Mësimi 4: Cila punë më përshtatet mua?
Living Democracy » Textbooks » Pjesëmarrja në demokraci » Pjesa 1: Pjesëmarrja në komunitet » KAPITULLI 1: IDENTITETI » Mësimi 4: Cila punë më përshtatet mua?Kriteret e mia për zgjedhjen e një pune
Kjo matricë përmbledh informacionin që i nevojitet një mësuesi për planifikimin dhe zhvillimin e mësimit. Trajnimi i kompetencave i referohet drejtpërdrejt EQD / EDNJ. Objektivi i mësimit tregon atë që nxënësit njohin dhe kuptojnë. Detyra e nxënësit, së bashku me metodën, formojnë bërthamën e procesit mësimor. Materialet në listën e plotë e mbështetin përgatitjen e mësimit. Koha në dispozicion na jep një udhëzues të përafërt për menaxhimin e kohës së mësuesit. |
|
Trajnimi i kompetencës | Identifikimi, balancimi dhe përparësitë e kritereve për një vendim. |
Objektivat e të mësuarit | Kriteret kryesore për zgjedhjen e një punë janë, “Cila punë korrespondon me interesat dhe pikat e mia të forta?” |
Detyrat e nxënësve | Nxënësit zgjedhin ose refuzojnë një punë dhe japin arsyet për zgjedhjen e tyre. |
Materialet dhe burimet |
Fletët e punës së nxënësit 1.3. Materiale për mësuesit 1.2 (prisni një grup të kartave të punës, përafërsisht 10 copë karta më shumë se sa numri i nxënësve në klasë). |
Metoda |
Punë individuale me fletët e punës Diskutim plenar. |
Koha në dispozicion | 1. Nxënësit pranojnë ose refuzojnë një ofertë pune. (20 min) |
2. Nxënësit ndajnë mes tyre kriteret për zgjedhjen e një pune. (20 min) |
InformacionNë mësimin 1.3, nxënësit trajtuan tri çështje kyçe që ata mendojnë që do të ndikojnë thellësisht në jetën e tyre të ardhshme: duke bërë zgjedhje në lidhje me punët e tyre, të partnerit dhe familjes (të qenit prind). Në këtë mësim, nxënësit shqyrtojnë më në thellësi kriteret e përfshira në një nga këto zgjedhje, për shembull, zgjedhjen e një pune Dy kritere janë me rëndësi të veçantë: Cila punë më intereson mua? Cilën punë mund të bëj më mirë? Rëndësia e këtyre pyetjeve është e qartë, po kështu janë edhe vështirësitë për t’u përgjigjur atyre, veçanërisht të dytës. Për këtë qëllim nevojitet informacion konkret; projekti i përzgjedhjes së punës është sugjeruar që nxënësit të mund të kapërcejnë këtë problem. |
Përshkrimi i mësimit
1. Nxënësit pranojnë ose të refuzojnë një ofertë pune
Mësuesi prezanton temën
Mësuesi prezanton temën, duke iu referuar tabelës që tregon trekëndëshin e zgjedhjeve kryesore. Mësimin e kaluar, nxënësit diskutuan vështirësitë në bërjen e tre zgjedhjeve të rëndësishme për jetën: në lidhje me punën, partneritetin dhe familjen e tyre.
Në këtë mësim, nxënësit do përqendrohen në një nga këto tri zgjedhje – punën e tyre të ardhshme.
Mësuesi shpjegon se, për të filluar, nxënësit duhet të imagjinojnë se tani do t’u ofrohet një punë. Mësuesi do t’u paraqesë atyre ofertën e punës në një kartë. Ata janë të lirë të vendosin nëse do të pranojë këtë ofertë apo jo.
