Mësimi 2: Fuqia e njohurive dhe aftësive!

Living Democracy » Textbooks » Rritemi në demokraci » KAPITULLI 9: Media – Media në përdorim: Unë do ta bëja nëse do të mundesha » Mësimi 2: Fuqia e njohurive dhe aftësive!

Nxënësit përgatisin prezantimet e tyre për pajisjet e mediave

Objektivat e mësimit Nxënësit kuptojnë diversitetin ose numrin e kufizuar të pajisjeve të mediave që mund të përdorin. Nxënësve iu jepet informacion nga mësuesi për mediat dhe si të përdoren ato.
Detyrat e nxënësve Përgatitja e një ekspozite të medies në klasë dhe avancimi i të kuptuarit se si punon një pajisje specifike e medias.
Burimet Pajisjet vetjake për median, pajisjet shkollore të medias, materiali i shkruar nga mësuesi për Kapitullin 9, mësimet 1 dhe 2, fleta e punës.
Metodat Varet nga organizimi i përzgjedhura nga mësuesi.

 

 Përshkrimi i mësimit

  1. Në fund të mësimit 1, mësuesi (ose një grup i nxënësve) duhet të përgatisë një tabelë në të cilën duhet të vendoset ekspozita. Në qoftë se dhoma mund të mbyllet e të jetë e sigurt, nxënësit mund t’i sjellin pajisjet e tyre edhe më parë. Mësuesi duhet të shoqërojë gjatë mbledhjes së pajisjeve dhe t’i përgjigjet çdo pyetjeje të ngritur. Prindërit duhet të jenë gjithashtu të informuar në lidhje me arsyen përse nxënësit duhet të marrin pajisjet e tyre medietike për në shkollë.
  2. Pasi ekspozita bëhet e plotë dhe rregullohet bukur, mësuesi mund ta emërojë si “ekspertët e ekspozitës”,  nxënësit që do të jenë përgjegjës për të dhe që mund të mbështesin shokët e klasës së tyre. Është e qartë se nxënësit, në këtë fazë, duhet të jenë të vëmendshëm dhe të kujdesshëm kur trajtojnë pajisjet.
  3. Nxënësit (nëse është e nevojshme, me ndihmën e mësuesit) duhet të bëjnë një listë të pajisjeve që do të përdoren nga, secili grup. Edhe koha e prezantimit duhet të përfshihet në listë. Në varësi të madhësisë së klasës dh të  numrit të pajisjeve të zgjedhura,  mund të nevojitet më shumë se një orë mësimi për prezantimet (shih fletët e punës së nxënësve).
  4. Lista duhet të jetë në vend të dukshëm. Në këtë mënyrë, do t’i shërbejë procesit të të mësuarit.

Lista mund të duket si këtu më poshtë:

 

Pajisje Mediesh

Anëtarët e grupit

Data dhe ora e paraqitjes plus gjatësia e kohës së nevojshme
Video regjistrues

Tim, Mirca, Susanne, Mario

E mërkurë, shkurt 14, 09:00; 20 minuta
Kamera digjitale Lena, Lisa, Sofie, Jan E mërkurë, 14 shkurt, 09:20; 20 minuta

Si shtesë të këtij mësimi, mësuesi mund të përgatisë disa të dhëna të shkurtra që i paraqet pas ekspozitës (rreth 10 minuta). Ka dy mënyra për ta bërë këtë (por mësuesit e mirë-informuar mund të përgatisin të dhëna të tjera):

Media në demokraci. Qëllimi është t’u tregojë nxënësve funksionin që kanë mediet në shoqërinë tonë. Për nxënësit e shkollave fillore, ky mund të përbëjë informacionin bazë, i cili i ndihmon ata për të rritur të kuptuarit e tyre hap pas hapi (shih fletët e punës së mësuesit për Kapitullin 9, mësim 1).

Trajtimi me televizion. Si një alternativë, mësuesi mund të përgatisë një kontribut në lidhje me temën “Trajtimi me televizion”, në qoftë se kjo i përshtatet më mirë konceptit të mësimdhënies (shih fletët e punës së mësuesit 9.2).

Këto të dhëna nuk janë për vlerësim. Funksioni i tyre është që të rrisë, hap pas hapi, sfondin e njohurive të nxënësve. Si në shumë raste të tjera të transferimit të njohurive, është e mundur që nxënësit nuk do t’i kuptojnë të gjitha detajet. Kjo duhet të pranohet në situata të tilla komplekse dhe mësuesi duhet të vendosë se çfarë pret prej nxënësve.