Prospektet për nxënës 6.3: Gjërat po dalin jashtë kontrollit!

Living Democracy » Textbooks » Të jetuarit në demokraci » Pjesa 2: Marrja e përgjegjësisë » NJËSIA 6: Përgjegjësia » Prospektet për nxënës 6.3: Gjërat po dalin jashtë kontrollit!

Shqyrtoni letrën vijuese, e cila u paraqit në një gazetë vendore.

Si një grup i banorëve lokal, ne jemi shumë të shqetësuar për një sërë problemesh, të cilët siç duket po paraqiten për shkak se njerëzit nuk janë të përgatitur që të marrin përgjegjësi për sjelljet e tyre.

Shumë qen po harbohen. Pronarët e tyre ose nuk e dinë ose nuk brengosen për këtë. Qentë i lënë ndyrësirat e tyre nëpër rrugë, që jo vetëm se është e pakëndshme por mund të jetë edhe rrezik për shëndetin. Disa qen bredhin në tufa dhe janë të egër. Ata duhet të mbahen nën kontroll të rreptë, veçanërisht kur atypari luajnë fëmijë.

Ne gjithashtu mendojnë se shumë plehra janë lënë nëpër qytet dhe në lagjet jashtë qytetit. Kjo është për shkak se njerëzit janë shumë dembelë që ato t’i hedhin ku duhet. Kjo është e neveritshme, dhe i josh minjtë dhe nxit përhapjen e sëmundjeve. Kur njerëzit lënë kuti të vjetra teneqesh me ngjyrë dhe me substanca kimike përreth, këto mund të hyjnë në përrenj dhe lumenj dhe të ndikojnë në furnizimin me ujë të pijshëm.

Pse njerëzit nuk mendojnë më shumë për efektet e veprimeve të tyre? Dhe përse politikanët nuk bëjnë diçka për këto probleme?

Sinqerisht,