Prospektet e nxënësve 1.1: (Grupi 3) Luajtja e rolit

Living Democracy » Textbooks » Të jetuarit në demokraci » Pjesa 1: Individi dhe komuniteti » NJËSIA 1: Stereotipat dhe paragjykimet » Prospektet e nxënësve 1.1: (Grupi 3) Luajtja e rolit

Caktoni një përfaqësues të grupit tuaj i cili do të lexojë me zë shënimet e shkurtra nga ditari dhe detyrën për grupin tuaj.

Caktoni një anëtar tjetër të grupit tuaj i cili do të merr shënime të rezultateve tuaja dhe do t’ia paraqesë klasës.

Shënime nga ditari i Max-it:

“Kjo është dita ime e parë në klasën e re. Familja ime ka ardhur këtu nga një rajon tjetër dhe unë akoma ndjehem si i huaj. I dashuri ditar, shumë gjëra më kanë ndodhur gjatë ditëve të fundit. Do të tregoj disa prej tyre.

Një njeri i moshuar jeton i vetëm në banesën sipër nesh. Kur unë erdha në shtëpi dje, atë e takova në derën kryesore me gjësendet që i kishte blerë . Ai kishte një qese me ushqim dhe mbushej frymë thellë. Mua më erdhi keq për të, dhe unë e pyeta nëse mund t’i ndihmoja, dhe ia barta qesen deri tek dera e tij.”

Detyrat:

  1. Mblidhni një listë të mbiemrave të cilët mendoni se do t’i përdorin shokët e klasës së Max-it për ta përshkruar atë (stuhi mendimesh në grupin tuaj).
  2. Çka mendoni se do tu thotë një nxënës në klasën e Max-it nxënësve të tjerë për të? Përsëritni një skenë që mund ta luani në klasë.