KAPITULLI 8: Të drejtat dhe liria – Të drejtat e mia – të drejtat e tua
Living Democracy » Textbooks » Rritemi në demokraci » KAPITULLI 8: Të drejtat dhe liria – Të drejtat e mia – të drejtat e tuaKapitulli 8: Koncepti kyç – “Të drejtat dhe liritë”
Informacion për mësuesit: të drejtat e njeriut:
Çfarë është e rëndësishme për mua? Për ju? Për të tjerët?
Të drejtat e njeriut mund të përkufizohen përgjithësisht si të drejta që janë të trashëguara nga natyra në jetën tonë dhe pa të cilat ne nuk mund të ekzistojmë si qenie njerëzore.
Të drejtat e njeriut dhe liritë themelore na lejojnë të zhvillohemi plotësisht dhe të përdorim cilësitë tona njerëzore, inteligjencën tonë, talentet tona dhe ndërgjegjen tonë. Ato na lejojnë gjithashtu për t’u kënaqur shpirtërisht dhe për të plotësuar nevojat e tjera. Ato janë të bazuara në kërkesat në rritje të njerëzimit për një jetë, në të cilën dinjiteti i brendshëm dhe vlera e çdo qenieje njerëzore të respektohet dhe të mbrohet.
Ky kapitull mundëson informacionin bazë për mësuesit e shkollave fillore, të cilët dëshirojnë të nxitin ndërgjegjësimin dhe njohuritë për vlerat e të drejtave të njeriut, si dhe ndjenjën e reciprocitetit dhe universalitetit në të cilat bazohen standardet e të drejtave të njeriut. Kjo është vetëm një pikënisje, e cila duhet të plotësohet nga hulumtime dhe studime të mëtejshme dhe/ose duke përdorur manualet kombëtare dhe materialet audiovizive që janë tashmë në dispozicion. Këto, shpresojmë se do të përdoren për të filluar një proces të vazhdueshëm të përshtatjes dhe zhvillimit, në të gjitha nivelet e mësimdhënies, brenda kulturave të shumta e të larmishme në botë.
Dekada e Kombeve të Bashkuara për Edukimin e të Drejtave të Njeriut (1995-2004) ka përcaktuar edukimin për të drejtat e njeriut si “trajnim, përhapje dhe përpjekje për informim, që synojnë në ndërtimin e një kulture universale për të drejtat e njeriut, përmes dhënies së njohurive, aftësive dhe formimit të qëndrimeve, të cilat synojnë:
a) Forcimin e respektimit të drejtave të njeriut dhe lirive themelore.
b) Zhvillimin e plotë të personalitetit të njeriut dhe të ndjenjës së dinjitetit.
c) Promovimin e mirëkuptimit, tolerancës, barazisë gjinore dhe miqësisë midis të gjithë kombeve,
popullsive vendase dhe grupeve të racave, kombësive, etnive, feve dhe gjuhëve të ndryshme.
d) T’u bëhet e mundur të gjithë personave të marrin pjesë, në mënyrë efektive, në një shoqëri të lirë;
e) Avancimin e aktiviteteve të Kombeve të Bashkuara për ruajtjen e paqes. (Përshtatur nga Plani i Veprimit të Dekadës së Kombeve të Bashkuara për të Drejtat e Njeriut (1995-2004), paragrafi 2).
Ky proces varet nga sistemet lokale të arsimit, të cilat ndryshojnë gjerësisht, jo më pak edhe në shkallën në të cilën mësuesit duhet të përcaktojnë objektivat e tyre të mësimdhënies. Megjithatë, mësuesi do të jetë gjithmonë personi kyç për vënien në punë të iniciativave të reja dhe ka, kësisoj, përgjegjësinë e madhe në lidhje me komunikimin dhe promovimin e parimeve të drejtave të njeriut në klasë. Megjithatë, mësimi për të drejtat e njeriut nuk është i mjaftueshëm. Këto vlera duhet të përçohen në klasë së bashku, me vendimmarrjet demokratike dhe veprimet konkrete. Nxënësit do dëshirojnë jo vetëm të mësojnë për të drejtat njerëzore, por të mësojnë në dhe përmes tyre.
