Prospektet për nxënës 5.3: Raste të shkeljeve të të drejtave të njeriut
Living Democracy » Textbooks » Të jetuarit në demokraci » Pjesa 2: Marrja e përgjegjësisë » NJËSIA 5: Të drejtat, liritë dhe përgjegjësitë » Prospektet për nxënës 5.3: Raste të shkeljeve të të drejtave të njeriutCenimi apo shkelja e të drejtave të njeriut | Të drejtat e shkelura të njeriut (DNJ) |
a. Znj. X, e cila para ca vitesh e humbi vajzën dhe burrin e saj në një aksident automobilistik, nuk mund të martohej me burrë tjetër pa dhënë leje të qartë kunati i saj. | |
b. Rojet e burgut i përdorën qentë për të frikësuar dhe kërcënuar të burgosurit me sulme, dhe në një rast ata detyruan qentë të kafshojnë një të burgosur. | |
c. Në një fabrikë lokale, punëtorët duhet të punojnë për së paku 10 orë në ditë pa pushim. | |
d. Që nga arrestimi i tyre, tre burra kanë pasur probleme për qasje në avokat. Avokatët kishin ardhur shumë herë por atyre nuk u ishte lejuar që t’i shohin këta të arrestuar; burrave nuk u lejohej që të zhvillojnë diskutime të përbashkëta me avokatët e tyre, që në të vërtetë do të thoshte se dy prej tyre nuk kishin qasje në avokatët e tyre. | |
e. Një grua, e cila e kryen saktësisht punën e njëjtë dhe e ka moshën dhe përvojën e njëjtë sikurse kolegu i saj mashkull, ka marrë pagë më të ulët se ai. | |
f. X e rrëmbeu dhe e arrestoi Y për tri ditë dhe e gjuajti atë në kokë, gjë që pasoi me vdekjen e tij pas 3 ditësh. | |
g. Znj. X, e varur nga droga, ishte fotografuar kur ajo po largohej nga një takim anonim i narkotikëve. Më vonë kjo fotografi ishte publikuar. | |
h. Një grua, e keqtrajtuar nga burri i saj, kishte mundur të shkurorëzohet atëherë kur atij i kishte dhënë shtëpinë, veturën dhe tërë pasurinë e saj. Asaj nuk i kishte mbetur asgjë. | |
i. X, e cila vuante nga pneumonia me rrezik për jetën, nuk i kishin ofruar trajtim mjekësor në spital, meqë ajo kishte hyrë ilegalisht në këtë shtet. | |
j. Shtatëdhjetë për qind e popullatës në zonën X ishin detyruar të largohen nga shtëpitë e tyre, dhe më vonë i kishin penguar që të kthehen. Atyre nuk u lejohej të largohen nga kampet e tyre për të shkuar në fushat e afërta për të kultivuar të mbjellat e tyre, dhe u ndalohej udhëtimi nëpër shumë rrugë. | |
k. Afrikanët e zi i blinin në Afrikë, për shembull, për një shishe uiski, dhe shiteshin në Amerikën Veriore ndërmjet 1 200 dhe 1 500 dollarë amerikan. | |
l. Në shtetin X, të gjitha mjetet e jetesës për popullatën vendore qëllimisht janë shkatërruar: të mbjellat, furnizimi me ujë dhe bagëtia. | |
m. Në shtetin X, qytetarët mund të burgosen pa u akuzuar. | |
n. Një reporter 26-vjeçar i një gazete ditore, ishte qëlluar për vdekje në një sulm të dyshimtë raprezaliesh, për mbulimin e fushatës zgjedhore të posa përfunduar. | |
o. Z. X ishte thirrur për t’u regjistruar në ushtri. Ai i shkroi zyrës ushtarake duke deklaruar kundërshtimin e tij të ndërgjegjshëm për shërbimin ushtarak dhe refuzoi të paraqitet për shërbim ushtarak. Ai ishte akuzuar për mosbindje dhe ia kishin ndaluar që të largohet nga vendi. | |
p. Në shtetin X, ata të cilët duan t’i përkasin religjionit Falun Gong janë të ndaluar që të mblidhen. | |
q. Shumica etnike urdhëroi që, ata të cilët u përkasin grupeve minoritare, siç janë populli çifut dhe rom, obligohen të jetojnë në zona të caktuara të qytetit. | |
r. Fëmijët të cilët jetojnë në fshat nuk kanë mundësi të vijojnë shkollën fillore, meqë një shkollë e tillë nuk është në dispozicion brenda një distance të arsyeshme. | |
s. X nuk mund të vë kandidaturën për zgjedhjet parlamentare, sepse autoritetet religjioze të shtetit nuk e kanë pranuar atë. | |
t. Duke qenë i zi, X nuk mund të punësohet si mjek në spitalin lokal. | |
u. Në disa shtete njerëzit e varfër nuk kanë qasje në programe të ushqimit apo të strehimit, as në shërbime shëndetësore të përballueshme për ata. | |
v. Z. X, shtëpia e të cilit është djegur, nuk mund të paraqiste kërkesë për kompensim. | |
w. X, një grua 47 vjeçare, e cila gjithmonë ka punuar në shtëpi si amvise dhe nënë e pesë fëmijëve, i humb të gjitha përfitimet nga sigurimi social pasi shkurorëzohet nga burri i saj. | |
x. Z. X, baba i dy fëmijëve, ishte burgosur dhe torturuar në shtetin X për shkrimin e poemave me të cilat kritikoi regjimin në pushtet. Kërkesa e tij për azil politik në shtetin A ishte hedhur poshtë. Ai tha se do të përballej me tortura po të kthehej në vendlindje, meqë ai tani është i obliguar që të kthehet. | |
y. Për të ashtuquajturat arsye praktike, njerëzit e paaftë fizikisht, siç janë shfrytëzuesit e karrocës për invalidë, nuk lejohen të marrin pjesë në ngjarje kulturore në teatrin lokal. | |
z. Për të aplikuar për nënshtetësi në shtetin X, kërkohet banim për një periudhë 15 vjeçare, një test i shëndetit fizik dhe mental, si dhe taksë administrative, e cila është e lartë pa arsye. Si pasojë e kësaj, me mijëra rom, të cilët kanë lidhje të vjetra me vendin e tyre, janë pa shtetësi në shtetin e tyre. |