Prospektet për nxënës 2.3: Mbytja e anijes
Living Democracy » Textbooks » Të jetuarit në demokraci » Pjesa 1: Individi dhe komuniteti » NJËSIA 2: Barazia – A je ti më i barabartë se unë? » Prospektet për nxënës 2.3: Mbytja e anijesPjesa një
“Kaloi më shumë se një orë ndërmjet alarmit të parë dhe fundosjes së anijes lundruese ’Mbretëresha Maddy’. Kështu udhëtarët mundën të organizoheshin sadopak para se të hipnin në anijet e shpëtimit. Një stuhi e fuqishme kishte bërë që anija të përplasej me një anije-cisternë nafte duke shkaktuar kështu mbytjen e anijes.
Pas një gjysmë dite, disa nga anijet e shpëtimit zbarkuan në një ishull të vogël shkëmbor. Kishte formë vezake, i gjatë rreth 1.5 km e i gjerë sa gjysma e kësaj gjatësie dhe ishte i mbuluar pjesërisht me drunj të harlisur. Nuk kishte ndonjë ishull tjetër përbrenda një largësie të arsyeshme. Ky ishull me mjaft diell, nuk ishte i banuar, përveç familjes Richalone, të cilët jetonin në një vilë luksoze në majë të bregut dhe e zotëronin tërë ishullin.
Vite me parë, kjo familje ishte vendosur në ishull, duke mos mbajtur pothuajse fare kontakt me botën e jashtme; ata thjesht rregulluan furnizimin mujor me ushqim të freskët, me benzinë dhe gjëra të tjera që u nevojiteshin. Jeta e tyre ishte e organizuar mirë: ata prodhonin energjinë e tyre elektrike, ishin në gjendje të blinin ushqim e pije të mjaftueshme dhe kishin të gjitha komoditetet bashkëkohore që ata i dëshironin. Në të kaluarën, pronari kishte qenë një tregtar shumë i suksesshëm. Pas një konflikti me administratën rreth një çështjeje tatimi, ai u zhgënjye nga jeta dhe vendosi që prej asaj kohe t’ju shmanget kontakteve me botën e jashtme.
Pronari i vilës i kishte vëzhguar anijet e shpëtimit duke u zbarkuar në ishullin e tij të bukur dhe ju kishte afruar të mbijetuarve.”
Pjesa dy
“Pronari i ishullit vendosi t’i lejojë të mbijetuarit të qëndrojnë për një kohë në ishull. Ai priste që ata të paguajnë për shërbimin dhe ushqimin nga rezervat e tij. Për sa kohë që kishte ushqim të mbetur nga anija, ai refuzoi që t’ju shiste atyre ndonjë gjë.
Ishin 13 të mbijetuar nga anija e mbytur. Ishte Viktori, gruaja e tij shtatzënë Josepha dhe dy fëmijët e tyre (3 dhe 7 vjeçar). Abramovitch, 64, ishte një tregtar i pasur i gjerdanëve. Ai ishte pjesëtari më i moshuar dhe nuk kishte ndonjë farefis apo miq. Ai mbarte me vete një koleksion me unaza ari, diamante dhe gjerdanë të tjerë të çmuar. John, Kate, Leo dhe Alfred ishin katër shokë të rinj, të cilët ishin të fuqishëm, të shëndetshëm dhe shumë të zotë. Ata kishin jetuar së bashku në një shtëpi alternative në komunitet dhe e kishin rinovuar vetë shtëpinë ku jetonin.
Maria, një juriste që punonte me gjysmë orarë në një universitet, ecte shumë ngadalë për shkak të problemeve me këmbën dhe ijën e saj të majtë (si pasojë e një aksidenti). Ajo shoqërohej nga Max, asistenti i saj në universitet, pasi që po udhëtonin për në SHBA për të mbajtur një ligjëratë në një konferencë dhe për të diskutuar botimin e një libri me një botues. Që të dy kishin specializuar në të drejtën penal, por jo edhe të talentuar në shkrim. I fundit por jo më pak i rëndësishëm, ishte Marko dhe e dashura e tij Vicky, që të dy anëtarë të ekuipazhit të varkës të cilët, në momentin e fundit, kishin marrë aq sa kishin mundur të mbartin nga depoja e anijes: kuti me ushqim, biskota, vaj dhe disa tiganë për gatim. Të gjithë këta të mbijetuar kishin ca para, por kryemarinari Marko mbarte një shumë të madhe, të cilën ai e kishte vjedhur nga një banesë në portin e fundit ku ishin ndalur.
Në ishull kishte një strehë të vogël e të vjetër në faqe të bregut, fare afër detit. Kishte vetëm një dhomë që mund të shërbente si strehë e thjeshtë për dy a tre njerëz.”
Pjesa e tretë
“Të mbijetuarit duhet të vendosin gjithashtu se çfarë të bëjnë me rezervat e ushqimit që i kishte marrë me vete kryemarinari, dhe të cilat ai nuk kishte ndërmend t’i ndante. Në fakt, ndarja nënkuptonte zvogëlimin e mundësive për shpëtim të tij dhe të dashurës së tij.”
Pjesa e katërt
“Të mbijetuarit vendosin që ushqimi duhet të ndahet pa ndonjë kompensim. Ata e detyruan Markon që t’i dorëzojë rezervat e tij duke joshur ndjesinë e tij për obligim moral. Pas afërsisht një jave nuk kishte ushqim të mbetur dhe zgjidhja e vetme ishte të provonin të merrnin ushqim nga pronari i vilës.”