Grupet e studentëve tregojnë aftësitë e tyre teknike rreth mediave

Objektivat e mësimit Nxënësit bëhen specialistë për të zgjedhur pajisje teknike të medies së tyre. Ata mësojnë si të paraqesin informacionin e përgatitur.
Detyrat e nxënësve Nxënësit bëjnë prezantime në grupe, si specialistë për zgjedhjen e pajisjes së mediave të tyre,
Burimet Pajisjet e medias, mjetet individuale për të bërë prezantime.
Metodat Prezantimet e grupit.

 

Përshkrimi i mësimit

Ky mësim (në varësi të prezantimeve mund të jenë disa mësime) duhet të përgatitet nga nxënësit. Prezantimet do të jenë objektivi kryesor. Mësuesi do të shoqërojë ekipet gjatë fazës përgatitore. Në varësi të aftësive prezantuese të nxënësve, kjo detyrë mund të jetë mjaft komplekse.

Nxënësit duhet të mendojnë me kujdes për mënyrën si duan të përcjellin të gjitha informacionet në prezantimet e tyre. Kutia e mjeteve të nxënësve përmban pajisje të ndryshme për t’i mbështetur dhe ndihmuar, të tilla si në këshillat për:

  • Krijimin e posterave;
  • Përgatitjen e sliderave transparente; dhe
  • Planifikimin dhe dhënien e prezantimeve.

Disa grupe mund të dëshirojnë të lexojnë prezantimet e tyre. Nga këndvështrimi i  mësuesit, dhënia e  mundësisë   për të paraqitur prezantimet e tyre para klasës, u krijon nxënësve një ndjenjë sigurie që mund të ketë një ndikim të madh, sidomos në prezantimet e ardhshme. Kjo është e rëndësishme në lidhje me EQD/EDNJ, pasi një nga kompetencat kryesore në përdorimin e metodave në një demokraci, është aftësia për të paraqitur  informacionet dhe opinionet e veta lirisht dhe në mënyrë bindëse.