1. Çfarë na mundëson ky manual? – Përmbledhje e shkurtër
Ky manual përmban nëntë kapitull mësimore për Edukimin për Qytetari Demokratike (EQD) dhe të Drejtat e Njeriut (EDNJ). Sikundër na tregojnë edhe titulli, pjesëmarrja në demokraci dhe fotoja e kapakut, kapitujt në këtë manual u drejtohen nxënësve në rolin e tyre si qytetarë të rinj. Çdo kapitull mundëson një qasje të veçantë për të fuqizuar dhe inkurajuar nxënësit për pjesëmarrje në komunitetet e tyre.
Çdo kapitull mund të përdoret më vete ose e kombinuar me kapitujt e tjerë në mënyra të ndryshme. I gjithë manuali përfshin një program për trajnimin e kompetencave për pjesëmarrje në demokraci.
Kapitujt, të përbërë nga katër mësime secili, janë të destinuara për nxënësit e shkollës së mesme (klasat 10-12). Çdo kapitull përqendrohet në një koncept kyç që lidhet me EQD dhe EDNJ: identiteti – përgjegjësia – diversiteti dhe pluralizmi – konflikti – rregullat dhe ligji – qeveria dhe politika – barazia – liria dhe media. Ky grup konceptesh kyçe e lidh këtë manual me vëllimet shoqëruese për arsimin fillor dhe të mesëm të ulët (EQD/EDNJ, Vëllimi II dhe III).1 Së bashku, të tre vëllimet na japin një program spiral të koncepteve kyç në EQD dhe EDNJ.
Çdo kapitull përqendrohet në një koncept kyç dhe përbëhet nga katër mësime. Në çdo mësim, përshkruhen me hollësi hapat e sugjeruara të mësimdhënies, aq sa kjo është parë e arsyeshme. Fletët e punës janë ofruar në një pjesë të veçantë për nxënësit.
Ky libër u kushtohet mësimdhënësve, jo nxënësve. Ne shpresojmë që të trajnuarit dhe ato që janë të rinj e të reja në profesionin e mësimdhënies do të vlerësojmë planet e hollësishme të mësimit, por edhe mësuesit me përvojë mund të gjejnë ide dhe materiale për t’i integruar në orët e tyre të mësimit. Trajnuesit mund ta përdorin këtë libër si manual për trajnimin e mësuesve të EQD dhe EDNJ.
Ky manual u shërben edhe hartuesve të kurrikulës, redaktorëve të teksteve dhe përkthyesve në shtetet anëtare të Këshillit të Evropës. Ai mund të përkthehet dhe të përshtatet për të përmbushur kërkesat specifike brenda sistemeve të tyre arsimore.
Këshilli i Evropës e paraqet këtë manual në një version të rishikuar. Botimi i parë doli në Bosnje e Hercegovinë për të mbështetur një lëndë të re të futur rishtazi në shkollë, “Demokracia dhe të Drejtat e Njeriut” (2002). Që nga viti 1996, Këshilli i Evropës ka qenë i angazhuar në trajnimin e mësuesve dhe trajnerëve në fushën e EQD dhe EDNJ, duke ofruar trajnime të mësuesve në punë dhe zhvillim të materialeve mësimorë. Rolf Gollob dhe Peter Krapf (bashkë-redaktorët), bëjnë pjesë në ekipin ndërkombëtar të trajnerëve që kanë marrë pjesë në këtë projekt.
2. Çfarë është EQD/EDNJ? – Tre dimensionet e EQD/EDNJ
Qëllimet dhe parimet e Edukimit për Qytetari Demokratike dhe të Edukimit për të Drejtat e Njeriut (EQD/EDNJ) janë të lidhura me tre dimensione të mësimdhënies dhe të mësuarit. Nxënësit në arsimin e mesëm janë qytetarë të rinj, të cilët:
- duhet të dinë të drejtat e tyre të njeriut dhe të kuptojnë kushtet nga të cilat ata varen (të mësuarit për demokracinë dhe të drejtat e njeriut);
- kanë përjetuar shkollën si një mikro-komunitet që respekton lirinë dhe barazinë e nxënësve të saj, dhe janë trajnuar në ushtrimin e të drejtave të tyre (të mësuarit përmes demokracisë dhe të drejtave të njeriut);
- për këtë arsye, janë kompetentë dhe të sigurt në ushtrimin e të drejtave të tyre njerëzore, me pjekuri dhe përgjegjësi ndaj të tjerëve dhe komunitetit (të mësuarit për demokracinë dhe të drejtat e njeriut).
