Mësimi 1: Dallimet dhe ngjashmëritë
Living Democracy » Textbooks » Të jetuarit në demokraci » Pjesa 1: Individi dhe komuniteti » NJËSIA 2: Barazia – A je ti më i barabartë se unë? » Mësimi 1: Dallimet dhe ngjashmëritëA jam unë i barabartë? A jam unë ndryshe?
Objektivat e mësimnxënies |
Nxënësit mund të shpjegojnë barazitë dhe dallimet në mes të njerëzve. Nxënësit vlerësojnë edhe barazinë edhe dallimin. |
Detyrat e nxënësve |
Nxënësit i zbulojnë dallimet dhe ngjashmëritë ndërmjet njerëzve. Nxënësit diskutojnë për disa pasoja të të qenit ndryshe. |
Burimet |
Fletore ose fletë dhe stilolaps për punë individuale. Aktiviteti shtesë është sipas dëshirës por grupeve do t’ju nevojiten fletë të mëdha të letrës dhe shënues (markera) nëse mësimdhënësi i shfrytëzon ata. |
Metodat | Punë individuale dhe në grupe të vogla.Diskutim plenar. |
Mësimi
Nxënësit formojnë grupe me katër apo pesë nxënës. Çdo grupi i nevojitet një copë letër dhe një stilolaps.
Mësimdhënësi u shpjegon se do t’u shtrojë një sërë pyetjesh në të cilat nxënësit duhet të përgjigjen po ose jo. Për t’u përgatitur për këtë, nga nxënësit kërkohet që të shënojnë shkronjat A deri në R horizontalisht, sipas renditjes alfabetike, duke lënë hapësirë të mjaftueshme poshtë. Mësimdhënësi mund ta bëjë të njëjtën në dërrasën e zezë.
Shembull Pyetjet: A B C D E F …………………………………. Përgjigjet: 1 0 1 0 1 ……………………………………… |
Më pas mësimdhënësi shtron një sërë pyetjesh (prej A deri në R) nga Lista A, dhe nxënësit i shënojnë përgjigjet e tyre në mënyrë individuale në formë të 1 (“po”) ose 0 (“jo”). Mësimdhënësi u tregon nxënësve se edhe nëse kanë dyshime për ndonjërën nga përgjigjet e tyre, ata përsëri duhet të shënojnë përgjigjen të cilën ata mendojnë se është më e saktë.
Lista A | Lista B |
A. A jeni grua? B. A keni vizituar më shumë se një shtet të huaj? C. A ju pëlqen të luani disa sporte? D. A luani në ndonjë instrument muzikor? E. A keni sy bojëkafe? F. A janë të dy gjyshet tua akoma gjallë? G. A mbani syze? H. A ju pëlqen të qëndroni jashtë në natyrë? I. A jeni person mjaft i qetë? J. A jeni goxha i gjatë (mbi mesataren)? K. A jeni person goxha i dëshpëruar (më shumë se mesatarja)? L. A ftoheni lehtë? M. A ju pëlqen udhëtimi? N. A ju pëlqen të shkoni tek floktari? O. A ju pëlqen të punoni me kompjuterë? P. A frikoheni nga lartësitë? Q. A preferoni ngjyrën kafe në vend të ngjyrës së kaltër? R. A ju pëlqen vizatimi/pikturimi? |
A. A ndjeheni gjithmonë të lumtur? B. A keni thonj në gishtat tuaj? C. A jeni në gjendje të mendoni ndopak? D. A u ka sjellë në jetë një nënë? E. A mund të fluturoni pa përdor asnjë pajisje (siç mund të fluturojë zogu)? F. A mund të jetoni pa pirë asgjë? G. A merrni frymë? H. A jetoni vazhdimisht nën ujë? I. A keni ndjenja të çfarëdo lloji? J. A është gjaku juaj i gjelbër? K. A jeni rrëzuar ndonjëherë? L. A mund të shikoni përmes mureve? M. A mund të komunikoni me të tjerët? N. A ju pëlqen moti i mirë? O. A do t’ju pëlqente të mos takoheshit me njerëz? P. A keni gjuhë? Q. A mund të ecni në ujë (siç ecin disa insekte)? R. A ndjeheni ju ndonjëherë të lodhur? |
Mësimdhënësi kërkon që një përfaqësues nga çdo grup të shënojë përgjigjet e tyre në Listën A në dërrasën e zezë. Mësimdhënësi pastaj kërkon që nxënësit të shikojnë përgjigjet e dhëna dhe shkurtimisht t’i krahasojnë ato me përgjigjet e tyre. A shohin ata dallime në mes të përgjigjeve? A mund t’i përmbledhin disa nga dallimet në mes tyre?
Mësimdhënësi pastaj kërkon që nxënësit të përgjigjen në serinë tjetër të pyetjeve, këtë herë të marrë nga Lista B. Sërish, nga përfaqësuesi i çdo grupi kërkohet që të shënojnë përgjigjet e tyre në dërrasën e zezë, nën shkronjat e alfabetit.
Pse këtë herë nuk ka gati asnjë dallim në mes të grupeve? Mësimdhënësi i pyet nxënësit nëse ata mund të shtojnë më shumë gjëra që shumica prej tyre i kanë të përbashkëta.
Për aktivitetin shtesë, mësimdhënësi i jep çdo grupi një fletë të madhe të letrës dhe shënues (marker). Detyra e tyre është që:
- Secili grup të gjejë tre shembuj të situatave, në të cilat është kënaqësi të jesh i ngjashëm me të tjerët. Tregoni arsyet pse mendoni se të qenit i ngjashëm është kënaqësi.
- Secili grup të gjejë tre shembuj të situatave, në të cilat është kënaqësi të jesh ndryshe nga njerëzit e tjerë. Tregoni arsyet pse mendoni se të qenit ndryshe është kënaqësi.
Nëse është e nevojshme, mësimdhënësi demonstron se si një formë e të menduarit u jep strukturë rezultateve të nxënësve.
Situatat në të cilat është kënaqësi të jesh i ngjashëm | Pse? |
a) | a) |
b) | b) |
c) | c) |
Situatat në të cilat është kënaqësi të jesh ndryshe |
Pse? |
a) | a) |
b) | b) |
c) | c) |
Pastaj mësimdhënësi kërkon që grupet të gjejnë tre shembuj të situatave në të cilat është e pakëndshme të jesh ndryshe nga të tjerët. Dhe sërish, ata duhet të japin arsyet pse mendojnë se kjo mund të jetë kështu. Çfarë ndjenjash krijon?
Situatat në të cilat është e pakëndshme të jesh ndryshe |
Pse? |
a) | a) |
b) | b) |
c) | c) |
Pastaj mësimdhënësi i pyet nxënësit cilat grupe të njerëzve të “ndryshëm” ndonjëherë keqtrajtohen dhe nga kush bëhet kjo.
Grupet e njerëzve të cilët ndonjëherë keqtrajtohen |
Nga kush? |
a) | a) |
b) | b) |
c) | c) |
Mësimdhënësi kërkon që çdo grup të paraqesë përgjigjet e tij. Për më tepër, klasa do të shqyrtojë se cilat të drejta mund të shkelen në rastet e paraqitura. Për këtë qëllim, grupeve u jepet një kopje e prospekteve për nxënës 5.2: Lista e të drejtave të njeriut.