Mësimi 4: Si e bëmë këtë – cili është plani?
Living Democracy » Textbooks » Rritemi në demokraci » KAPITULLI 7: Përgjegjësia – Unë bëhem eko … merr pjesë edhe shkolla ime! » Mësimi 4: Si e bëmë këtë – cili është plani?Nxënësit reflektojnë për aktivitetet e tyre dhe vendosin si të vazhdojnë
Objektivat e mësimit | Në përfundim të këtij kapitulli, nxënësit përpiqen për të ndryshuar perspektivat në mënyrë që të kuptojnë çfarë do të thotë marrje e përgjegjësisë në pozicione të tjera. Ky është një hap më tej drejt një kuptimi më të thellë të pjesëmarrjes demokratike. |
Detyrat e nxënësve | Nxënësit transferojnë eksperiencat që kanë pasur kur kanë punuar në grupe të vogla për mjaft situata të tjera. |
Burimet | Fletët e punës. |
Metodat | Diskutim plenar, punë në grup. |
Përshkrimi i mësimit
Ky mësim i katërt mund të zhvillohet për të përmbledhur Kapitullin 4. Megjithatë, mësuesit mund të përdorin këtë fazë për të filluar punën praktike. Puna praktike mund të përfshijë nxënësit që punojnë së bashku në grupe të vogla ose si klasë ose mund të marrë formën e një projekti të shkollës.
Mësimi duhet të fillojë në të njëjtën mënyrë siç është bërë në mësimin 1. Nxënësit ulen në një rreth dhe mendojnë afërsisht për atë që kanë mësuar nga gjithçka e zhvilluar në mësimet e mëparshme.
Ata fillojnë duke paraqitur rezultatet e hulumtimit të tyre:
- Çfarë është arritur?
- Çfarë nuk funksionoi?
- Çfarë u përmirësua apo u ndryshua?
- Çfarë do të thotë të marrësh përgjegjësinë për projekte ekologjike?
- A jam i gatshëm për të marrë përgjegjësi për diçka që “nuk është bërë për fajin tim”?
- Si mund ta shoh veten time?
- Çfarë më ka zhgënjyer mua? Çfarë më bëri të lumtur?
Për të ndihmuar nxënësit që të reflektojnë rreth asaj çfarë kanë arritur, përvoja ka treguar se është e dobishme të përdoret “muri ekologjik”, i zhvilluar dhe zgjeruar gjatë gjithë kapitulli.
Si pjesë e këtij diskutimi, duhet të bëhet e qartë se sa e rëndësishme është “marrja e përgjegjësisë” për një funksionim të mirë të komunitetit. Pyetjet e mëposhtme mund të përdoren për të nxitur diskutimin:
- Çfarë lloj komuniteti janë atje?
- Kush ndërmerr dhe çfarë lloj roli merr?
- Si operon kjo punë në një shtet?
- Çfarë dimë ne për demokracinë dhe si funksion një demokraci?
- Çfarë kuptoni me thënien e mëposhtme të Xhon F. Kenedi: “Mos pyetni çfarë vendi juaj mund të bëjë për ju, por kërkoni atë që ju mund të bëni për vendin tuaj”?
Edhe pse analogjitë mund të jetë ndonjëherë problematike: ato mund të jenë një hap interesant për t’u përdorur e për të nxitur nxënësit që të përdorin, që në këtë fazë, procese më komplekse të të menduarit.
Ata, me siguri, nuk kanë për të arritur në konkluzione përfundimtare. Është më e rëndësishme që ata të nxiten t’i mendojnë gjërat në kompleksitetin e tyre , proces që do të vazhdojë në kapitujt e mëvonshëm.
Nxënësve, që punojnë në grupe të vogla, u jepet fleta e punës për të shkruar përvojat e tyre:
Marrja e përgjegjësisë, ndarja e përgjegjësisë | ||
Shembull: Ekologjia | ||
Vendi/Situata | Çfarë përgjegjësie ka ky person? | |
Klasa | Mësues | Nxënës |
Shkolla | Drejtori | Mësues/nxënës |
Shteti | Kreu i Shtetit | Populli |
? |
Nxënësit duhet të mendojnë se kur dhe në çfarë situate duhet të ndërmerret përgjegjësia.
Pas një kohe të paracaktuar, një anëtar i grupit duhet të paraqesë rezultatet e të menduarit të të gjithë grupit. Gjatë diskutimit përfundimtar, mësuesi mund të sigurojë që paralelizmat ndërmjet përvojave në klasë dhe të situatave të përshkruara të jenë të dukshme. Gjithashtu ai ka përgjegjësinë t’u tregojë nxënësve kufizimet të mundshme që ekzistojnë në këtë drejtim.
Së fundi, gjatë një seance “flash” (çdo nxënës mund të përdorë vetëm një fjali për të shprehur mendimin e tij) nxënësit tregojnë çfarë kanë mësuar nga ky kapitull, për shembull:
“Shpjegoni me një fjali atë që mendoni se ishte gjëja më e rëndësishme në këtë kapitull, në lidhje me “marrjen e përgjegjësisë”.
Nxënësve u duhet thënë koha e duhur për të menduar çfarë do të thonë dhe për të bërë deklaratën e tyre. Kjo deklaratë duhet të bëhet nga çdo nxënës, edhe nëse të tjerët kanë thënë të njëjtën gjë ose diçka të ngjashme me të. Mësuesi duhet të marrë pjesë vetë në këtë ushtrim. Në fund, ai duhet të falënderojë nxënësit për pjesëmarrjen e tyre aktive, por nuk duhet të komentojë rreth deklaratave të tyre.