Mësuesi prezanton metodën – një simulim i thjeshtë i tregut të punës
Mësuesi shpërndan fletën e punës së nxënësve 1.3 dhe kërkon nga nxënësit të plotësojnë rreshtin e parë: A e kanë ata një punë të parapëqyer ose “A e kanë bërë zgjedhjen e tyre? Nëse jo, ata presin për hapin e ardhshëm.
Mësuesi shpjegon rregullat. Kur nxënësit marrin ofertën e tyre të punës në kartë, ata vendosin nëse do ta pranojnë apo jo. Ata shënojnë arsyet e tyre në fletën e punës.
Pastaj ata mund të shikojnë për një punë tjetër. Nxënësit mund të bien në ujdi për të ndryshuar punët me njëri-tjetrin ose të shkëmbejnë kartat e tyre me një nga kartat në tavolinë e mësuesit. Ata regjistrojnë të gjitha punët e ofruara për ta dhe japin arsyet për pranimin ose refuzimin e tyre.
Nëse ata gjejnë një punë që u pëlqen, atëherë ata mbajnë kartën e vendit të punës. Nëse ata e lënë kartën pa marrë një tjetër, atëherë ata janë të papunë.
Para se të fillojë simulimi i tregut të punës, nxënësit duhet të kenë një ide të qartë për rregullat dhe rolet e tyre.
Mësuesi shpërndan një kartë pune për çdo nxënës. Disa ndoshta do të protestojnë dhe mund të dëshirojnë ta heqin qafe ofertën e punës së tyre menjëherë. Nëse është e nevojshme, mësuesi i kujton ata për detyrën e tyre – të regjistrojnë në fletën e punës arsyet për mos dashjen e një pune të caktuar.
Nxënësit marrin pjesë në simulimin e tregut të punës – në kërkim të një pune
Pasi nxënësit kanë marrë kartat e punës, ata lihen individualisht. Mësuesi vëren se sa nxënës pranojnë ofertat e tyre të punës, dhe i kujton nxënësit të bëjnë shënime të shkurtra para ndërrimit të vendeve të punës.
2. Nxënësit ndajnë kriteret e tyre për zgjedhjen e një punë
Nxënësit identifikojnë kriteret kryesore për zgjedhjet e tyre të punës
Nxënësit janë ulur në një kuadrat ose rreth të hapur për të mbështetur dhe lehtësuar komunikimin.
Mësuesi i kërkon të tregiojnë duart. Kush ka pranuar një ofertë pune? Kush nuk ka pranuar?
Në një hap të dytë, mësuesi kërkon nga nxënësit që të formojnë grupet me 4-6 veta dhe të ndajnë kriteret e tyre. Detyra e tyre është të paraqesin një listë me tre kritere kryesore të cilat ata i kanë pranuar.
Pas pesë minutash, folësit e grupit paraqesin rezultatet dhe një anëtar tjetër i grupit shkruan pikat e tyre në dërrasën e zezë ose në tabelë. Pikat që përzgjidhen edhe nga grupet e tjerë shënohen për të theksuar rëndësinë e tyre. Rezultati mund të duket kështu:
Cila punë më përshtatet mua? Kriteret për zgjedhjen e një punëInteresat personale Kualifikimet – kërkesat e punës Të ardhura të mira Orari i punës Fleksibiliteti Siguria në punë … |
Nxënësit identifikojnë kriteret kryesore për zgjedhjen e një pune
Nëse grupet, në mënyrë të përsëritur, kanë përmendur disa kritere për zgjedhjen e një pune, ata tani analizojnë nëse këto janë veçanërisht të rëndësishme. Ata ndajnë mendimet e tyre dhe japin arsyet.
Nga njëra anë, nxënësit janë të lirë të ndjekin preferencat e tyre personale, kështu që nuk është e nevojshme që ata të bien dakord. Për shembull, një e ardhur e lartë mund të jetë më e rëndësishme për një nxënës, ndërsa një tjetër këmbëngul në një fundjavë të lirë dhe orar fleksibël të punës. Megjithatë, në një pikë të caktuar, mësuesi duhet t’i bëjë nxënësit të vetëdijshëm për këto.
