Mësimi 2: Si mund të përshkruhet ndryshe një person…
Living Democracy » Textbooks » Të jetuarit në demokraci » Pjesa 1: Individi dhe komuniteti » NJËSIA 1: Stereotipat dhe paragjykimet » Mësimi 2: Si mund të përshkruhet ndryshe një person…Si të fitohet një portret më i mirë për personin
Objektivi i mësimnxënies | Nxënësit kuptojnë se përshkrimet e ndryshme mund t’i referohen po të njëjtë identitetit. |
Detyrat e nxënësve | Nxënësit përsërisin dhe luajnë skena dhe e paraqesin punën e tyre me shkrim. Ata i diskutojnë skenat që i kanë parë. |
Burimet | Rezultatet e mësimit të parë (loja e përsëritur e roleve dhe listat e mbiemrave në postera) bëhen materiale bazë për mësimin e dytë.Nxënësit vërejnë se pa pjesëmarrjen dhe produktin e tyre, njësia nuk mund të vazhdohet. |
Metoda | Luajtja e roleve, prezantime dhe drejtimi i diskutimeve plenare. |
Mësimi
Pjesa 1
Mësimdhënësi e shpjegon procedurën e mësimit. Ai u jep grupeve edhe pesë minuta t’i përsërisin skenat e tyre. Pastaj paraqiten skenat.
Së pari, një anëtar i grupit ia lexon klasës shënimet nga ditari duke përdor posterin nga mësimi i parë. Pastaj grupi e luan skenën. Rekomandohet që të gjitha skenat të paraqiten pa ndërprerje. Nëse më shumë se një grup ka marrë shënimet e njëjta nga ditari, ata duhet t’i luajnë këto skena, me ndryshime të vogla, njëri pas tjetrit.
Pasi të kenë përfunduar grupet, mësimdhënësi reagon pozitivisht dhe sërish bën përmbledhjen e qëllimit të kësaj serie të skenave. Nëse klasa është e mësuar me këtë formë të mësimdhënies, atëherë nxënësit mund të vazhdojnë me hapin e ardhshëm. Nëse nuk vazhdojnë, rekomandohet që nxënësve tu jepet mundësia të rishikojnë dhe të reflektojnë serinë e skenave, duke u përqendruar në aspektet e përmbajtjes dhe formës.
Në vazhdim janë disa shembuj se si mësimdhënësi mund të nxisë përsiatjen për luajtjen e roleve:
- Cila ishte përvoja jonë si grup?
- A kam zbuluar unë diçka të re për mua?
- Si arritëm të paraqesim karakteret ashtu si ishin?
Pjesa 2
Gjatë pjesës së dytë të mësimit, nxënësit i rendisin karriget në një apo dy gjysmë rrathë pranë dërrasës së zezë. Pastaj mësimdhënësi i vë posterët njërin pran tjetrit në dërrasën e zezë. Nxënësit shikojnë se si shtjellohet prezantimi:
Kështu më shohin mua të tjerët:
Në diskutimin që pason, nxënësit duhet të kuptojnë se është krejtësisht normale për një person të vështrohet ndryshe nga njerëz apo grupe të ndryshme. Ata duhet të kuptojnë se nuk mund të përdorin kategori siç është “e saktë” dhe “e pasaktë” për të përshkruar pikëpamjet. Në të vërtetë, për të vlerësuar djaloshin, do të ishte gabim nëse lejohet vetëm një pikëvështrim për ta përshkruar atë.
Nxitje të mundshme për mësimdhënësin që të mbështesë të menduarit kritik në klasë:
- Kur i shoh këto përshkrime të ndryshme ndjehem paksa i hutuar.
- Pra, çka është tani e vërtetë?
- Kush në të vërtetë është Max-i?
Mësimdhënësi pret derisa disa nxënës t’i ngritin duart dhe pastaj i lë ata të japin përgjigje të ndryshme. Këto përgjigje ai i shënon në një listë në dërrasën e zezë ose, më mirë, në tabelën shfletuese (flip chart):
Çka mund të themi për djaloshin?
- Si mund ta përshkruajnë atë në mënyrën e duhur?
- Formulimi 1
- Formulimi 2
- Formulimi 3
- Formulimi 4
- Formulimi 5
Në fund të mësimit mësimdhënësi përmbledh vështrimet që i ka nxjerrë nga nxënësit gjatë dy mësimeve të para. Do të ishte përparësi nëse kemi në dispozicion një tabelë shfletuese (flip chart) ku do të shënoheshin këto pika, ashtu që ato të paraqiteshin në mësimet pasuese. Hollësitë vijuese mund të jenë të dobishme:
Identiteti
|
Në fund të mësimit, mësimdhënësi i pyet nxënësit për reagimet (informatat kthyese) e tyre, duke pasur kujdes që të mos komentojë vërejtjet e nxënësve.
Ka mënyra të ndryshme se si mund të bëhet kjo. Të pyesësh klasën si tërësi nuk është gjithmonë zgjidhja më e mirë sepse, më të shumtën e herës, do të përgjigjen ca nxënës të njëjtë dhe kundërpërgjigjja (informata kthyese) do të mbetet i (e) paspecifikuar. Prandaj, këtu rekomandohet modeli sipas lojës me gjuajtje në rreth (dartboard). Përmes kësaj metode marrim kundërpërgjigje (informatë kthyese) të shpejtë e cila çdo nxënësi i mundëson të specifikojë përgjigjet e tij. Shtojca jep një përshkrim më të detajuar të kësaj forme të kundërpërgjigjeve(informatave kthyese).
Mësimdhënësi pastaj jep një vështrim paraprak të dy mësimeve të ardhshme, ku ora mësimore nuk do të përqendrohet në individ, por në grupe brenda shoqërisë dhe në shtete të tëra.