Materialet për mësuesit 1.1: Citate për zgjedhjet dhe identitetin

Living Democracy » Textbooks » Pjesëmarrja në demokraci » Pjesa 1: Pjesëmarrja në komunitet » KAPITULLI 1: IDENTITETI » Materialet për mësuesit 1.1: Citate për zgjedhjet dhe identitetin

Nga zgjedhjet dhe veprimet e jetës sonë, ne krijojmë personin që jemi dhe fytyrat që shpalosim.

Kenneth Patton

Vendimi është një rrezik i rrënjosur në guximin për të qenë i lirë.

Paul Tillich

Çdo gjë që bëni tani është diçka që ju keni zgjedhur të bëni. Disa njerëz nuk duan ta besojnë këtë. Por, në se jeni më shumë se njëzet e një vjeç, jeta juaj është ajo çka ju bëni me të. Për të ndryshuar jetën tuaj, ju keni nevojë të ndryshoni prioritetet tuaja.

John C. Maxwell

Unë besoj se ne jemi përgjegjësit e vetëm për zgjedhjet tona dhe duhet të pranojmë pasojat e çdo veprimi, fjale dhe mendimi, gjatë gjithë jetës sonë.

Elisabeth Kubler-Ross

Nëse doni të thuhet diçka, kërkojani një burri. Nëse doni të bëhet diçka, kërkojani një gruaje.

Margaret Thatcher

Liria, në kuptimin konkret të fjalës, konsiston në aftësinë për të zgjedhur.

Simone Weil

Mendjet më të mëdha janë të afta për veset më të mëdha si dhe për virtytet më të mëdha.

Rene Dekarti

Gjëja kryesore që mund të na mësojë historia është se veprimet e njeriut kanë pasoja dhe se zgjedhje të caktuara, pasi bëhen nuk mund të zhbëhen. Ato përjashtojnë mundësinë për të bërë zgjedhje të tjera dhe kësisoj përcaktojnë ngjarjet e ardhshme.

Gerda Lerner

Fuqia e zgjedhjes mirë dhe keq është brenda mundësive të gjithë njerëzve.

Origeni

Vetëvetja nuk është diçka e gatshme, por diçka në formim të vazhdueshëm përmes zgjedhjeve dhe veprimit.

John Dewey

Gjëja që gratë duhet ende ta mësojnë është se askush nuk ta jep pushtetin. Ju thjesht e merrni atë.

Roseanne Barr

Kur zgjedh mes dy të këqijave, unë gjithmonë pëlqej të provoj atë që nuk e kam provuar kurrë më parë.

Mae West

Gratë dhe macet do të bëjnë atë dëshirojnë, burrat dhe qentë duhet të relaksohen dhe të mësohen me idenë.

Robert A. Henlein

Ju duhet të trajnoni intuitën tuaj – ju duhet të besoni zërin e vogël brenda jush, i cili ju tregon saktësisht se çfarë të thoni, çfarë të vendosni.

Ingrid Bergman

 

Një anije noton në lindje,
Dhe një tjetër në perëndim,
Më vete – të njëjtat erëra fryjnë,
‘Është fuqi e velave
Dhe jo shtrëngatave,
Që tregon ku ne shkojmë.
Ashtu si erërat në det
Janë dhe valët e kohës,
Në udhëtimin e jetës sonë,
‘Është vetë shpirti,
Që përcakton qëllimin,
Dhe jo të qetësia apo furtuna.
Ella Wheeler Wilcox

www.wisdomquotes.com