Ne të gjithë duam të shmangin të qenët i papunë, kështu që është mjaft e kuptueshme se siguria e punës është, shpesh herë, një përparësi e lartë. Megjithatë, zhvillimet e biznesit janë shumë të paparashikueshme dhe nxënësit do të hasin konkurrencë kudo. Ata duhet të zgjedhin një punë ose, të paktën, një kategori të punës (“Drejtësinë” – “Doktor në mjekësi”), kur të largohen nga shkolla, dhe për këtë do të aplikojnë pasi të kenë mbaruar studimet ose trajnimin. Askush nuk mund të parashikojë në mënyrë të besueshme se çfarë shansesh do të ketë pas katër ose pesë vitesh.
Për këtë qëllim, nxënësit duhet të përfshijnë dy kritere:
- Çfarë më intereson mua dhe çfarë do të më pëlqente mua të bëj?
- Çfarë mund të bëj unë mirë? Ku janë pikat e mia të forta? Çfarë mund të bëj më mirë kur të përballem me konkurrencën?
Mësuesi u jep nxënësve pak kohë për të menduar për këto pika dhe për t’u përgjigjur.
Nxënësit problematizojmë zbatimin e kritereve
Kur reflektojnë për mënyrën se si t’i zbatojnë këto dy kritere kryesore në përzgjedhjen e një pune, nxënësit do të bëhen të vetëdijshëm për vështirësitë e përfshira. Pyetja e dytë më lart është më e lehta për t’ju përgjigjur. Me ndihmën e prindërve dhe miqve të tyre, ata mund të eksplorojnë profilin e tyre specifik të kompetencave.
Pyetja e parë paraqet më shumë probleme, pasi nxënësit kanë nevojë për informacion për kërkesat e punës dhe zhvillimet e vendeve të punës. Mësuesit nuk janë ekspertë profesionistë të karrierës, kështu që shkolla këtu është në kufijtë e saj fundorë dhe nxënësit duhet të gjejnë informacion në mënyrë individuale. Ata tani përjetojnë lirinë e zgjedhjes dhe të ndërtimit të identitetit, si një biznes me të vërtetë kërkues.
Në shumë vende, shkollat i mbështetin nxënësit e tyre përmes skemave të vëzhgimit të profesioneve . Ky model është sugjeruar si një zgjerim që nxënësit, prindërit, dhe menaxherët e biznesit do ta vlerësonin dhe mbështetnin.
Zgjerim: Projekti vëzhgimi i një profesioni
Problemet me të cilat përballen nxënësit dhe si mund të ndihmojnë projektet e vëzhgimit të profesionit
Nxënësit e dinë se sa e rëndësishme është zgjedhja e tyre për një pune të përshtatshme për jetën e tyre të ardhshme. Ata e kanë kuptuar se cilat kritere janë më të rëndësishme kur bën zgjedhje, por ata kanë kuptuar gjithashtu se nuk mund të gjykojnë se cilat kërkesa të punës plotësohen nga talentet, kompetencat dhe interesat e tyre pa pasur një informacion të plotë më të fundit. Projekti i vëzhgimit të një profesioni mund t’u japë nxënësve mbështetje të vlefshme në marrjen e atij informacioni.
Detyra e nxënësve
Nxënësit kërkojnë një punë që ata besojnë se i plotëson kriteret e tyre. Ata kalojnë disa ditë në punë me një profesionist. Ata vëzhgojnë çka ai bën dhe bashkëpunojnë me të. Të udhëhequr nga një pyetësor (shih Fletën e punës së nxënësit 1.4) ata intervistojnë partnerin e tyre të punës. Nëse është e mundur, ata kryejnë detyrat për të marrë përvojën e parë (të tilla si në stazh). Orari i shkollës zëvendësohet nga orari i punës. Pra, nëse një kirurg fillon të operojë në 6 të mëngjesit, nxënësi duhet të jetë pranë tij në sallën e operacionit (për të zbuluar, për shembull, në se ai mund të durojë për të parë një operacion).
