Mësimi 2: Shkolla është jeta: ekologjia e gjallë?

Living Democracy » Textbooks » Rritemi në demokraci » KAPITULLI 7: Përgjegjësia – Unë bëhem eko … merr pjesë edhe shkolla ime! » Mësimi 2: Shkolla është jeta: ekologjia e gjallë?

Sa ekologjike është shkolla jonë?

Objektivat e mësimit Nxënësit kuptojnë se shkolla nuk është vetëm vendi i të mësuarit por edhe një vend për të jetuar. Ata planifikojnë të marrin përgjegjësia (ekologjike) për këtë “hapësirë ku jetohet”.
Detyrat e nxënësve Zhvillohen dhe të planifikohen mundësi të ndryshme për sjellje ekologjike.
Burimet Fletët e punës.
Metodat Prezantime në grupe, diskutim plenar.

 

Informacion

Të mësosh rreth ekologjisë do të thotë të jetosh në ekologji. Në këtë mënyrë, shkolla bëhet një vend i qytetarisë aktive. Qytetaria aktive mësohet më së miri duke vepruar. Individët kanë nevojë të kenë mundësi për të shqyrtuar çështjet e qytetarisë demokratike dhe të të drejtave të njeriut për veten e tyre, dhe jo t’u thuhet si të mendojnë a të  sillen.

Edukimi për qytetari aktive nuk është vetëm për thithja e njohurive faktike – në këtë rast, rreth mënyrës sesi të ruhet mjedisi dhe të parandalohen dëmtimet e mëtejshme – por, përmes kuptimi të mirë praktik, të aftësive,  qëndrimeve, karaktereve dhe vlerave.

Media është mesazhi – nxënësit mund të mësojnë nga qytetaria demokratike, sa nëpërmjet shembullit që ata marrin nga mësuesi dhe nxënësit e shkollës dhe nga mënyrat në të cilat organizohet jeta (ekologjike) në shkollë, aq edhe përmes  metodave   të mësimdhënies dhe të mësuarit.

Përshkrimi i mësimit

Në pjesën e dytë të kapitullit, mësuesi duhet të sigurojë që tema do të ngushtohet e lidhet me  kontekstin lokal. Së pari, mësuesi duhet të japë një përmbledhje të shkurtër të mësimit të kaluar. Duhet bërë e qartë se një komunitet që funksionon mirë kërkon edhe ndarje të përgjegjësisë ndërmjet shumë njerëzve.

Shkolla paraqitet si një komunitet, në të cilin jetohet dhe mësohet.  Për këtë arsye, ajo mund të shihet si një polis (qytet-shtet), në të cilin duhet të zgjidhen problemet sociale dhe ekologjike.   Ndër të tjera, shkolla duhet të bëhet një   model për udhëzimet ekologjike dhe proceset lidhur me to dhe vëmendja duhet të përqendrohet në bërjen sa më mirë të kësaj pune.. Ka shumë aspekte praktike në marrjen e përgjegjësive. Nxënësve u kërkohet të mendojnë në lidhje me fushat e jetës shkollore në të cilat proceset ekologjike mund të përmirësohen dhe për atë që ata vetë mund të bëjnë në këtë drejtim.

Detyra tjetër ndërmerret në grupe me nga katër vetë. Çdo grupi i jepet një fjalë kyç. Grupet duhet të shkruajnë një listë me pyetje rreth kësaj fjale.  Pyetjet e mëposhtme lidhen me fjalën  “mbeturinat”:

  • Çfarë lloj mbeturinash prodhohen në shkollën tonë?
  • Ku janë vendosur ato?
  • Kush është përgjegjës për t’i grumbulluar ato?
  • Si mund të pakësohet sasia e mbeturinave të shkollës?
  • Çfarë mund të bëj unë ose klasa ime për këtë?

Për këtë detyrë duhet të llogaritet si afat kohor për hulumtime  dhe për detyrat e shtëpisë edhe një mësim javën e ardhshme. Nëse mësuesi dëshiron ta shkurtojë atë, ai  do të duhet të bëjë kërkimet dhe të marrë informacionet e duhura vetë. Nxënësit prodhojnë një listë të plotë me të dhëna që u paraqitet shokëve të klasës në “murin ekologjik”.

Lista e fjalëve të mundshme  kyç  për grupet:

  • Plehra
  • Reduktimi i mbeturinave
  • Energjia dhe fuqia
  • Uji
  • Transporti
  • Shëndeti
  • Mjediset e shkollës
  • Bio-diversiteti
  • Mbështetja e botës sonë
  • Masat e përgjithshme ekologjike.