Mësimi 1: Ne përgatitim një ekspozitë
Living Democracy » Textbooks » Rritemi në demokraci » KAPITULLI 9: Media – Media në përdorim: Unë do ta bëja nëse do të mundesha » Mësimi 1: Ne përgatitim një ekspozitëPajisjet e reja dhe të vjetra të medieve – çfarë gjejmë në to?
Objektivat e mësimit | Nxënësit kuptojnë se është e rëndësishme të përvetësohen detajet teknike të pajisjeve të medieve dhe të investohet koha e nevojshme për këtë qëllim. Ata përgatisin një ekspozitë me pajisjet e tyre dhe ndihmën e pajisjeve të shkollës. |
Detyrat e nxënësve | Përdorimi i një pajisje, me të cilën nuk janë të familjarizuar, i bën nxënësit përpiqen për të përshkruar pajisjen dhe mënyrën sesi funksionon. Ata mbledhin dhe përshkruajnë pajisje të ndryshme të medies dhe përgatisin një ekspozitë në klasë. |
Burimet | Një pajisje media (një aparat fotografik etj.), fleta e punës. |
Metodat | Bisedë, punë në grup, detyrat e shtëpisë. |
Përshkrimi i mësimit
Në mënyrë që nxënësit të bëhen më të vetëdijshëm për temën, mësuesi duhet të sjellë një pajisje të medies në shkollë (një aparat fotografik, një projektor, kompjuter, video kamera, telefon celular, një aparat fotografik të vjetër me film, një kasetofon, një projektor të varur etj.). Manuali udhëzues për pajisjen do të jetë i nevojshëm, por, mësuesi nuk duhet t’ia vërë atë që në fillim në dispozicion të nxënësve.
Në fillim të mësimit, pajisjet vendosen në një tavolinë në mes të klasës. Nxënësve u jepen detyra të shpjegojnë si punon kamera ose pajisjet e tjera, edhe pse ata ende nuk i njohin mirë ato. Nxënësit e realizojnë këtë, për shembull, duke vizatuar kamerën, në të cilën tregojnë pjesët e dukshme , duke i etiketuar ato (siç tregohet në foton më poshtë). Është gjithashtu e rëndësishme që nxënësit të vizatojnë pjesët e pajisjeve që ende nuk i njohin. Gjithashtu ata duhet të shkruajnë për çfarë mendojnë se shërbejnë ato pjesë.
Ana pamore e vizatimeve të nxënësve për mësuesin:
1: Lente 2: Objektivi 3: Pjesë e panjohur 4: Kutia 5: … 6: … |
Sa më e komplikuar pajisja, aq më e vështirë do të jetë përmbushja e kësaj detyre. Është e rëndësishme që nxënësit të mos tremben. Nuk ka askush të drejtë apo gabim. Nxënësit duhet të bëhen të vetëdijshëm se pajisje të tilla kanë mundësi të shumta e të ndryshme dhe se është logjike që duhet t’i njohësh mirë ato.
Variacion:
Është e mundur që vizatimi të kopjohet duke përfshirë edhe legjendën në një letër transparente për të bërë prezantim të përbashkët.
Mësuesi u jep një grupi nxënësish manualin e përdorimit për pajisjen (kjo mund të bëhet edhe një ditë më parë, pa e informuar pjesën tjetër të klasës). Sigurisht, do të jetë e pamundur të përshkruhet dhe të njihen të gjitha funksionet e pajisjes. Por nga ana tjetër, kjo nuk ka rëndësi, të paktën deri në këtë pikë, sepse kemi të bëjmë vetëm me një prezantim.
Më pas, mësuesi shpjegon qëllimet dhe procedurën e tërë kapitullit:
- Organizimi i një ekspozite pajisjesh të medieve të sjella nga shtëpia dhe nga shkolla (mësim 2).
- Njohja me një nga pajisjet dhe me funksionet e saj dhe mundësitë për prezantimin e saj para klasës (mësim 3 – plus mësime shtesë në varësi të numrit të pajisjeve).
- Kur pajisjet janë kuptuar, klasa vendos për një produkt të medies (film, histori audio, ekspozita fotografike, histori etj.) dhe zhvillon një plan paraprak për këtë qëllim (Mësimi 4).
Në fund të mësimit, mësuesi duhet të mbledhë të gjitha idetë e nxënësve dhe të japë udhëzime të qarta se si mund të ekspozohen të gjitha pajisjet në klasë. Ai duhet t’i bëjë gati skica për përshkrimin e pajisjeve para nxënësve (fleta e punës).
Shënim: pajisjet që i përkasin shkollës duhet të jenë gjithashtu pjesë e ekspozitës. Nxënësit të cilët nuk kanë sjellë asgjë në shkollë apo ata që kanë kohë shtesë, duhet të përgatisin përshkrimet e pajisjeve të shkollës dhe të bëjnë paraqitjen e tyre në ekspozitë.