Kjo përmbledhje e shkurtër e EQD/EDNJ mund të shpjegohet më së miri me një shembull – të drejtën e mendimit dhe shprehjes. Hyrja në EQD/EDNJ Vëllimi III (f.5) trajton të njëjtin shembull; në këtë manual, reflektimi për këtë të drejtë të njeriut është çuar disa hapa më tej (të kurrikulës spirale).
2.1 Dimensioni njohës i EQD/EDNJ: të mësuarit rreth demokracisë dhe të drejtave të njeriut
Në orët e EQD/EDNJ në arsimin e mesëm, nxënësit duhet të studiojnë dokumente kyçe, të tilla si: Deklarata Universale e të Drejtave të Njeriut (UDHR) dhe Konventa për Mbrojtjen e të Drejtave të Njeriut dhe Lirive Themelore (Konventa Evropiane për të Drejtat e Njeriut, KEDNJ) (shih edhe fletët e punës së nxënësve 2.5 dhe 2.6). Ata duhet të dinë se çdo person gëzon të drejtën e mendimit dhe të shprehjes së lirë dhe garantimin e të drejtës për të marrë lirisht informacione përmes medieve të pa censuruara (KEDNJ, neni 10). Nxënësit duhet të kuptojnë se sa e rëndësishme, madje e domosdoshme, është kjo e drejtë për të bërë demokracinë pjesë të jetës sonë.
Nxënësit duhet gjithashtu të kuptojnë nenin 14 të KEDNJ. Ai i shton lirisë së mendimit, të shprehjes dhe të informimit parimin kyç të barazisë dhe mosdiskriminimit: burra dhe gra, të pasur dhe të varfër, të rinj dhe të vjetër, shtetas dhe emigrantë – të gjithë i gëzojmë këto të drejta në mënyrë të barabartë.
Në fund, nxënësit duhet të kuptojnë se përse liritë kërkojnë një kuadër ligjor. Ata duhet të kuptojnë edhe përgjegjësitë që bartin liritë. (DUDNJ, neni 29). Liria e shprehjes lejon qytetarët për të promovuar interesat e tyre në një shoqëri pluraliste dhe, në një mjedis të tillë konkurrues, do të ketë fitues dhe humbës. Një kushtetutë, rregullat dhe ligjet duhet të sigurojnë një kornizë që kufizon liritë e të fortëve dhe mbron të dobëtit – pa i sheshuar dallimet. Rregullat nuk mund të kujdesen për çdo problem. U takon anëtarëve të një komuniteti të ndajnë përgjegjshmërisë e tyre ndaj njëri-tjetrit.
KONVENTA EUROPIANE PËR TË DREJTAT E NJERIUT (4.11.1950)Neni 10Liria e shprehjes 1. Çdokush ka të drejtën e lirisë së shprehjes. Kjo e drejtë përfshin lirinë e mendimit dhe lirinë për të marrë ose për të dhënë informacione dhe ide pa ndërhyrjen e autoriteteve publike dhe pa marrë parasysh kufijtë. Ky nen nuk i ndalon Shtetet që t’u kërkojnë ndërmarrjeve të transmetimit audioviziv, televiziv ose kinematografik të pajisen me liçencë. 2. Ushtrimi i këtyre lirive që përmban detyrime dhe përgjegjësi, mund t’u nënshtrohet atyre formaliteteve, kushteve, kufizimeve ose sanksioneve të parashikuara me ligj dhe që janë të nevojshme në një shoqëri demokratike, në interes të sigurisë kombëtare, integritetit territorial ose sigurisë publike, për mbrojtjen e rendit dhe parandalimin e krimit, për mbrojtjen e shëndetit ose të moralit, për mbrojtjen e dinjitetit ose të të drejtave të të tjerëve, për të ndaluar përhapjen e të dhënave konfidenciale ose për të garantuar autoritetin dhe paanshmërinë e pushtetit gjyqësor. Neni 14Ndalimi i diskriminimit Gëzimi i të drejtave dhe i lirive të përcaktuara në këtë Konventë duhet të sigurohet, pa asnjë dallim të bazuar në shkaqe, të tilla, si: seksi, raca, ngjyra, gjuha, feja, mendimet politike ose çdo mendim tjetër, origjina kombëtare ose shoqërore, përkatësia në një minoritet kombëtar, pasuria, lindja ose çdo status tjetër. DEKLARATA UNIVERSALE PËR TË DREJTAT E NJERIUT (10.12.1948)Neni 291. Gjithkush ka detyrime vetëm ndaj atij komuniteti në të cilin është i mundur zhvillimi i lirë dhe i plotë i personalitetit të tij. 2. Në ushtrimin e tё drejtave dhe lirive të veta, secili do t’u nënshtrohet vetëm atyre kufizimeve të cilat janë pёrcaktuar me ligj, vetёm me qëllim të sigurimit tё njohjes dhe tё respektimit tё domosdoshёm tё tё drejtave dhe lirive të të tjerëve dhe të plotësimit tё kërkesave tё drejta të moralit, tё rendit publik dhe tё mirëqenies së përgjithshme në njё shoqëri demokratike. |
Me pak fjalë, këta tre nene përshkruajë tensionin mes lirive individuale dhe inkuadrimit të lirisë nëpërmjet një rendi publik që edhe t’i kufizon edhe t’i mbron këto liri.
