Mësimi 4: Ne planifikojmë një produkt të medies
Living Democracy » Textbooks » Rritemi në demokraci » KAPITULLI 9: Media – Media në përdorim: Unë do ta bëja nëse do të mundesha » Mësimi 4: Ne planifikojmë një produkt të mediesÇfarë mund të bëjmë me aftësitë tona tani? Nxënësit bien dakord për një temë dhe një plan
Objektivat e mësimit | Nxënësit do të zbatojnë kompetencat teknike të medies. Nxënësit zgjedhin një temë dhe pajisjet e medies që do i nevojiten. |
Detyrat e nxënësve | Duke përdorur një proces demokratik dhe pjesëmarrës (në grupe të vogla dhe në një diskutim plenar), klasa vendos për temën që do të punojë dhe pajisjet e medies që dotë përdorë. |
Burimet |
Mjeti “Harta imagjinare” (Në kutinë e mjeteve) Skeda: Kartë prezantimi me një përshkrim të shkurtër të mjeteve të mediave. |
Metodat | Puna në grup, vendimmarrja në seancë plenare. |
Përshkrimi i mësimit
Së bashku me mësuesin, nxënësit zgjedhin për të punuar një temë (duke përdorur informacionet që janë mbledhur në lidhje me trajtimin e pajisjeve të mediave). Tema mund të jetë e lidhur me një fushë të EQD/ EDNJ, për shembull, nxënësit mund të vendosin për të dokumentuar të gjitha terrenet sportive në komunitetin e tyre, ndërkohë që duhet të rendisin të gjitha gjërat që kanë humbur prej tyre. Ata mund ta dërgojnë këtë informacion tek autoritetet përgjegjës ose e botojnë në shtypin lokal. Mund të jetë e mundur që të dokumentohet një kantier ndërtimi për një periudhe më të gjatë kohore (duke përdorur fotografitë dhe zërin) për të hartuar kështu një raport me interes. Pasi është zgjedhur tema, nxënësit duhet të vendosin se çfarë lloj pajisjesh të mediave do të përdorin për të dokumentuar të dhënat.
Mësuesi planifikon zgjedhjen e një teme që u pëlqen të gjithëve dhe që do të dokumentohet duke përdorur pajisjet e medieve. Nëse mësuesi dëshiron të tregohet i hapur për temën, duhet të mbledhë të gjitha idetë e nxënësve në një listë. Idetë mund të grumbullohen në grupe të vogla, të cilat më pas mund të paraqiten në një diskutim plenar. Lista e përbashkët mund të shkruhet në tabelë.
Kërkimi për një temë që të pëlqehet nga të gjithë është komplekse, por ajo mund të jetë edhe një mënyrë e mirë për të mësuar arritjen e një kompromisi (mësuesi duhet ta vlerësojë këtë aspekt).
Më pas, grupet e nxënësve duhet të zhvillojnë disa ide paraprake, duke përdorur si mjet hartën imagjinare të kutisë së mjeteve. Këto ide do të paraqiten në klasë. Nëse për nxënësit është hera e parë që përdorin një hartë mendore, mësuesi duhet të diskutojë me hapat e veçanta që janë të nevojshme. Ai mund t’u japë edhe një model si ky në vijim:
- Shkruani titullin e temës tuaj në mes të fletës së letrës dhe vizatoni një rreth përqark saj. Sigurohuni që të përdorni letër të madhe.
- Vizatoni disa linja të trasha vijash rrethore që dalin nga rrethi. Në çdo linjë, shkruani emrin e një nënçështjeje që i përshtatet titullit të temës kryesore në mes.
- Nga vijat e trasha, ju mund të bëni shtesa, linjat më të holla që përfaqësojnë nënkategori ose pyetje të lidhura me nëntemat e shkruara në rreshtin e trashë.
- Përpiquni të gjeni sa më shumë kushte të ndryshme që të mundeni dhe vendosini në kategoritë e duhura. Ju mund të përdorni madhësi të ndryshme shkronjash (shkronjat kompjuterike), simbolesh dhe ngjyrash.
Të njëjtat grupe (ose ndoshta e tërë klasa, në një seancë plenare) do të mendojnë më pas se cilën nga pajisjet e medies do të përdorin (shih fletën e punës: skedat e prezantimit japin një përshkrim të shkurtër të pajisjeve të medies).
Nëse këto sugjerime janë zhvilluar në grupe, duhet të mblidhen rezultatet.
Çështja e përgjegjësisë duhet të trajtohet përsëri në një diskutim plenar:
- Çfarë lloj përgjegjësie ka një person që regjistron fotot dhe tingujt?
- Çfarë do të thotë mbrojtje e të drejtave vetjake e një personi?
- Kujt duhet ti kërkojmë informacion?
Kapitulli 9 duhet të përfundojë me këtë hap. Zbatimi i temës së përzgjedhur do të zhvillohet si pjesë e kurrikulës së lëndës, ku normalisht duhet të mësohet kjo temë.