Nxënësit shkruajnë një raport në bazë të pyetësorit. Raporti mund të dorëzohet në dhe të shënohet, e cila krijon një nxitje të mëtejshme për nxënësit që ta marrin detyrën e tyre seriozisht. nxënësit këshillohen që të mbajnë shënime të përditshme dhe shkruajnë raportin e tyre gjatë javës së punës dhe jo më vonë – një ushtrim për menaxhimin efikas të kohës.
Raporti duhet të jetë një tregim sistematik dhe jo një ditar personal, për të siguruar që nxënësit të përqendrohet në kriteret kryesore për zgjedhjen e një pune.
Nxënësit duhet t’i gjejnë partnerët e tyre të punës vetë, me mbështetje të prindërve të tyre, familjeve dhe miqve të familjes. Në mënyrë ideale, ata nuk duhet të vizitojnë prindërit ose të afërmit e tyre në vendin e punës.
Mbështetje nga shkolla dhe mësuesit
Nxënësi luan rolin kryesor dhe është përgjegjës për rezultatet. Shkolla siguron mundësinë, përcakton kuadrin, autorizon projektin dhe sqaron çështjet ligjore (pëlqimin nga një ministri përkatëse, sigurimet). Në një fazë të hershme, shkolla kontakton edhe prindërit, të cilët kanë një rol të rëndësishëm për të luajtur (shih më poshtë).
Me kërkesë, nxënësve mund t’u jepet një letër autorizimi kur të kërkojnë një mundësi për të vëzhguar një profesion. Pasi projekti ka përfunduar, drejtori shkruan një letër falënderimi për të gjithë partnerët që kanë pritur nxënësit.
Nëse është e mundur, mësuesi duhet t’i vizitojë nxënësit gjatë projektit. Gjatë gjithë projektit, një mësues duhet të jetë në dispozicion në telefon për të reaguar shpejt në rast të një emergjence.
Punë në vijim
Ne rekomandojmë mbajtjen e raporteve për të theksuar rëndësinë e tyre. Mësuesi duhet t’i trajtojë raportet me respekt, pasi ato janë dokumente personale. Ai duhet të kuptojë se nuk ka qenë i pranishëm gjatë projektit dhe intervistave, kështu që nxënësit janë ekspertët në këtë rast, në vend të mësuesit. Pra, vlerësimi duhet të përqendrohet në aspekte të tilla si qartësia, koherenca, kujdesi dhe tërësia. Nga këndvështrimi i nxënësit, kjo lloj detyre është shumë më e dobishme se çdo provim tjetër dhe mësuesi duhet të jetë i përgatitur për të vlerësuar me nota më të mira se zakonisht.
Nxënësit duhet të kenë mundësinë për të ndarë përvojat e tyre. Kjo kërkon më shumë kohë se sa mund të sigurohet brenda mësimeve të rregullta të EQD ose studimeve sociale. Një platformë e dobishme do ishte një skanim i punëve brenda shkollës. Kjo është me interes të veçantë për nxënësit më të rinj të cilët do ta kryejnë këtë projekt një vit më vonë, por edhe për prindërit e tyre. Partnerët e punës apo shtypi lokal, si dhe përfaqësues të bizneseve lokale mund të ftohen për këtë veprimtari.
Mbështetje nga prindërit
Së pari, prindërit mund të mbështesin fëmijët e tyre për të gjetur se ku janë pikat e forta dhe interesat e tyre. Prindërit i njohin fëmijët e tyre që nga dita e parë dhe mund të kujtojnë zhvillimin e tyre nga një këndvështrim që ndryshon nga ai i një profesionisti në shkollë. Prindërit zakonisht i mirëpresin këtë lloj projektesh dhe vlerësojnë çdo lloj mbështetje për fëmijët e tyre në gjetjen e një pune. Për arsye shumë të kuptueshme, prindërit priren për të mbivlerësuar sigurinë në punë. Në një ekonomi që ndryshon me shpejtësi, prindërit janë më pak të përshtatshëm si këshilltarë në planifikimin e karrierës.
