. Përndryshe, vëmendja e nxënësve do të jetë e përqendruar në formimin e çifteve dhe jo në zgjidhjen e problemit.
Nxënësit diskutojnë problemin në çifte për disa minuta e, më pas, i bëjnë të njohura mendimet e tyre para tërë klasës. Jo të gjithë nxënësit do të kenë mundësi të japin mendimet e tyre, por kjo do ndryshojë për sa kohë mësuesi bën kujdes që, jo gjithmonë, para klasës, të dalë e të flasë i njëjti person.
Pas një diskutimi të shkurtër, nxënësve u jepen detyra të mendojnë rreth profesioneve të ndryshme dhe si mund të të merret e të organizohet përgjegjësia për një punë apo pozicion të veçantë:
- Duke marrë përgjegjësinë për veten;
- Marrja e përgjegjësisë për të tjerët;
- Marrja e përgjegjësisë për gjërat.
Mësuesi i kërkon një nxënësi të shkruajë një liste profesionesh ose punësh, në tabelë ose në dërrasën e zezë.
Në çerekun e fundit të orës së mësimit, nxënësve u jepen detyra për të prodhuar një tekst të shkurtër (në të njëjtat çifte) dhe ta përfundojnë atë tekst si detyrë shtëpie.
Detyra:
“Zgjidhni një punë ose profesion nga lista. Ndoshta ju njihni dikë që e bën këtë punë. Nëse dëshironi, mund të zgjidhni edhe një punë ose profesion që mungon në listë. Shkruani një tekst të shkurtër në lidhje me këtë punë dhe përgjegjësitë e personit që e bën atë lloj pune:
- Përshkruani punën që duhet të bëhet nga bërësi i kësaj pune.
- Për kë duhet ai të marrë përgjegjësinë?
- Nëse personi nuk merr përgjegjësi, çfarë pasojash do të ketë për vendin, familjen, shkollën ose komunitetin?
- Ç’mund të jetë e vështirë për personin që e bën këtë punë?
Tekstet duhet të jenë shkruar në mënyrë të tillë që të mund të varen edhe në murin e klasës. Do të ishte më e dobishme, nëse çdo teksti do të bashkëngjitni një vizatim, një ilustrim, një kolazh ose një foto për të krijuar një poster.”