Mësimi 4: Pse janë të rëndësishme të drejtat e njeriut?
Living Democracy » Textbooks » Të jetuarit në demokraci » Pjesa 1: Individi dhe komuniteti » NJËSIA 3: Diversiteti dhe pluralizmi » Mësimi 4: Pse janë të rëndësishme të drejtat e njeriut?Pse na nevojitet legjislacion mbi të drejtat e njeriut për të mbrojtur njerëzit e cenueshëm?14
Objektivat e mësimnxënies | Nxënësit janë në gjendje të shqyrtojnë:
|
Detyrat e nxënësve | Nxënësit:
|
Burimet | Kopje të skenarit të ishullit (prospektet për nxënës 3.4). Kopje të skedave me situatat për çdo grup të vogël (prospektet e nxënësve 3.5). Elementet kyçe mbi të drejtat e njeriut (prospektet për nxënës 3.6). Fletë të mëdha të letrës dhe materiale të artit, sipas nevojës, për prezentimin përfundimtar. |
Metodat | Të menduarit kritik. Diskutim. Negocim. Prezentim në grupe. |
Kuti informacioniKonventa Evropiane mbi të Drejtat e Njeriut u paraqit për të mbrojtur të drejtat e njerëzve, të drejtat fundamentale të të cilëve sipas ligjit mohoheshin, për shembull e drejta për të jetuar, e drejta në liri të religjionit apo e drejta për qasje në drejtësi. Të gjitha qeveritë që janë anëtare të Këshillit të Evropës janë pajtuar që të respektojnë nenet e Konventës për sa u përket qytetarëve të tyre. Çdo shtet duhet t’i raportojë bashkësisë ndërkombëtare për gjendjen e të drejtave të njeriut në shtetin e tyre. Qytetarët në mënyrë individuale mund të paraqesin ankesë pranë Gjykatës Evropiane mbi të Drejtat e Njeriut, nëse ata mendojnë se shteti të cilit i përkasin ua mohon atyre të drejtat e njeriut. Gjithashtu, një shtet mund të paraqesë ankesë kundër një shteti tjetër për shkelje të të drejtave të njeriut, por kjo nuk ndodh shumë shpesh. Konventa Evropiane mbi të Drejtat e Njeriut është hartuar sipas modelit të Deklaratës Universale të të Drejtave të Njeriut, e cila u paraqit pas gjenocidit të Luftë së Dytë Botërore. |
Mësimi
Mësimdhënësi u referohet “skedave të roleve” (prospektet për nxënës 3.4) kur ai/ajo paraqet skenarin dhe dy grupet e përfshira për luajtjen e roleve. Së pari, mësimdhënësi e përshkruan ishullin, mundësisht me ndihmën e një harte në dërrasën e zezë, dhe pastaj përshkruan banorët e ishullit, të cilët kanë jetuar aty për gjenerata të tëra.
Mësimdhënësi pastaj i tregon klasës se ka ardhur edhe një grup tjetër dhe dëshiron të vendoset në ishull. Ata janë shumë ndryshe nga banorët e ishullit. Mësimdhënësi i përshkruan ardhësit dhe mënyrën e tyre të jetesës dhe pastaj klasën e ndan në dy pjesë. Njëra pjesë e grupit do të luaj rolin e banorëve të ishullit dhe pjesa tjetër do të jenë ardhësit. Janë dy mënyra të mundshme për të diskutuar këto çështje (shih metodat 1 dhe 2 më poshtë). Për klasat që janë të mësuara me luajtjen e roleve, përdorni metodën 1. Për klasat që janë të mësuara të punojnë në mënyra më formale, përdorni metodën 2.
Metoda 1: luajtja e roleve
Nxënësit punojnë në çifte. Njëri prej tyre merr rolin e banorit të ishullit dhe tjetri rolin e ardhësit. Ata duhet të marrin parasysh çdo situatë të përshkruar në skedat e vogla nga pikëvështrimi i vetë popullit të tyre. Ata do të bëjnë negociata me njerëzit tjerë (duke supozuar se gjuha nuk është pengesë). Ata duhet të bëjnë përpjekje të pajtohen për:
a) Cilat janë problemet më të rënda për popullin e tyre?
b) Çka duan të nxjerrin nga negociatat?
Pastaj mësimdhënësi kërkon që çiftet e banorëve të ishullit dhe çiftet e ardhësve të ulen së bashku. Ata do të luajnë role të një takimi në mes të dy popujve, në përpjekje për të arritur marrëveshje për të dyja çështjet dhe mbi udhëzimet për të ardhmen.
Përkujtoni të dy grupet para se ata të fillojnë diskutimet se banorët e ishullit mund të mos jenë plotësisht të lumtur derisa ardhësit të largohen nga ishulli, sepse tërë mënyra e tyre e jetesës mund të jetë e kërcënuar. Në anën tjetër, ardhësve u pëlqen shumë ky vend i ri dhe mund të jenë të përgatitur të përdorin forcën për të qëndruar aty.
