Mësimi 1: Këndvështrime për zgjedhjet dhe identitetin
Living Democracy » Textbooks » Pjesëmarrja në demokraci » Pjesa 1: Pjesëmarrja në komunitet » KAPITULLI 1: IDENTITETI » Mësimi 1: Këndvështrime për zgjedhjet dhe identitetinMe pikëpamjet e kujt mund të pajtohem unë?
Kjo matricë përmbledh informacionin që një mësues ka nevojë për të planifikuar dhe japë mësimin. Trajnim i kompetencave i referohet drejtpërdrejt EQD/EDNJ. Objektivi i mësimit tregon atë që nxënësit dinë dhe kuptojnë. Detyrat e nxënësit, së bashku me metodën, formojnë bërthamën e procesit mësimor. Materialet në listë mbështetin përgatitjen e mësimit. Koha në dispozicion jep një udhëzues të përafërt për menaxhimin e kohës së mësuesit. |
|
Trajnim i kompetencës | Qartësimi i qëndrimit dhe zgjedhjeve personale. |
Objektivi i mësimit | Përmes zgjedhjeve tona, ne i tregojmë të tjerëve se cilët jemi, diçka në lidhje me identitetet tona. |
Detyrat e nxënësve | Nxënësit zgjedhin një citim dhe japin arsyet për zgjedhjen e tyre. |
Materialet dhe burimet | Tre kopje të materialeve për mësuesin 1.1, me citimet e prera në shirita letre të ndara para mësimit. |
Metoda |
Punë në grupe. Diskutim plenar |
Koha në dispozicion | 1. nxënësit bëjnë zgjedhjet. (15 min) |
2. Nxënësit japin arsyet për zgjedhjet e tyre. (15 min) | |
3. Nxënësit krahasojnë zgjedhjet e tyre dhe reflektojnë për to. (10 min) |
InformacionNë këtë mësim, nxënësit bëjnë zgjedhje dhe njihen me temën e zgjedhjeve përmes përvojës së tyre personale. Kjo është një qasje e bazuar në detyrë për konceptin kompleks të identitetit, dhe jo në një qasje teorike ose me bazë tekstin dhe synon të ndihmojë nxënësit të kuptojnë se koncepti i identitetit është i lidhur në një mënyrë shumë praktike me jetët e tyre. Komunikimi ndërmjet nxënësve sundon mësimin. Një vendosje ballore do të ishte jo produktive; prandaj, nëse është e mundur, tabelat dhe karriget duhet të vendosen rreth mureve (në formë U-je). |
Përshkrimi i mësimit
1. Nxënësit bëjnë zgjedhjet
Nxënësit përcaktojnë kontekstin
Mësuesi prezanton temën. Çdo ditë, në të gjithë jetën tonë, ne bëjmë zgjedhje dhe marrim vendime – çfarë shembujsh u vijnë në mendje nxënësve? Nxënësit përgjigjen dhe japin shembuj nga përvoja e tyre. Mësuesi sigurohet që ata të flasin rreth vendimeve, por pa u futur në hollësi të mëtejshme për të diskutuar problemet ose arsyet e vendimeve të marra. Në diskutim duhet të marrin pjesë sa më shumë nxënës gjatë pesë minutave të para. Mësuesi nuk duhet të diskutojë këto deklarata; ai vëren se cila është balanca në mes të zgjedhjeve të përditshme (blerje sanduiçi apo i një ushqimi të lehtë e të nxehtë për drekë) dhe vendimet kryesore (zgjedhja e një pune). Mësuesi thekson çfarë prirjesh dolën në pah në zgjedhjet e nxënësve.
Nxënësit zgjedhin një citim
Mësuesi u shpjegon nxënësve se ata do të dëgjojnë disa citime nga autorë në vende të ndryshme, dhe nga kohët e lashta dhe moderne. Detyra e tyre është si vijon:
- Nxënësit zgjedhin një citim me të cilin ata ose bien shumë dakord ose nuk janë dakord.
- Nxënësit të cilët kanë zgjedhur të njëjtin citim formojnë një grup të vogël (deri në gjashtë anëtarë) dhe ndajnë arsyet e tyre për zgjedhjen e bërë. Grupet emërojnë një drejtues.
- Pas pesë minutash, në seancë plenare, secili folës bën një deklaratë të shkurtër për zgjedhjet. Ata lexojnë citimin dhe japin arsyet kryesore pse nxënësit në grupin e tyre ranë dakord ose nuk ranë dakord me të. Nëse nxënësit e një grupi mbajnë pikëpamje të ndryshme, atëherë duhet të raportohet ndryshimi i tyre.
