Prospektet e nxënësve 1.1: (Grupi 2) Luajtja e rolit

Living Democracy » Textbooks » Të jetuarit në demokraci » Pjesa 1: Individi dhe komuniteti » NJËSIA 1: Stereotipat dhe paragjykimet » Prospektet e nxënësve 1.1: (Grupi 2) Luajtja e rolit

Caktoni një përfaqësues të grupit tuaj i cili do të lexojë me zë shënimet e shkurtra nga ditari dhe detyrën për grupin tuaj.

Caktoni një anëtar tjetër të grupit tuaj i cili do të merr shënime të rezultateve tuaja dhe do t’ia paraqesë klasës.

Shënime nga ditari i Max-it:

“Para objektit të shkollës sonë ndodhet një fushë e madhe futbolli. Unë u gëzova për këtë sepse më pëlqen të luaj futboll. Pra unë e solla topin me vete dhe doja të filloj stërvitjen. Unë posa kisha filluar të bëj një ose dy goditje në gol kur më ndali kujdestari i shkollës. Ai ishte i zemëruar dhe më pyeti nëse unë dija të lexoj apo jo. Unë nuk e kisha parë shenjën ku thuhej se fusha ishte e mbyllur pas shiut. Unë u trondita aq shumë sa që shkova në shtëpi pa e thënë asnjë fjalë.”

Detyrat:

  1. Mblidhni një listë të mbiemrave të cilët mendoni se do ti përdorin shokët e klasës së Max-it për ta përshkruar atë (stuhi mendimesh në grupin tuaj).
  2. Çka mendoni se do tu thotë një nxënës në klasën e Max-it nxënësve të tjerë për të? Përsëritni një skenë që mund ta luani në klasë.