Fakti që Deklarata Universale e të Drejtave të Njeriut3 ka vlefshmëri dhe zbatueshmëri, pothuajse globale, është shumë e rëndësishme për mësuesit. Duke punuar me udhëzime që përkrahen gjerësisht prej kaq shumë viteve, mësuesi mund të thotë sinqerisht se ai po bën promovimin e një sistemi normativ, që është pranuar nga bashkësia ndërkombëtare dhe qeveritë e tyre. Sistemet arsimore ndryshojnë mjaft nga njëri tjetri. Kur mësohen të drejtat e njeriut, mësuesit kanë edhe një mbrojtje të dytë, që ka të bëjë me faktin se ata po japin mësimin në një mënyrë të tillë që të respektojnë të drejtat e njeriut në klasë dhe në vetë mjedisin shkollor.
Kjo do të thotë shmangie nga çdo lloj hipokrizie. Në shpjegimin e saj më të thjeshtë, hipokrizia ka të bëjë me situatat në të cilat lënda që mësuesi jep në mësim nuk përputhet me mënyrën sesi ai po e jep atë. Për shembull: “Sot ne do të flasim për lirinë e shprehjes – mbylle gojën ti në rreshtin e fundit!”. Në këtë mënyrë, nxënësit do të mësojnë mjaft rreth pushtetit, por shumë më pak rreth të drejtave të njeriut dhe respektimit të dinjitetit të njeriut, të cilat qëndrojnë në thelbin e lirive të njeriut. Ndërkohë që nxënësit kalojnë mjaft kohë duke studiuar mësuesin për të kuptuar bindjet e tij personale, sjellje të tilla mund ta bëjnë të vështirë për një mësues, që të ketë ndikim real pozitiv në klasë. Për shkak të dëshirës për të kënaqur mësuesin, nxënësit, për shembull, mund të përpiqen të pasqyrojnë pikëpamjet vetjake të mësuesit, pa menduar për veten e tyre. Kjo mund të jetë një arsye, të paktën në fillim, pse nxënësit nuk shprehin idetë e tyre personale. Në formën e saj më komplekse, hipokrizia ngre probleme të mëdha për mbrojtjen dh e promovimin e dinjitetit njerëzor, si për mësuesit ashtu edhe për nxënësit në klasë, si në një shkollë ashtu edhe brenda shoqërisë në përgjithësi. Kjo i nxit mësuesit të eksplorojnë mënyra dhe mjete që të përfshijnë edhe palë të tjera në procesin e vendimmarrjes për ato që duhen bërë dhe përse; kjo nënkupton jo vetëm përfshirjen e nxënësve, e administratorëve të shkollave, prindërve, por edhe, nëse është e përshtatshme, e anëtarëve të komunitetit në të cilin ata jetojnë dhe punojnë.
Qëllimi i edukimit për qytetari demokratike është që të mbështesë zhvillimin e kompetencave në tri fusha. Ky kapitull ka profilin e mëposhtëm të kompetencës.
Kompetenca në … | ||
… analizë dhe gjykimin politik | … përdorimin e metodave | … vendimmarrjen dhe veprimin politik |
** | *** | * |
Mbështetja me mjete | |
Në këtë kapitull do të përdoren mjetet e mëposhtme nga kutia e mjeteve të nxënësit. Mësuesi duhet të vendosë nëse disa ose të gjithë nxënësit kanë nevojë për përgatitje shtesë që të jenë në gjendje të punojnë me këto mjete. | |
0 | Hulumtim në biblioteka |
0 | Hulumtim në internet |
X | Kryerja e intervistave dhe sondazheve |
X | Interpretimi i imazheve |
0 | Harta mendore |
0 | Krijimi i posterave |
0 | Organizimi i ekspozitave |
X | Planifikimi dhe paraqitja e prezantimeve |
X | Përgatitja e sliderave për projektor ose një prezantim në PowerPoint |
0 | Shkrim artikuj gazetash |
0 | Organizim shfaqjesh |
0 | Debate të përbashkëta |
KAPITULLI 8: Të Drejtat dhe Liritë
Të drejtat e mia – të drejtat e tua?