Mësuesi vendos citatet në tavolinat e nxënësve, të paraqitura në shirita të veçanta letre. Me radhë çdo nxënës, pasi ka marrë thënien, e lexon atë me zë të lartë për klasën. Pastaj nxënësit fillojnë me detyrën e tyre. Mësuesi i mbikëqyr ata. Nëse grupi është shumë i madh, ai ndërhyn dhe sigurohet që nxënësit të ndahen në grupe më të vogla. Për këtë qëllim, mësuesi ka përgatitur thënie rezervë. Mësuesi merr shënim se cilat thënie kanë zgjedhur nxënësit dhe cilat nuk i kanë zgjedhur. Ai e ka të pamundur të kuptojë diskutimet e nxënësve, sepse niveli i zhurmës që prodhohet nga diskutimet e njëkohshme të nxënësve do të jetë si ai i një kafeneje të mbushur plot me klientë.
2. Nxënësit japin arsyet për zgjedhjet e tyre
Folësit japin deklaratat e tyre
Mësuesi, pasi njofton nxënësit për përfundimin e kohës së diskutimeve, i fton ata në senacë plenare, të kryesuar nga tij. Nxënësit qëndrojnë në grupe dhe folësit e tyre marrin fjalën me radhë. me radhë. Nëse është e nevojshme, mësuesi i kujton folësit të raportojë për arsyet e zgjedhjes që ata kanë bërë si grup ndërkohë që nxënësit e tjereë kanë të drejtën të kërkojnë më shumë shpjegime. Mësuesi duhet të sigurojë diskutimi nuk fillon para se të kenë folur të gjithë folësit.
Mësuesi dhe nxënësit prodhojnë një hartë në mendje si një regjistrim
Para se ta marrë fjalën folësi i radhës, mësuesi i kërkon dëgjuesve të përmbledhin deklaratat kyçe që sapo kanë dëgjuar, për shembull, “Shumë nga zgjedhjet tona janë të pakthyeshme” ose “Kur bëjmë zgjedhje, kemi ushtruar të drejtat e lirisë personale.” Mësuesi ose një nxënës, përmbledhin konceptet kyçe në një hartë të thjeshtë të mendjes (shih shembullin më poshtë).
3. Nxënësit krahasojnë dhe të reflektojnë për zgjedhjet e tyre
Nxënësit lexojnë hartën e mendjes – një dokument shumë zgjedhje
Harta e mendjes mbështet fazën përfundimtare të reflektimit në këtë mësim.
Mësuesi drejton një pyetje që të provokojë mendim – shumë përgjigje të ndryshme janë të mundshme, pasi nxënësve iu adresohet si ekspertë në emër të tyre: folësit kanë raportuar vetëm atë që nxënësit mendojnë në lidhje me citimet e ndryshme në përzgjedhjet e bëra. Vetë grupet u formuan nga zgjedhjet e nxënësve – kështu pra çfarë na tregon kjo hartë mendore në lidhje me studentët?
Nxënësit mund të kenë nevojë për pak kohë që të mendohen. Ata duhet ta kenë atë – çfarë mund të jetë më e mirë se një klasë plotë me nxënës që mendojnë shumë në heshtje? Prandaj kjo fazë produktive nuk duhet të ndërpritet shumë shpejt duke i dhënë menjëherë fjalën studentit të parë që ngre dorën i pari. Disa nxënës mund të flasin më vonë. Shumë pikëpamje të ndryshme, janë të mundshme, dhe ato do të ndryshojnë në varësi të kontekstit që nxënësit kanë krijuar përmes zgjedhjeve të tyre dhe sikundër është regjistruar në hartën e mendjes.
Përfundimi: deklaratat kyçe
Detyra e mësuesit është të përfundojë mësimin duke përmbledhur deklaratat kryesore për nxënësit. Ato mund të shprehen drejtpërdrejt, ose mund të ndodhin, si lajtmotiv në disa deklarata. Mësuesi shkruan në dërrasën e zezë ose tabelë fjalët kyçe për të mbështetur përmbledhjen:
- Në këtë mësim, nxënësit kanë bërë zgjedhje kur kanë folur për zgjedhjet.
- Nxënësit kanë bërë zgjedhje të ndryshme, për arsye të ndryshme (këtu janë disa shembuj):
- Përvoja personale;
- Vlerat;
- Gjininë;
- Shqetësimi për të tjerët, përgjegjësia;
- Të drejtat e njeriut;
- …
- Zgjedhje e nxënësve tregojnë se ata janë me personalitete të ndryshme – zgjedhjet e tyre na tregojnë ne diçka rreth asaj çka ata janë, rreth identitetit të tyre.