KAPITULLI 9: Media – Media në përdorim: Unë do ta bëja nëse do të mundesha
Living Democracy » Textbooks » Rritemi në demokraci » KAPITULLI 9: Media – Media në përdorim: Unë do ta bëja nëse do të mundeshaKapitulli 9: Koncepti kyç – “Media”
Informacion për mësuesit: nxënësit i tregojnë njëri-tjetrit si të përdorin pajisjet e medieve
Siç tregohet edhe në hyrje të këtij manuali, edukimi për qytetari demokratike dhe
edukimi për të drejtat e njeriut dallohen mes tri kompetencave. Ky kapitull merret me medien si kompetencë, e cila është një nga elementet qendrorë që u mundëson njerëzve të marrin pjesë në mënyrë aktive ose pasive në shoqërinë civile. Për të integruar këtë qasje si duhet, më poshtë listohen tri kompetencat.
Kompetencat e EQD/EDNJ:
Kompetenca në analizën dhe gjykimin politik Aftësia për të analizuar dhe diskutuar ngjarjet politike, problemet e dhe çështjet e diskutueshme … . |
Kompetenca në përdorimin e metodave Përvetësimi i shkathtësive dhe aftësitë për të gjetur dhe absorbuar informacionet, për të përdorur mjetet dhe mediet e komunikimit … |
Kompetencat në vendimmarrjen dhe veprimin demokratik Aftësia për të vlerësuar potencialin (dhe kufizimet) e dikujt për pjesëmarrjen politike dhe në zgjedhjen e duhur të një kursi veprimi … |
Kompetenca e dytë në tabelë – “kompetenca në përdorimin e metodave” – përfshin kompetencën e medies si një element qendror. Në kapitullin në vijim, fokusi kryesor qëndron në aftësinë për të punuar me mediet ekzistuese, në përdorimin e mundësive dhe në njohjen e kufizimeve e kufijve të saj. Në edukimin e medieve, mund të diferencohen katër dimensione të kompetencës së medies:
Kompetenca teknike e medies:
- Aftësia për të përdorur medien në mënyrë të saktë dhe për njohjen e mundësive të saj krijuese.
Kompetenca kulturore e medies:
- Njohja e “kodeve” të medieve dhe e t ë gjitha formave estetike dhe shoqërore të shprehjes. Përdoruesit e kualifikuar janë në gjendje të kuptojnë kodet e medieve, mund t’i perceptojnë dhe të kuptojnë deklarata për shtyp dhe mund t’i përdorin edhe për qëllime të tjera.
Kompetenca sociale e medies:
- Aftësia për të përdorur me mençuri forma të ndryshme në tregun e komunikimit. Marrëdhëniet janë duke u bërë gjithnjë e më të afërta me mediet, duke përfshirë edhe format e ndryshme të “rrjeteve socialë”.
Kompetenca reflektive e medies:
- Përdoruesi është në gjendje të analizojë në mënyrë kritike funksionin e medieve, si dhe sjelljen e njeriut ndaj medies, në çdo kohë të dhënë.
Gama e gjerë e edukimit për medien përfshin këto katër dimensione. Këndvështrimi EQD/EDNJ vetëm prek disa aspekte të këtyre koncepteve dhe nuk zëvendëson edukimin e medies. Por, në lidhje me qëllimet mësimore të lidhura me medien, këto përfaqësojnë strategji thelbësore të edukimit për medien. Lidhja e drejtpërdrejtë midis kompetencës teknike të medies e zotëruar nga mësuesit dhe shpeshtësia e përdorimit të medieve në klasë është një arsye tjetër për vlefshmërinë e këtij kapitulli. Shumë mësues e pranojnë haptazi se nuk dinë të menaxhojnë dhe të punojnë si duhet me llojet e ndryshme të medieve ose të kuptojnë mundësitë e përdorimit të tyre në klasë. Megjithatë, një gjë është e qartë: sa më të sigurt të ndjehen mësuesit në përdorimin e medieve të ndryshme, aq më i shpeshtë do të jetë përdorimi i medieve në mësimdhënie.
Në këtë kapitull trajtohet, si kompetenca praktike e mësuesve në media, ashtu edhe ajo e nxënësve. Vetëm pasi të jenë trajtuar, fokusi i kapitullit kalon për përdorimin e medies dhe në zgjedhjen e një teme specifike për të punuar.
Qëllimi i edukimit për qytetari demokratike dhe të drejta e njeriut është të mbështetë zhvillimin e kompetencave në tri fusha. Ky kapitull ka profilin e mëposhtëm të kompetencës.
