Prospektet për nxënës 4.4: A është dhuna e pranueshme në disa raste?

Living Democracy » Textbooks » Të jetuarit në demokraci » Pjesa 1: Individi dhe komuniteti » NJËSIA 4: Konflikti » Prospektet për nxënës 4.4: A është dhuna e pranueshme në disa raste?

Rasti 1

Gjatë një demonstrate për çështjen e anti-globalizimit, një grup i vogël i njerëzve fillon të gjuaj me gurë në ndërtesën e selisë së një kompanie të famshme trans-nacionale. Forcat policore të pranishme në atë vend e shohin këtë duke ndodhur dhe përpiqen të arrestojnë njerëzit e përfshirë në të. Gjatë këtij intervenimi, një polic është zënë nga njerëzit të cilët gjuanin me gurë dhe është rrahur rëndë.

Pyetjet:

  1. A do të ishte e pranueshme që forcat policore të përdorin armët e tyre të gjuajnë njerëzit që hedhin gurë?
  2. A do të ishte e pranueshme që policia të intervenojë duke përdorur mitraloz? (Kjo do të ishte më e shpejtë por do të rezultonte, pothuajse, sigurisht me më shumë viktima.)
  3. A do të ishte e pranueshme që policia të presin derisa t’u jepet mundësi të intervenojnë duke përdorur top të ujit?
  4. A do të ishte e pranueshme që policia të mos intervenojnë duke përdorur forcën, për t’ju shmangur shkallëzimit të konfliktit?

Rasti 2

Shteti X i deklaron luftë shtetit Y sepse Y qartazi mbron, madje edhe financon, grupet rebele të cilat veprojnë kundër shtetit X brenda shtetit Y. Ekipi i inteligjencës së shtetit X zbulon se në cilin fshat qëndron një grup i rebelëve të trajnuar mirë dhe të armatosur, dhe mëson se ata po përgatisin një sulm të madh me bombë mbi një cak të rëndësishëm industrial.

Pyetjet:

  1. A do të ishte e pranueshme që shteti X të bombardojë këtë fshat rëndë, duke u siguruar që vetëm disa njerëz të mbijetojnë, përfshirë edhe banorët lokal?
  2. A do të ishte e pranueshme kjo e mëparshmja pas një kërkese të qartë drejtuar rebelëve për t’u dorëzuar, dhe një paralajmërimi të qartë për popullatën lokale që të largohen nga fshati dhe të tubohen në stadiumin lokal të sporteve, të cilët do të lejoheshin të hyjnë sërish në fshat pas bastisjes së tyre për armë?
  3. A do të ishte e pranueshme të mos intervenohet me përdorim të forcës? Çfarë alternativash mund të mendoni ju

Rasti 3

Z. X, një i ri i cili punon si ndihmës teknik në spitalin lokal, vazhdimisht e rreh gruan e tij kur kthehet në shtëpi i dehur. Një herë gruaja e tij e njoftoi policinë për këto rrahje që ia shkaktonte burri, të cilat ndonjëherë janë të rënda. Gruaja e fqinjit, e cila rastësisht kuptoi për këtë situatë, tanimë e din se çka po ndodh te fqinjët kur ajo i dëgjon ata  duke u grindur dhe bërtitur.

Pyetjet:

  1. A duhet gruaja e fqinjit ta njoftojë policinë në rastet e tilla, apo kjo është ndërhyrje e papranueshme në privatësinë e fqinjëve të saj?
  2. Kur marrin informacione nga dikush, a duhet të intervenojë policia në këto rrethana?

Rasti 4

Leo, 13 vjeç, është një djalë i ri i hollë dhe pak si i vogël. Atë shpesh e bezdisin disa djem të rritur derisa ai po luan në parkun lokal të lojërave.. Kësaj radhe, ai u përgjigjet duke u thënë se ata nuk duhet ta ngacmojnë çdoherë, dhe se ata sillen si të paedukuar, si njerëz primitiv. Si pasojë, djemtë e rritur fillojnë ta rrahin atë në mënyrë të ashpër. Shoku i Leos e sheh këtë duke ndodhur kur ai hyn në parkun e lojërave. Disa njerëz të moshuar gjithashtu e shohin këtë duke ndodhur kur ata kalojnë nëpër park duke u kthyer nga dyqani ku kanë blerë ushqime.

Pyetjet:

  1. A duhet të intervenojë shoku i Leo-s në këtë rast? Si?
  2. A duhet të intervenojnë njerëzit e moshuar? Si?
  3. Çfarë zgjidhjesh tjera do të sugjeronit ju?