Nxënësit të cilët mund të shpjegojnë këtë kanë mësuar mjaft rreth demokracisë dhe të drejtave të njeriut, dhe lexuesi do të shohë se kjo temë kyç kalon përmes të gjitha njësive të këtij manuali. Ky është dimensioni njohës i EQD/EDNJ.
Diagramë: “Arkitektura” e të drejtave të njeriut – lajtmotivi i këtij manuali
2.2 Dimensioni pjesëmarrës i EQD/EDNJ: të mësuarit për demokracinë dhe të drejtat e njeriut
Titulli i këtij manuali, Pjesëmarrja në demokraci, na kujton që nxënësit duhet të mësojnë se si të ushtrojnë të drejtat e tyre për liri, për shembull, të drejtën për të zotëruar lirisht informacionet, dhe të mendimit, opinionit dhe të shprehjes së lirë. Ata duhet të kenë përvojë aktive në bashkëveprimin me të tjerët – për shembull, për promovimin e interesave të tyre, për të negociuar për kompromis ose të rënit dakord se si të përcaktojnë “mirëqenien e përgjithshme” (DUDNJ, neni 29). Ata duhet të jenë në gjendje të veprojnë brenda një kuadri të rregullave dhe të pranojnë kufizimet që mund të imponohen për ta. Ata duhet të kenë të zhvilluar një qëndrim të përgjegjësisë për mirëqenien e të tjerëve dhe të komunitetit në tërësi.
Me pak fjalë, ata duhet jo vetëm të kenë kuptuar implikimet dhe lidhjet në mes të tri neneve të të drejtave të njeriut që trajtohen më lartë, por kanë mësuar edhe të vlerësojnë vlerat e tyre themelore dhe të veprojnë në përputhje me to. Duke bërë këtë, ata duhet të jenë në gjendje të harmonizojnë interesat e tyre me ato të të tjerëve dhe të komunitetit të tyre, si një i tërë.
Nxënësit që janë trajnuar në këtë mënyrë kanë mësuar se si të marrin pjesë në demokraci. Ky është dimensioni me bazë veprimin në EQD/EDNJ – të mësuarit për demokracinë dhe të drejtat e njeriut.
Qytetarët e rinj të cilët dëshirojnë të marrin pjesë në demokraci kanë nevojë për një grup kompetencash shumëdimensionale që janë treguar në modelin më poshtë.
Kompetencat e pjesëmarrjes dhe vendimmarrjes politike |
|
Kompetencat e analizës dhe gjykimit | Metodat dhe aftësitë |
Qëndrimet dhe vlerat bazuar në të drejtat e njeriut |
Këto kompetenca duhet të jenë të orientuara drejt vlerave; në duart e racistëve, ato do të ktheheshin në një kërcënim për komunitetin demokratik.