Kompetenca në … | ||
… analizë dhe gjykimin politik | … përdorimin e metodave | … vendimmarrjen dhe veprimin politik |
** | * | *** |
Mbështetja me mjete | |
Në këtë kapitull do të përdoren mjetet e mëposhtme nga kutia e mjeteve të nxënësit. Mësuesi duhet të vendosë nëse disa ose të gjithë nxënësit kanë nevojë për përgatitje shtesë që të jenë në gjendje të punojnë me këto mjete. | |
X | Hulumtim në biblioteka |
X | Hulumtim në internet |
0 | Kryerja e intervistave dhe sondazheve |
0 | Interpretimi i imazheve |
X | Harta mendore |
X | Krijimi i posterave |
X | Organizim ekspozitash |
X | Planifikimi dhe paraqitja e prezantimeve |
0 | Përgatitja e sliderave për projektor ose një prezantim në PowerPoint |
0 | Shkrim artikujsh në gazeta |
0 | Vënia e një shfaqjeje |
0 | Debate të përbashkëta |
KAPITULLI 9: Media
Media në përdorim: Unë do ta bëja po të mundesha!
Nxënësit i tregojnë njëri-tjetrit se si të përdorin pajisjet e medieve
Titulli i mësimit | Objektivat e mësimit | Detyrat e nxënësve | Burimet | Metodat |
Mësimi 1: Ne përgatisim një ekspozitë |
Nxënësit: – kuptojnë se është e rëndësishme të kuptojnë detajet teknike të pajisjeve të medieve dhe të investohet koha e nevojshme për këtë qëllim. – përgatisin një ekspozitë me pajisje të tyret dhe me ndihmën e pajisjeve të shkollës. |
Përdorimi i një pajisje të cilën nuk e njohin bën që nxënësit të përpiqen të përshkruajnë atë dhe mënyrën sesi funksionon. Ata mbledhin dhe përshkruajnë pajisje të ndryshme të medies dhe përgatisin një ekspozitë në klasë. |
Një pajisje media (të tilla si një aparat fotografik etj.), material i shkruar. | Biseda, punë në grup, detyrat e shtëpisë. |
Mësimi 2: Pushteti i dijes dhe i aftësive! |
Nxënësit: – kuptojnë diversitetin ose numrin e kufizuar të pajisjeve të medies që mund të përdorin. |
Përgatitja e një ekspozite të medies në klasë dhe çuarja më tej e të kuptuarit si punon një pajisje specifike e medies. | Pajisjet vetjake për medien, pajisjet shkollore të medies, materiali i shkruar nga mësuesi për Kapitullin 9, mësimet 1 dhe 2, material i shtypur për nxënësit. | Varet nga organizimi i përzgjedhur nga mësuesi. |
Mësimi 3: Koha e prezantimit! |
Nxënësit: – bëhen specialistë teknike për të pajisjet e zgjedhura të medies. mësojnë se si të paraqesin informacionin e përgatitur. |
Si specialistë të pajisjes së tyre të zgjedhur të medies, nxënësit bëjnë prezantime në grupe. | Pajisje të medies, mjetet individuale për të bërë prezantime. | Prezantimet e grupit. |
Mësimi 4: Ne planifikojmë një produkt të medies |
Nxënësit: – zbatojnë kompetencën teknike të fituar për medien; – zgjedhin një temë dhe pajisjet e medies që nevojiten të përdoren. |
Duke përdorur një proces demokratik dhe pjesëmarrës(në grupe të vogla dhe në një diskutim plenar), klasa vendos për temën që do të punojnë dhe pajisjet e medies që do të përdorin për të. | Mjeti “Harta imagjinare” (mjet nga kutia e mjeteve), Mjet i printuar: formular për përzgjedhjen e mjeteve të medies për temën e zgjedhur. | Puna në grup, vendimmarrja në seancë plenare. |
- Mësimi 1: Ne përgatitim një ekspozitë
Pajisjet e reja dhe të vjetra të medieve – çfarë gjejmë në to? Objektivat e mësimit Nxënësit kuptojnë se është e rëndësishme...
- Mësimi 2: Fuqia e njohurive dhe aftësive!
Nxënësit përgatisin prezantimet e tyre për pajisjet e mediave Objektivat e mësimit Nxënësit kuptojnë diversitetin ose numrin e kufizuar të pajisjeve të...
- Mësimi 3: Koha e prezantimit!
Grupet e studentëve tregojnë aftësitë e tyre teknike rreth mediave Objektivat e mësimit Nxënësit bëhen specialistë për të zgjedhur pajisje teknike të...
- Mësimi 4: Ne planifikojmë një produkt të medies
Çfarë mund të bëjmë me aftësitë tona tani? Nxënësit bien dakord për një temë dhe një plan Objektivat e mësimit Nxënësit do...
- Kapitulli 9 - Materiali i mësuesit 1: media në demokraci
Material shtesë për mësuesit Në një demokraci, mediat janë në anën e popullit dhe të vërtetës. Faktet paraqiten objektivisht dhe tërësisht. Opinionet...
- Kapitulli 9 - material i shkruar për mësuesit 2: të punosh me televizionin
Material shtesë për mësuesit 1. Pse fëmijët janë aq të hipnotizuar nga TV? Televizioni mundëson ndryshim të vazhdueshëm, relaksim dhe aventurë. Me...