KAPITULLI 1: IDENTITETI

Living Democracy » Textbooks » Pjesëmarrja në demokraci » Pjesa 1: Pjesëmarrja në komunitet » KAPITULLI 1: IDENTITETI

Hyrje për mësuesit

“Kush do të jetë partneri im?”

“A duam të kemi fëmijë?”

  “Cilën punë do të zgjedh unë?

Fokusi i këtij kapitulli: zgjedhjet që formojnë identitetin

Këto janë tri nga zgjedhjet më të rëndësishme që ne bëjmë në jetën tonë. Ne kemi kërkuar përgjigjen e këtyre pyetjeve që në adoleshencën tonë dhe në të njëzetat, dhe kështu bëjnë edhe nxënësit tanë. Duke i bërë këto zgjedhje, ne formojmë identitetet tona – ne vendosim si do të jetë jeta jonë. Përmbysja e këtyre zgjedhjeve është e dhimbshme dhe e vështirë, ndërsa për fëmijët është e pamundur. Vendimet tona ndikojnë jo vetëm në jetët tona, por edhe në atë të njerëzve të tjerë.

Identiteti – Një temë intime, shumë personale

Ky kapitull për konceptin e identitetit, vjen më afër përvojave dhe dëshirave më intime të nxënësve, se sa pjesët e tjera të këtij vëllimi. Detyrat në këtë  kapitull janë të konceptuara si zgjedhje. Metoda pasqyron përvojën e nxënësve.

Skica e kapitullit  1

Mësimi 1 i njeh nxënësit me rëndësinë e bërjes së zgjedhjeve. Në mësimin 2, nxënësit hedhin vështrimin pas: çfarë zgjedhjesh kanë ndikuar më shumë në jetën dhe identitetin e tyre? Në mësimin 3, nxënësit shohin në të ardhmen, duke shqyrtuar tre pyetjet kyç të mësipërme. Në mësimin 4, ata përqendrohen në një nga këto pyetje – zgjedhjen e një pune. Një projekt i analizës së punëve është sugjeruar si një zgjerim (shih fletët e punës së nxënësit 1.4).

Koncepti konstruktivist i identitetit

Në këtë  kapitull, koncepti i identitetit kuptohet  në  mënyrë konstruktiviste. Identiteti ynë nuk qëndron atje, thjesht si diçka statike dhe e plotë, por më shumë ai  zhvillohet gjatë gjithë jetës sonë, në një proces të mësuari, duke u ndikuar nga zgjedhjet që ne bëjmë.  Disa zgjedhje janë të pakthyeshme; të tjerat mund të ndryshohen dhe korrigjohen, nëse ne e dëshirojmë një gjë të tillë (shiko materialet për mësuesit 1.3).

Zhvillimi i kompetencave: lidhjet me  kapitujt e tjerë në këtë vëllim

Çfarë tregon kjo tabelë

Titulli i këtij manuali, Pjesëmarrja në demokraci përqendrohet në kompetencat e qytetarit aktiv në demokraci. Kjo matricë tregon potencialin e pasojave të bashkëpunimit ndërmjet kapitujve në këtë manual. Matrica tregon se cilat kompetenca janë zhvilluar në kapitullin 1 (rreshtat e theksuar në tabelë). Kolona e rrethuar me kornizë më të dukshme tregon kompetencat e vendimmarrjes politike dhe të veprimit – të theksuara për shkak të lidhjeve të tyre të ngushta me pjesëmarrjen në demokraci. Rreshtat e mëposhtme tregojnë lidhjet me  kapitujt e tjera në këtë manual: çfarë kompetencash janë zhvilluar në këto  kapitull që mbështesin nxënësit në kapitullin 1?

Si mund të përdoret kjo matricë?

Mësuesit mund ta përdorin këtë matricë si një mjet për planifikimin, në mënyra të ndryshme, e orëve të tyre në EQD/EDNJ.

  • Kjo matricë ndihmon mësuesit që kanë vetëm pak orë për t’i kushtuar EQD / EDNJ: një mësues mund të zgjedhë vetëm këtë  kapitull dhe të heqë të tjerët, pasi ai e di se disa kompetenca kyçe janë zhvilluar, në një masë të caktuar, në këtë  kapitull – për shembull, të bërit e zgjedhjeve, të kuptuarit e pluralizmit të identiteteve, ushtrimi i të drejtave të lirisë, përgjegjësia në kryerjen e zgjedhjeve që ndikojnë edhe të tjerët.
  • Matrica i bën mësuesit të vetëdijshëm për pasojat e sinergjisë që ndihmojnë nxënësit të jenë të trajnuar në mënyrë të përsëritur për kompetencat e rëndësishme, në kontekste të ndryshme,    të lidhura ndërmjet tyre në shumë mënyra.
Kapitujt Dimensionet e zhvillimit të kompetencave Qëndrimet dhe vlerat
Analiza dhe gjykimi politik Metodat dhe aftësitë

