NJËSIA 8: Rregullat dhe ligji

Living Democracy » Textbooks » Të jetuarit në demokraci » Pjesa 4: Pushteti dhe kompetencat » NJËSIA 8: Rregullat dhe ligji

Çfarë lloj rregullash i nevojiten shoqërisë?

ID_5599

Disa lloje të ligjeve janë themelore për udhëheqjen e drejtë dhe efikase të çdo shoqërie. Ligjet zbatohen në të gjitha situatat, për të gjithë brenda komunitetit të një vendi – edhe pse ka grupe të caktuara, siç janë fëmijët, të cilët nuk ndikohen nga disa ligje derisa arrijnë një moshë të caktuar.

Njëra prej mënyrave si ndahet e drejta është ajo që njihet si e drejta civile dhe e drejta penale. E drejta civile parasheh mënyra për zgjidhjen e kontesteve në mes të individëve dhe grupeve  të njerëzve. E drejta penale mbulon sjelljen për të cilën shteti ka vendosur se duhet të kundërshtohet ose parandalohet.

Mirëpo, ligjet asnjëherë nuk mund të jenë të përkryer. Ata janë krijuar nga njeriu dhe ndonjëherë ka nevojë të ndryshohen. Ata mund të vjetrohen, të jenë joefikas ose thjeshtë të jenë të padrejtë ndaj grupeve të caktuara në shoqëri.

Ligjet asnjëherë nuk mund të ndahen nga politika. Pra, sistemet politike janë ata që i përpilojnë ligjet dhe i ndryshojnë ato. Në një sistem demokratik politik, është me rëndësi që të gjithë qytetarët të kenë mundësi të barabarta të shprehin mendimin e tyre për këtë. Gjithashtu është me rëndësi që ligji të zbatohet në mënyrë të barabartë ndaj të gjithë qytetarëve, dhe se askush të mos jetë mbi ligjin. Ky koncept ndonjëherë njihet si sundim i së drejtës.

Më në fund, ligjet duhet të jenë në përputhshmëri me të drejtat e njeriut. Kjo është me rëndësi për të siguruar se ligjet janë të drejta dhe se ato nuk keqpërdoren si mjet për tirani apo diktaturë. Prandaj, shumica e sistemeve demokratike mbështeten në kushtetutat e shkruara, të cilat sigurojnë një kornizë të të drejtave të njeriut, e cila është mbi ligjet e vendit. Disa shtete kanë themeluar edhe gjykata kushtetuese, për të vendosur nëse ligjet janë në pajtim me kushtetutën apo jo.

Të mësuarit mbi Edukimin për Qytetarinë Demokratike dhe të Drejtat e Njeriut

Përmes kësaj serie të mësimeve nxënësit do të:

  • avancojnë njohuritë e tyre për konceptin e ligjit dhe rëndësinë e tij në një shoqëri demokratike;
  • kuptojnë se qëllimi kryesor i ligjit është që të ndihmojë njerëzit dhe të mbrojë shoqërinë;
  • paraqesin një respekt më të madh për qëllimin e sundimit të së drejtës;
  • mësojnë më shumë për sistemin ligjor në vendin e tyre.

NJËSIA 8: Rregullat dhe ligji

Çfarë lloj rregullash i nevojiten shoqërisë?

Titulli i mësimit Objektivat Detyrat e nxënësve Burimet Metoda

Mësimi 1:

Ligji i mirë – ligji i keq

Të informohen dhe të kuptojnë faktorët të cilët përcaktojnë se çka e bën ligjin të mirë. Të diskutohet për rregullat e shkollës dhe të identifikohet se çka e bën një rregull shkolle të mirë. Të diskutohet për ligjet dhe të identifikohet se çka e bën një ligj të jetë i mirë. Të shqyrtohet në mënyrë kritike një fushë e ligjeve në vendin e tyre, p.sh. ligjet mbi alkoolin. Të propozojnë dhe të arsyetojnë rregullën ose ligjin e tyre të ri në shkollë. Dy skeda për çdo nxënës – njëra e shënuar me shkronjën “A” (me të gjelbër), tjetra me shkronjën “B” (me të kuqe). Prospektet për nxënës – Ligjet mbi alkoolin në vendin tonë. Markera(shënues) dhe një fletë e madhe e letrës për çdo grup prej 4-6 nxënës. Tabelë shfletuese ose një fletë e madhe e letrës për ta ekspozuar në klasë. Punë në grupe të vogla dhe diskutim në klasë.

Mësimi 2:

Në cilën moshë?

Të shqyrtohet si zbatohet ligji ndaj të rinjve. Të zgjidhet çështja e moshës ligjore kur të rinjtë fitojnë të drejtën të marrin pjesë në aktivitete të ndryshme të të rriturve. Të shqyrtojnë sa është adekuat ligji aktual për të rinjtë. Tri fletë të mëdha të letrës të shënuara me “A”, “B” dhe “C” të vendosura në tri muret e ndryshme të klasës. Kopje të prospekteve për nxënës 8.1 – një për çdo të dytin nxënës. Markera dhe një fletë e madhe e letrës për çdo grup me nga 4-6 nxënës. Punë në çifte, punë në grupe të vogla dhe diskutim në klasë.

Mësimi 3:

Ju e hartoni ligjin

Të shqyrtohet çështja nëse të rinjtë të cilët e kanë shkelur ligjin duhet të dënohen apo jo, dhe nëse po, si Të shqyrtohen faktorët e ndryshëm të cilët merren parasysh kur vendoset se çka është dënim i drejtë për një krim.

 

Një kopje e tregimit dhe informacione shtesë për mësimdhënësin.

Punë në grupe të vogla dhe diskutim në klasë.

Mësimi 4:

Rregullat e dëshmisë

Të kuptohen rregullat për paraqitjen e dëshmisë në gjykatë. Të shqyrtohen llojet e dëshmive të cilat merren parasysh në gjykatë, dhe llojin e dëshmive që do të ishte gabim të shfrytëzohen në gjykatës. Skedat për diskutim (prospektetpër nxënës 8.2) për çdo grup me nga 4-6 nxënës. Punë në grupe të vogla dhe diskutim në klasë.