Mësimi 1: Përgjegjësitë në shtëpi
Living Democracy » Textbooks » Të jetuarit në demokraci » Pjesa 2: Marrja e përgjegjësisë » NJËSIA 6: Përgjegjësia » Mësimi 1: Përgjegjësitë në shtëpiNjerëzit përballen me konflikte të besnikërisë – si duhet të vendosin ata?
Objektivat e mësimnxënies | Të shqyrtohet vargu i përgjegjësive që i kanë njerëzit. Të kuptojmë se përgjegjësitë mund të bien në konflikt njëra me tjetrën. Të shqyrtohet arsyetimi moral që qëndron pas vendimeve lidhur me konfliktet e përgjegjësisë. |
Detyrat e nxënësve | Nxënësit analizojnë dilemën morale. Nxënësit diskutojnë për analiza alternative. Nxënësit përgatisin ekspozime individuale. |
Burimet | Kopje të tregimit “Andrea bën një zgjedhje”. Letër për detyra me shkrim. |
Metodat | Diskutim individual dhe në grupe të vogla. Diskutim plenar. Punë individuale me shkrim. |
Të mësuarit konceptualPërgjegjësia: Diçka që njerëzit duhet ta bëjnë – përgjegjësitë mund të jenë ligjore, morale ose shoqërore, varësisht se si paraqiten. Konflikti moral: Konflikti me të cilin përballen njerëzit kur ata duhet të vendosin në mes të dy apo më shumë rrugëve të veprimit. Përgjegjësia qytetare: Detyrat e njerëzve ndaj komunitetit më të gjerë. Këto përgjegjësi paraqiten sepse anëtarësimi i një komuniteti sjell të drejta si shpërblim për përgjegjësitë. |
Mësimi
Mësimdhënësi paraqet idenë se të gjithë kanë përgjegjësi të ndonjë lloji dhe se problemet mund të paraqiten kur njerëzit disa përgjegjësi i vënë mbi të tjerat. Duhet bërë zgjedhje të vështira. Mësimdhënësi i lexon klasës tregimin “Andrea bën një zgjedhje” dhe kërkon nga nxënësit që ata të mendojnë për çështjet vijuese. Disa pyetje mund të diskutohen në çifte para se të përfundohen përgjigjet. Me pyetjet tjera, nxënësit mund të përgatisin shënime para se t’i shkëmbejnë idetë e tyre me klasën, të cilat do të jenë të dobishme.
- Çfarë thuhet në tregim për llojin e përgjegjësive që i ka Andrea? Sa lloje të ndryshme të përgjegjësive mund të shihni ju (përgjegjësia për veten, për familjen e tij, për shkollën, për komunitetin lokal ose për shoqërinë më të gjerë)?
- Çka mendoni ju se duhet të bëjë Andrea dhe pse? A pajtohen të gjithë në klasë?
- Sa mendoni ju se është i vështirë vendimi i Andreas? Çka e bën atë të vështirë?
- Çfarë përgjegjësish ka babai i Andreas në tregim? Sa prej tyre mund t’i shihni ju?
- A mendoni ju se babai i Andreas kishte të drejtë të kërkojë që Andrea të rri në shtëpi?
- Sa e rëndë do të ishte nëse Andrea nuk do t’i bindej babait të tij? A do të ishte vështirë që Andrea të merrte këtë vendim? Jepni arsyet për përgjigjen tuaj.
Detyrë me shkrim
Me fjalët e juaja, shënoni çka ju mendoni se Andrea i shkroi babait të tij. Krahasoni versionin tuaj me ato të të tjerëve në klasë. Nxënësit i shkëmbejnë idetë e tyre me klasën.
Përgjithësim
Ndoshta nxënësit tanimë kanë trajtuar disa aspekte të përgjithshme të konfliktit moral. Mësimdhënësi u përgjigjet këtyre mendimeve apo kërkon nga klasa që të mendojë në mënyrë më të përgjithshme për llojet e përgjegjësive që njerëzit i kanë ndaj:
- vetes;
- familjes së tyre;
- komunitetit të tyre lokal;
- komunitetit vendor;
- shoqërisë më të gjerë.
Nxënësit sërish punojnë në grupe. Ata mund të përdorin një tabelë për të paraqitur përgjegjësitë e ndryshme. Në vazhdim, në klasë diskutohen arsyet pse njerëzit nuk pajtohen për shkallën e përgjegjësisë që njerëzit kanë për të tjerët dhe për komunitetin.
Ekspozime individuale
Në vijim mësimdhënësi duhet t’ju jep nxënësve informacionet vijuese. “Në këtë tregim, disa nga përgjegjësitë e Andreas bien në konflikt njëra me tjetrën. Mendoni disa shembuj të juaj ku përgjegjësitë e njerëzve mund të bien në konflikt. Merrni shembuj specifik dhe komentoni si mendoni ju se njerëzit i zgjidhin konfliktet e tilla të përgjegjësisë.”
Nëse nxënësit e kanë vështirë të mendojnë për këtë, mësimdhënësi duhet t’u ofrojë disa shembuj specifik, duke u tërhequr nga konteksti lokal.