Të drejtat e njeriut: Çfarë është e rëndësishme për mua? Për ju? Për të tjerët?
Titulli i mësimit | Objektivat e mësimit | Detyrat e nxënësve | Burimet | Metodat |
Mësimi 1: Dëshirat dhe nevojat |
Nxënësit: mësojnë se dëshira e tyre individuale – gjërat dhe idetë që ata do të donin t’i kishin dhe t’i realizonin – janë aq të rëndësishme sa edhe gjërat që qeniet njerëzore i kanë të nevojshme për të jetuar një jetë të mirë. |
Nxënësit zgjedhin piktura që përfaqësojnë dëshirat dhe nevojat, diskutojnë dhe vendosin për to. | Spango rrobash, varëse rrobash, kapëse, copa të prera (fotografi) nga revista, material i shtypur. | Punë në grupe. |
Mësimi 2: Të drejtat e njeriut: çfarë thonë ata?
|
Nxënësit: – mësojnë se Deklarata është në lidhje shumë të ngushtë me nevojat e njerëzve. |
Nxënësit mendojnë rreth mësimit 1, duke përdorur një listë ose nene të zgjedhur nga Deklarata Universale e të Drejtave të Njeriut. | Fleta e punës (Version i thjeshtuar i Deklaratës Universale të të Drejtave të Njeriut), lista të nevojave nga kapitulli 8 mësim 1. | Puna në grup, hulumtim. |
Mësimi 3: Anketa: çfarë mendojnë dhe njohin njerëzit rreth nesh |
Nxënësit: – e çojnë më tej përvojën e të mësuarit, nëpërmjet intervistimit të të rriturve, qëndrimeve që ata mbajnë dhe të drejtat e njeriut që ata njohin nga ana e tyre. – kuptojnë se sa ndryshojnë vlerësimet për të drejtat e njeriut. |
Nxënësit përgatisin një vëzhgim dhe e praktikojnë, duke punuar me të në klasë. Anketa në vetvete duhet të bëhet si detyrë shtëpie gjatë javës së ardhshme. | Fleta e punës, letër, lapsa dhe stilolapsa. | Sondazhet në grupe. |
Mësimi 4: Të drejtat e njeriut janë gjallë! |
Nxënësit: – bëhen të vetëdijshëm se si njerëz të ndryshëm kanë vlerësim të ndryshëm individual për të drejtat e njeriut, duke paraqitur rezultatet e sondazhit të tyre. Ata reflektojnë për proceset e të mësuarit dhe kështu mundësojnë transferimin e njohurive dhe të kompetencave. |
Nxënësit e pranishëm diskutojnë rezultatet e sondazhit të tyre. Ata reflektojnë për të gjithë procesin e të mësuarit. | Letër A4. | Diskutim në grup, diskutim plenar. |
3. Miratuar nga Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara, më 10 dhjetor 1948.
- Mësimi 1: Dëshirat dhe nevojat: çfarë është e rëndësishme për mua?
Nxënësit mësojnë të bëjnë dallimin mes asaj që dëshirojnë dhe cilat janë nevojat e tyre themelore Objektivat e mësimit Nxënësit mësojnë se...
- Mësimi 2: Të drejtat e njeriut: çfarë thonë ato?
Nxënësit krahasojnë nevojat e tyre me nenet e Deklaratës Universale të Drejtave të Njeriut Objektivat e mësimit Nëpërmjet krahasimit të secilës nga...
- Mësimi 3: Anketa: çfarë mendojnë dhe dinë njerëzit rreth nesh
Nxënësit zhvillojnë një studim të shkurtër rreth të drejtave të njeriut Objektivat e mësimit Nxënësit e çojnë më tej përvojën e të...
- Mësimi 4: Të drejtat e njeriut janë gjallë!
Paraqitja dhe diskutimi i rezultateve të anketës Objektivat e mësimit Nxënësit bëhen të vetëdijshëm se si njerëz të ndryshëm i vlerësojnë në...