Si të gjejmë një partner pune për nxënësit
Zakonisht nxënësve u kërkohet të gjejnë një këshilltar për projektin e tyre të gjetjes së punës. Prindërit e tyre, dhe në disa raste të afërmit ose miqtë e tjerë, mund të japin ndihmë të vlefshme nga lidhjet me partnerë të mundshëm. Nxënësit nuk duhet të bëjnë kompromis shumë shpejt në qoftë se kërkimi provon i vështirë. Ata po kërkojnë një mundësi për skanim pune, jo një punë të vërtetë. Nëse nuk mund të gjendet asnjë njeri që kryen një punë të veçantë, p.sh. një gazetar radioje, atëherë duhet të shihet për një kompromis për të kërkuar një alternativë brenda të njëjtës kategorie pune, për shembull, një gazetar që punon për gazetën lokale.
Mbështetja nga bizneset dhe institucionet vendore
Për çdo profesionist, pritja e një nxënësi për një javë pune kërkon një përpjekje të madhe dhe kjo duhet të vlerësohet. Megjithatë, shumë punëdhënës janë të interesuar në tërheqjen e aplikantëve të kualifikuar dhe të mirë-informuar për punën dhe, nga pikëpamja e tyre, vëzhgimi i një profesioni është një mundësi për të testuar nxënësit dhe ndoshta edhe t’i afrojnë ata me një ofertë për më vonë.
Nxënësit kanë nevojë për një këshilltar ose mbikëqyrës. Ky mund të jetë partneri i tyre i punës, apo dikush tjetër. Nxënësve u është dhënë leje nga shkolla, kështu që ata nuk duhet të paguhen gjatë kryerjes së projektit. Ata janë atje për të bërë punë të rregullt, por edhe të ndjekin agjendën e tyre, si është përshkruar nga pyetësori (Fleta e punës së nxënësit 1.4).
Pasojat afatgjata për nxënësit
Përvoja ka treguar se ky projekt do të ndihmojë shumë nxënës për të pasur një qasje më serioze, më të pjekur në vitet e tyre të fundit në shkollë. Ata janë bërë të vetëdijshëm për interesat e tyre, dhe tani mund të vlerësojnë më shumë disa lëndë të caktuara të cilat mund t’i lidhin me të ardhmen e tyre pas shkollës. Gjithashtu, atyre u bën përshtypje nëse dikush jashtë shkollës u ka thënë se “drejtshkrimi dhe kaligrafia kanë rëndësi.” Dhe është një eksperiencë e dobishme dhe emocionuese në se nxënësit zbulojnë se ata, në fakt, mund të përballen me një numër të madh detyrash në botën profesionale.
Nxënësit mund të kthehen në shkollë me një përgjigje të qartë. Ndoshta ata tani e dinë se cila do të jetë puna e tyre dhe mund të ndërmarrin hapat e ardhshëm në planifikimin e studimeve ose trajnimin e tyre pas largimit nga shkolla. Nga ana tjetër, në qoftë se projekti i tyre ka treguar se duhet të kërkojnë për një punë tjetër, edhe ky është një hap i vlefshëm përpara, pasi ata kanë larguar disa iluzione dhe mund të kërkojnë më me saktësi se çfarë lloj pune do t’u përshtatet.
Informacion për skemat e vëzhgimit të vendeve të punës
Mbretëria e Bashkuar: www.prospects.ac.uk
Baden-Wurttemberg, Gjermani: www.schule-bw.de/schularten/gymnasium/bogy