Mësimi 2: Po të ishit ju presidenti
Living Democracy » Textbooks » Të jetuarit në demokraci » Pjesa 4: Pushteti dhe kompetencat » NJËSIA 9: Qeverisja dhe politika » Mësimi 2: Po të ishit ju presidentiPër çka është qeveria?
Objektivi i mësimnxënies | Nxënësit mund të shpjegojnë funksionin dhe përgjegjësitë e qeverisë. |
Detyrat e nxënësve |
Nxënësit imagjinojnë se ata formojnë qeverinë dhe se duhet të vendosin si duhet harxhuar mjetet qeveritare. Ata marrin parasysh modele të përkryera |
Burimet | Një fletë e madhe e letrës, markera(shënues) dhe fletë të letrës për çdo grup me nga 4-6 nxënës. |
Metoda | Postera, prezentime, punë në grupe të vogla dhe diskutim me tërë klasën. |
Të mësuarit konceptualDetyra e qeverisë në një shoqëri demokratike është të mbështesë të mirën e përbashkët. Kjo do të thotë më shumë se të mirën për shumicën. Domethënë të mirën themelore për të gjithë pjesëtarët e shoqërisë. Çka kjo do të thotë në praktikë është shpesh temë për debat. Janë sugjeruar një numër i modeleve shoqërore të ndryshme – ndonjëherë edhe konfliktuoze, siç janë mirëqenia, siguria, drejtësia, harmonia shoqërore, të drejtat e njeriut apo prosperiteti. Caktimi i prioriteteve për këto sipas planeve të vërteta për harxhime mund të jetë i vështirë, veçanërisht meqë mjetet që qeveria i ka në dispozicion janë gjithmonë të kufizuara. |
Mësimi
Mësimdhënësi e fillon mësimin duke i ndarë nxënësit në grupe me nga 4-6 vetë dhe duke u dhënë çdo grupi një fletë të madhe të letrës dhe markera (shënues).
Mësimdhënësi kërkon nga grupet që të imagjinojnë se ata jetojnë në një kohë në të ardhmen dhe mësojnë se janë përgjegjës për drejtimin e vendit – me fjalë të tjera, ata përbëjnë qeverinë. Si qeveri, ata kanë $6 miliard për shpenzime. Mësimdhënësi mund të përshtatës këtë shifër me buxhetin vjetor të qeverisë në vendin e tyre.
Detyra e grupeve është të vendosin si do t’i harxhojnë këto mjete gjatë vitit pasues. Duke përdorur fletën e letrës dhe markerat (shënuesit), çdo grup përpilon një poster duke shpjeguar si do t’i shpenzojnë këto mjete si qeveri, dhe pastaj bën një prezentim duke ia paraqitur mendimet e veta pjesës tjetër të klasës. Në fund të çdo prezentimi, nxënësve të tjerë u jepet mundësia që grupit t’i shtrojnë pyetje për planet e tij të shpenzimeve.
Mësimdhënësi gjithashtu u parashtron pyetje grupeve, si mënyrë për paraqitjen e informacioneve të reja për ekonominë dhe për mënyrën e funksionimit të qeverive, për shembull:
- A keni menduar që disa nga këto mjete t’i shfrytëzoni për të paguar borxhet e huaja?
- A duhet të përdorni disa nga këto mjete për krijimin e vendeve të punës?
- Sa është e rëndësishme për një qeveri që të harxhojë mjete për edukim?
Pastaj mësimdhënësi punon me klasën si tërësi për të përpiluar një listë, të qartë për të gjithë, të të gjitha gjërave për të cilat ata mendojnë se qeveria duhet të harxhojë mjetet buxhetore.
Në vijim, mësimdhënësi kërkon që nxënësit të kthehen në grupet e tyre dhe çdo grupi i jep një fletë të letrës, e cila përfshin listën e llojeve të modelve shoqërore, të cilat një qeveri e një shoqërie demokratike mund të bëjë përpjekje t’i arrijë, për shembull:
- mirëqenien;
- sigurinë;
- drejtësinë;
- harmoninë shoqërore;
- të drejtat e njeriut;
- prosperitetin.
Grupet duhet të mundohen të përshtatin modelet në listë me fushat e shpenzimeve të cilat ata tanimë i kanë paraqitur, duke shqyrtuar se cilat nga modelet arrihen me secilën nga titujt e shpenzimeve të tyre.
Mësimdhënësi kërkon që grupet t’ia paraqesin klasës si tërësi mendimet e tyre, dhe mësimin e përfundon duke pyetur të gjithë nxënësit me rend:
- Cila mendoni ju është përgjegjësia më e rëndësishme që një qeveri duhet ta përmbushë?
Për detyrë shtëpie, mësimdhënësi kërkon nga nxënësit që të mësojnë për disa nga mënyrat përmes të cilave shpenzohen mjetet e qeverisë në vendin e tyre. Ata mund ta bëjnë këtë duke shikuar TV-në ose duke parë një gazetë. Atë çka e kanë mësuar nxënësit e paraqesin në fillim të mësimit të ardhshëm dhe shqyrtojnë nëse prioritetet e tyre do të ishin të njëjta