Kërkoni nga çdo grup me nga katër nxënës që së pari të pajtohen për problemet më të rënda me të cilët përballen grupet dhe t’i trajtojnë ato sipas rëndësisë, duke punuar së pari në problemin më të rëndë deri tek ai më i vogël, varësisht nga koha në dispozicion.
Metoda 2: diskutim i drejtuar nga mësimdhënësi
Ky ushtrim bëhet më së miri me luajtjen e roleve, dhe mund të jetë shumë i suksesshëm për nxënësit të cilët janë të pamësuar me luajtje të roleve. Gjysma e klasës do t’i shqyrtojë situatat nga pikëvështrimi i banorëve të ishullit dhe gjysma tjetër nga pikëvështrimi i ardhësve. Çdo situatë përshkruhet nga dy pikëvështrime. Duke punuar në çifte, nxënësit vendosin se cilët janë problemet më të rënda dhe mundohen të gjejnë mënyrën më të mirë për zgjidhjen e çdo problemi nga pikëvështrimet e tyre. Përkujtoni ata se ekziston një mënyrë “ideale” ose ”e drejtë” për zgjidhjen e çdo problemi, por realiteti (dhe e kaluara) lënë të kuptohet se njëra anë mund të fitojë më tepër, për shkak të mosbalancimit të forcave.
Mësimdhënësi drejton diskutimin për çdo situatë, duke marrë një këndvështrim për problemin dhe pastaj pyet grupin tjetër për pikëvështrime të kundërta. Mësimdhënësi mundohet të ndërmjetësojë një marrëveshje në mes të dy grupeve. Çdo diskutim mund të drejtohet nga një çift nga secila palë që del përpara klasës për të folur për problemin ashtu si e shohin ata. Një variant i kësaj metode është që çiftet të diskutojnë çdo situatë, ku njëri përfaqëson banorët e ishullit dhe tjetri ardhësit.
Raportim për metodat 1 dhe 2
Nxënësve u raportohet për situatat që ata i kanë diskutuar duk përdorur pyetjet vijuese:
- A ishin negociatat të lehta apo të vështira? Pse?
- A fitoi çdo grup atë që dëshironte nga negociatat?
- Cili grup doli më së mirë nga negociatat? Pse?
- A kishte një grup më shumë të drejta morale në çdo situatë se sa tjetri?
- Cila është e ardhmja e mundshme për të dy grupet në ishull?
- Çka mund të parandalojë dominimin e një grupi mbi grupin tjetër?
- Përpiloni një listë të rregullave ose parimeve që mund të ndihmojnë të dy grupet të bashkëjetojnë në paqe në ishull. Krahasoni këtë listë të klasës me elementet kyçe të të drejtave të njeriut (shih prospektet për nxënës 3.6). Cilat nga këto nene mund të ndihmojnë që të mos lejojnë që njerëzit, siç janë banorët e ishullit, të humbin tokën e tyre, mënyrën e tyre të jetesës dhe të drejtat e tyre themelore të njeriut?
Mësimdhënësi tregon se situata e tillë ka ndodhur shumë herë në histori, për shembull, kur ardhësit britanik kolonizuan Australinë ose evropianët kolonizuan Amerikën Veriore dhe Jugore. Në atë kohë, nuk kishte legjislacion ndërkombëtar mbi të drejtat e njeriut, dhe u ndërmorën shumë veprime që shkelën të drejtat e njeriut të popujve indigjen. Situata të ngjashme akoma po ndodhin, për shembull, ku fiset e Amerikës Jugore shpronësohen nga tokat e tyre sepse kompanitë ndërkombëtare shfrytëzojnë minierat apo presin- transportojnë trupa (drunjësh).
Përkujtimi i rëndësisë së të drejtave të njeriut
Si ushtrim i fundit në këtë njësi, mësimdhënësi kërkon që nxënësit (në grupe) të zgjedhin njërën nga të drejtat e njeriut që gjendet në Konventën Evropiane, e cila është diskutuar gjatë kësaj njësie. Pastaj nxënësit bëjnë një flamur (banderolë) ku e ekspozojnë këtë të drejtë dhe përgatisin një prezentim për rëndësinë e kësaj të drejte. Disa nxënës mund të vizatojnë pamje nga luajtja e roleve të banorëve të ishullit për të ilustruar çështjet në mënyrë më dramatike. Këto mund t’i paraqiten klasës, grupit të vitit, madje edhe tërë shkollës. Në këtë mënyrë, njësia mund të shpie në një projekt tjetër, nëse premton koha dhe nëse nxënësit janë të interesuar. Shih mësimin 4 në Njësinë 5 (mediat) se si të përgatitni një projekt të tillë në klasë.
14. Bazuar në një mësim të zhvilluar nga Fondacioni i Qytetarisë, Londër.