Pjesëmarrja në demokraci

Vendimmarrja dhe veprimi  politik

1. Identiteti

Të bërit e zgjedhjeve dhe reflektimi për ndikimin e tyre

Zgjedhja e një pune dhe reflektimi për kriteret

Përdorimi i modeleve si mjete analitike Prezantimet Pjesëmarrja në diskutime Mbushja e mendjes- identifikimi i kritereve, i qëllimeve dhe i përparësive Përgjegjësia – të qenët i vetëdijshëm se si zgjedhjet e mia do të ndikojnë te të tjerët
Gatishmëria dhe aftësia për të qenë i ndërgjegjshëm për dëshirat, nevojat, dhe detyrimet personale
2. Përgjegjësia Njohja e ndërsjellë
3 Diversiteti dhe pluralizmi Zgjedhjet personale krijojnë larmi të pasur të identiteteve
6 Qeverisja dhe politika

Vendimmarrja politike korrespondon me zgjedhjet individuale.

Qëllimi i lumturisë individuale korrespondon me qëllimin e së mirës së përbashkët

Argumentimi dhe debati në publik (pjesëmarrja kur komuniteti “vendos për diçka”) Gatishmëria dhe aftësia për të dëgjuar njerëzit me interesat dhe pikëpamje të ndryshme
8 Liria Ushtrimi i të drejtave të lirisë

 

Kapitulli 1: Identiteti – Të zgjedhim

Ne formojmë jetën tonë dhe të njerëzve të tjerë

Tema e mësimit Trajnimi i kompetencave/objektivat e të mësuarit Detyrat e nxënësve Materialet dhe burimet Metoda

Mësimi 1

Këndvështrime në zgjedhjet dhe identitetin

Qartësimi i qëndrimeve dhe zgjedhjeve personale.

Nëpërmjet zgjedhjeve tona, ne u tregojnë të tjerëve se cilët jemi, rreth identitetit tonë.

Nxënësit zgjedhin një citim dhe japin arsyet për zgjedhjet e tyre. Materialet për mësuesit 1.1 (tre kopje, me citate të prera në shirita të ndara para mësimit). Punë në grup. Diskutim plenar.

Mësimi 2

Duke vështruar pas: çfarë zgjedhjesh më bënë mua personin që jam?

Këndvështrimi autobiografik Zgjedhjet tona dhe ato të të tjerëve, kanë një ndikim vendimtar për jetët tona. Nxënësit reflektojnë për zgjedhjet që kanë pasur ndikim të fuqishëm në jetët e tyre.

Fletët e punës së nxënësit 1.1.

Tabela dhe lapustila me ngjyra të ndryshme, shirita letre (A6), zamke ose letër ngjitëse.

Punë individuale. Diskutim plenar.

Mësimi 3

Vështrimi përpara: tri zgjedhje që formojnë jetën tonë të ardhshme

Marrja e vendimeve, vendosja e prioriteteve.

Të drejtat e njeriut na  japin  ne opsione se si të formojmë të ardhshmen tonë – ne  vendosim nëse do t’i marrim ato.

Nxënësit reflektojnë për zgjedhjet kyçe që ndikojnë në jetën e tyre të ardhshme.

Fletët e punës së nxënësit 1.2

Tabela, lapustila.

Puna individuale me fletë pune.

Diskutim plenar.

Mësimi 4

Cila punë më përshtatet mua?

Identifikimi,  balancimi dhe përzgjedhja e kritereve sipas përparësive   për një vendim.

Kriteret kyç për zgjedhjen e një punë janë, “Cila punë i korrespondon interesave dhe pikave të mia të forta?”

Nxënësit zgjedhin ose refuzojë një punë dhe japin arsyet për zgjedhjen e tyre.

Fletët e punës së nxënësit 1.3.

Materialet për mësuesit 1.2 (të prera në grup kartash pune, përafërsisht 10 karta më shumë se nxënësit në klasë).

Puna individuale me një broshurë. Diskutim plenar.
Zgjerim: Zgjedhja e punës Intervistë me një ekspert; planifikimi i një projekti kërkimor.
Sqarimi i opsioneve të punës.
Nxënësit planifikojnë dhe kryejnë një projekt kërkimor. Fletët e punës së nxënësit 1.4. Projekt.