Pjesëmarrja në demokraci

Living Democracy » Textbooks » Pjesëmarrja në demokraci

Njësi mësimore për edukimin për qytetari demokratike dhe për të drejtat e njeriut në ciklin e mesëm të lartë…

Lexonimëshumë

Ky është një manual për mësuesit e Edukimit për Qytetari Demokratike (EQD) dhe të Edukimit për të Drejtat e Njeriut (EDNJ), për  redaktorët e  teksteve  dhe hartuesit e kurrikulës së EQD/EDNJ. Nëntë kapituj, me afërsisht, nga katër mësime secili, përqendrohen në konceptet themelore ë EQD/EDNJ. Planifikimi i veprimtarive mësimeve përmban udhëzime hap pas hapi, fletë pune pune për nxënësit dhe informacion ndihmës  për mësuesit. Në këtë mënyrë, manuali shërben, si për ata që janë të rinj në profesionin e mësuesit, ashtu edhe për mësuesit në punë që trajnohen në fushën e EQD/EDNJ. Edhe mësuesit me përvojë mund të mbështeten në idetë dhe materialet e këtij manuali. Manuali, në tërësi, ofron një kurrikul të plotë për  klasat e arsimit të mesëm të ulët, por, meqë çdo kapitull  i tij është i plotë në vetvete, ai lejon mundësi të mëdha përshtatjeje në përdorimin e tij.

Objektivi i EQD/EDNJ është qytetari aktiv, i gatshëm dhe i aftë të marrë pjesë në komunitetin demokratik. Për këtë arsye, EQD/EDNJ thekson me forcë veprimin dhe të mësuarit në bazë detyre. Komuniteti i shkollës trajtohet si një fushë  e veçantë  përvoje, ku të rinjtë mund të mësojnë si të marrin pjesë në vendimmarrjen demokratike dhe të ndërmarrin përgjegjësi që në moshë të vogël. Konceptet themelore të EQD/EDNJ mësohen si instrumente të të mësuarit gjatë gjithë jetës.

$vol_num
Redaktorët

Rolf Gollob, Peter Krapf and Wiltrud Weidinger

Autorët

Peter Krapf

Vëllimi (4)

i Vëllimeve I-VI të EQD / EDNJ Edukimi për Qytetarinë Demokratike dhe të Drejtat e Njeriut në praktikën shkollore Veprimtari mësimore, koncepte, metoda dhe modele