Ky manual fokusohet në zhvillimin e kompetencave të tilla. Hyrja, për çdo kapitull, përfshin një matricë që lejon përdoruesit për të kombinuar kapitujt që të hartojnë kurrikulën e trajnimit të kompetencës, në varësi, për shembull, të nevojave të mësuarit të nxënësve të tyre ose të kërkesave specifike të programit të tyre mësimor. Këtu është tabela e kompetencave për njësinë 2 (koncepti
Kapitujt | Dimensionet e zhvillimit të kompetencave | Qëndrimet dhe vlerat | ||
Analiza dhe gjykimi politik | Metodat dhe aftësitë | Vendimmarrja politike bëhet veprim | ||
2 Përgjegjësia |
Kuptimi i çështjeve të dilemës Analiza e pasojave të një vendimi Përcaktimi i prioriteteve dhe dhënia i arsyeve |
Shqyrtim dhe mendim i kujdesshëm Ndarja e arsyetimeve dhe kritereve për një vendim |
Vendimmarrja e bazuar në informacione jo të plota Ndërgjegjësimi për rrezikun e dështimit |
Ndryshimi i këndvështrimeve |
1 Identiteti | Kuptimi i ndikimit të zgjedhjeve tona për të tjerët | Switching perspectives | ||
4 Konflikti | Dilema e vazhdimësisë | Zgjidhje konflikti | Ndryshimi i këndvështrimeve | |
6 Qeverisja dhe politika | Politika – një proces i zgjidhjes së problemeve dhe zgjidhjes së konflikteve | Strategjitë e negocimit | ||
7 Barazia | Vlerësimi i dimensionit kulturor të demokracisë | Balancimi i të drejtave te shumicës dhe pakicës | Njohja reciproke |
2.3 Dimensioni kulturor i EQD/EDNJ: të mësuarit përmes demokracisë dhe të drejtave të njeriut
Pjesëmarrja në demokraci është një biznes i kërkuar – kompetencat mund dhe duhet të mësohen e të zhvillohen në shkollë. Prandaj, EQD/EDNJ ka një dimension kulturor. Kultura e mësimdhënies dhe të mësuarit duhet të reflektojnë mesazhin e EQD/EDNJ. Një mënyrë e marrjes së njohurive është përmes udhëzimit (dëgjuar një leksion, duke lexuar); kompetencat janë zhvilluar përmes trajnimit (demonstrimit, praktikës dhe stërvitjes). Vetëbesimi dhe vlerat e respektit të ndërsjellë janë fituar përmes një procesi shoqërizimi në shkollë. Përvoja në klasë dhe modelet e roleve të vendosura nga prindërit, mësuesit dhe shokët e klasës ndikojë në zhvillimin e qëndrimeve dhe vlerave të një personi të ri. Ndërsa mësim rreth demokracisë dhe të drejtave të njeriut është një detyrë e caktuar për lëndë të veçanta (p.sh. studimet sociale, historia, edukimi qytetar), të mësuarit përmes demokracisë dhe të drejtave të njeriut është një sfidë për të gjithë shkollën – të drejtat e njeriut dhe demokracia shndërrohen në udhëzues për të gjithë komunitetin pedagogjik të shkollës.
Ky manual përdor qasjen e të mësuarit në bazë të detyrave: çdo kapitull përmban një detyrë të rëndësishme që i jep nxënësve mundësinë për të zhvilluar një kompetencë specifike. Ne i zhvillojmë kompetencat sipas nevojave, dhe për këtë arsye këto detyra trajtojnë probleme për të cilat nuk ekzistojnë zgjidhje të qarta e të prera – siç është rasti në jetën reale. Në EQD/EDNJ, metoda mbart një pjesë të rëndësishme të mesazhit.
3. Korniza konceptuale e këtij manuali- Sfida, Konstruktivizëm, Kompetenca
Qytetarët e rinj që marrin pjesë në demokraci e bëjnë këtë si individë të lirë me të drejta të barabarta, por me shanse të pabarabarta.
Si anëtarë të shoqërive dinamike pluraliste që janë globalisht të ndërvarura, ata përballen me sfida gjithnjë e më komplekse (p.sh. ndryshimet klimatike, shterimi i burimeve natyrore, shtete që dështojnë), për të cilat shkolla nuk mund të ofrojë ndonjë zgjidhje konkrete, por mund të ofrojë trajnime kompetencash për të pajisur brezin e ri me mjete me të cilat mund të zhvillojë zgjidhje.
Përballimi i këtyre sfidave është një çështje e provës, gabimeve dhe negocimeve të kompromiseve midis interesave të ndryshme. Rezultati i proceseve të tilla vendimmarrëse mund të kuptohet si një përpjekje për të arritur qëllimin e të mirës së përbashkët. Rezultati është gjithmonë i paplotë, dhe i hapur menjëherë për diskutim kritik dhe përmirësim. Prandaj, një demokraci pluraliste zgjedh qasjen konstruktiviste për hartimin e politikave. Demokracia është, kësisoj, një shtet i pasigurt që varet nga kompetencat dhe përgjegjësia e çdo brezi. Konstruktivizmi është parimi që mbështet zhvillimin e kompetencave – përsëri një proces i pafund.
Këto janë tri konceptet kryesore që përçojnë çdo kapitull dhe çdo hap të mësuarit të këtij manuali:
- Sfidat në komunitetet dinamike pluraliste demokratike;
- Kompetencat e pjesëmarrjes në demokraci;
- Konstruktivizmi si një paradigmë e vendimmarrjes demokratike dhe e zhvillimit të kompetencave.
Brenda çdo kapitulli, një koncept kyç i EQD/EDNJ lidhet me sfidat specifike që krijojnë mundësi mësimi për zhvillimin e kompetencave konstruktiviste. Kjo është arsyeja përse, konceptet nuk japin nëntë module të izoluara të të mësuarit njohës. Përkundrazi, ato krijojnë një rrjet të shkathtësive, vlerave dhe këndvështrimeve që janë të ndërlidhura me njëra-tjetrën në shumë mënyra. Matrica e mëposhtme përshkruan kornizën konceptuale të manualit.
Lexim konstruktivist … | ||
Kapitulli/Koncepti kyç | … i koncepteve kyç si sfida: |
… i zhvillimit të kompetencës si një proces gjatë gjithë jetës.
Nxënësit janë të trajnuar … |
Kapitulli 1 Identiteti |
Çfarë pune duhet të zgjedh unë? Kush do të jetë partneri im? A duam të kemi fëmijë? |
për të reflektuar për, për të shprehur dhe për të përcaktuar përparësitë e interesave dhe qëllimeve të tyre personale |
Kapitulli 2 Përgjegjësia |
Cilat janë pasojat e vendimeve të mia? Cili është prioriteti im në një dilemë? Cilat janë vlerat dhe parimet që unë zgjedh si bazë e veprimit tim? |
për të marrë përgjegjësi në trajtimin e dilemave – mbledhja e informacionit, shqyrtimi i pasojave, përcaktimi i prioriteteve, zgjedhja |
Kapitulli 3 Diversiteti dhe pluralizmi |
Cilat janë interesat e mia? Çfarë kompromisi mund të sugjeroj? Çfarë përcaktojmë ne si të mirën e përbashkët? |
për të negociuar kompromise të drejta dhe efikase në mjedise pluraliste dhe konkurruese |
Kapitulli 4 Konflikti |
Cili është problemi? Çfarë interesash janë përfshirë? Çfarë zgjidhje është e dëshirueshme dhe e realizueshme? |
për të zgjidhur konfliktet e interesit me mjete jo të dhunshme |
Kapitulli 5 Rregullat dhe ligji |
Çfarë rregullash na nevojiten për të qeverisur sjelljen tonë? Me çfarë rregullash mund të biem ne dakord? |
për të vlerësuar funksionin e kuadrit institucional – kushtetutat, ligjet, rregullat dhe vlerat e përbashkëta |
Kapitulli 6 Qeverisja dhe politika |
Cilat çështje janë marrë përsipër dhe janë përjashtuar nga agjenda politike? Çfarë problemi është në diskutim? Cila është zgjidhja, dhe si është zbatuar? |
për të kuptuar dhe për të marrë pjesë në procesin e vendimmarrjes demokratike – brenda dhe jashtë institucioneve |
Kapitulli 7 Barazia |
Cilat janë interesat e shumicës dhe pakicës? Çfarë kompromisi mund të sugjeroj? Çfarë duhet të pranojë pakica? Në çfarë mënyre janë të mbrojtur nga të drejtat e njeriut interesat e një grupi? |
Për të mbështetur kohezionin shoqëror, duke balancuar interesat e grupeve të shumicës dhe të pakicës |
Kapitulli 8 Liria |
Cila është pika ime kyç? Cila është strategjia ime e argumentimit? Cila është strategjia e kundërshtarit tim? |
për të ushtruar lirinë e mendimit dhe të fjalës, nëpërmjet shkathtësive të tyre argumentuese |
Kapitulli 9 Mediet |
Kujt dua t’i drejtohem unë? Cili është qëllimi im? Cili është mesazhi im? Ku mund ta gjej informacionin? |
për të përdorur potencialin e komunikimit përmes medies |
4. “Qasja evropiane” e EQD/EDNJ
Për më se një dekadë, Këshilli i Evropës ka iniciuar zhvillimin dhe zbatimin e EQD/EDNJ në vendet e saj anëtare. Koordinatorë, ekspertë, mësues dhe trajnues të EDC, nga shumë shtete anëtare, kanë marrë pjesë në diskutime që kanë nxitur redaktorët dhe autorët për të prodhuar këtë seri prej gjashtë vëllimesh për mësuesit.
EQD/EDNJ mbështet një “qasje evropiane” për të mësuarit për qytetarinë demokratike dhe për të drejtat e njeriut. Në kontekstet specifike të shkollave dhe të sistemeve tona të arsimit, traditat tona të mësimdhënies dhe të mësuarit,, dimensionet e mësimdhënies “rreth” dhe “për” demokracinë dhe të drejtat e njeriut mund të ndryshojnë. Por ne ndajmë mendimin se EQD/EDNJ shërben si një udhëzues pedagogjik për shkollën në tërësi. Ne jemi dakord që në EQD/EDNJ metoda mbart mesazhin – mësim përmes demokracisë dhe të drejtave të njeriut.
Me këtë botim të EQD/EDNJ, redaktorët dhe autorët përpiqen të korrin të mbjellat e procesit të EQD/EDNJ në Këshillin e Evropës. Burimet e mbështetjes që unë kam marrë, kur shkruaja këtë manual, reflektojnë “qasjen evropiane”. Në veçanti, dëshiroj të përmend si më poshtë vijon.
Znj Manuela Droll dhe Znj Karen O’Shia ishin bashkautorët e mi në krijimin e versionit pararendës të këtij manuali për trajnimin e mësuesve të EQD në Bosnjë dhe Hercegovinë. Z. Emir Adzovic, koordinatori i Këshillit të Evropës për projektin EQD/EDNJ në Bosnjë e Hercegovinë, ofroi kuadrin organizativ për projektin tonë. Ne e zhvilluam kornizën e koncepteve kyçe me Z. Don Rowe, Z. Ted Huddleston dhe Z.Wim Taelman. Doni lexoi disa nga draftet tanë të parë, dhe Ted ishte një nga partnerët tanë më të rëndësishëm, kritikë dhe konstruktiv gjatë diskutimeve.
Znj. Olof Olafsdottir dhe Znj. Sarah Keating-Chetuind ishin partneret dhe koordinatoret tona për këtë projekt në Këshillin e Evropës. Ata e kanë vlerësuar këtë projekt në tërësi me durim dhe vendosmëri.
Peti Wiskemann e ka pasuruar këtë manual me imazhin e kapakut që mundëson komente të pasura dhe nxitëse për temat kryesore në të nëntë kapitujt, si dhe për konceptet kyçe përkatëse. Ms Ëiltrud Ëidinger dhe Z. Rolf Gollob më mbështetën si bashkë-redaktorë dhe partnerë në diskutimet e panumërta.
Bashkëpunimi im me Z Christian Fallegger bie në sy në disa aspekte. Ai ka diskutuar me mua gjatë fazave të hershme të shkrimit, duke kontribuar me ide dhe sugjerime të vlefshme, si dhe me reagimet e tij kritike dhe konstruktive në vazhdimësi.
Pa mbështetjen dhe frymëzimin e të gjitha këtyre kolegëve, bashkëpunëtorëve dhe miqve unë nuk do të mund ta shkruaja këtë libër. Unë jam thellësisht mirënjohës për të gjithë ata; megjithatë, unë mbetem përgjegjësi i vetëm për ndonjë defekt ose gabim që lexuesi mund të gjejë në të.
Peter Krapf
Zyrih dhe Ulm,
Dhjetor 2009
Materiale për mësuesit
Materialet për mësuesit janë shtuar si materiale shtesë në fund të çdo kapitulli.
Fletët e punës për nxënësit
Përshkrimet e kapitullit, shpesh, i referohen fletëve të punës së nxënësve. Këto janë përfshirë në një manual të veçantë për nxënësit, i integruar në këtë vëllim, dhe të cilat mund të shtypen si një e tërë ose në pjesë dhe t’i shpërndahen nxënësve.
1. EQD/EDNJ Vëllimi II: Rritemi në demokraci – EDC/HRE veprimtari mësimore për arsimin fillor; EDC/HRE Vëllimi III: Jetojmë në demokraciy – EDC/HRE veprimtari mësimore për arsimin e mesëm të ulët.