Mësimi 1: Rreziku i humbjes së një miku apo i thyerjes së një rregulli?

Living Democracy » Textbooks » Pjesëmarrja në demokraci » Pjesa 1: Pjesëmarrja në komunitet » KAPITULLI 2: PËRGJEGJËSIA » Mësimi 1: Rreziku i humbjes së një miku apo i thyerjes së një rregulli?

Ne përballemi me dilema kudo

Kjo matricë përmbledh informacionin që i nevojitet një mësuesi për planifikimin dhe zhvillimin e mësimit.

Trajnimi i kompetencave i referohet drejtpërdrejt EQD / EDNJ.

Objektivi i mësimit tregon atë që nxënësit njohin dhe kuptojnë.

Detyra e nxënësit, së bashku me metodën, formojnë bërthamën e procesit mësimor.

Materialet në listën e plotë e mbështetin përgatitjen e mësimit.

Koha në dispozicion na jep një udhëzues të përafërt për menaxhimin e kohës së mësuesit.

Trajnimi i kompetencës Kompetenca në vendimmarrjen dhe veprimin politik: duke bërë zgjedhje dhe duke i mbështetur ato.
Objektivat e të mësuarit Ne jemi përgjegjës për zgjedhjet që bëjmë në jetën tonë të përditshme. Konceptet e dilemës dhe përgjegjësisë.
Detyrat e nxënësve Nxënësit mendojnë për zgjedhjet në situatat e përditshme të dilemës dhe japin arsyet e tyre.
Materialet dhe burimet

Materiale për mësuesit 2.1 dhe 2.2.

Fletët e punës së  nxënësit 2.1 dhe 2.2.

Metoda Diskutim plenar, leksion, punë në grup.
Koha në dispozicion 1. Nxënësit merren me një dilemë të përditshme. (10 min)
2. Nxënësit njihen me mjetin e analizës së dilemës. (20 min)
3. Nxënësit ndajnë vendimet e tyre në dilemën provë të shkollës. (10 min)

Informacion

Ky mësim i njeh nxënësit me rëndësinë dhe domosdoshmërinë e marrjes së përgjegjësive. Në një gjyq të simuluar, ata zbatojnë mjetin për të reflektuar për vendimet e tyre në marrjen e përgjegjësisë dhe njihen me konceptin kyç të dilemë.

Të gjithë nxënësit përfshihen  menjëherë në mënyrë aktive përmes qasjes induktive. Brenda pak minutash, të gjithë nxënësit në klasë janë duhet të mendojnë  rreth zgjidhjes së një dileme që është e njohur për ta nga përvoja në shkollë.

Mësimi i parë ka të bëjë me temën kryesore: përballja me dilema, të bërit e zgjedhjes, reflektimi për përparësitë  e përfshira në këto zgjedhje. Mësimet e mëposhtme, në vend të shtimit të temave të tjera, eksplorojnë  temën e zgjidhjes së dilemave. Ashtu sikundër të gjitha  kapitujt në këtë manual, edhe ky  kapitull ndjek   parimin didaktik të trajtimit të plotë të një pjesë të zgjedhur të lëndës – “Bëj më pak, por bëjë atë mirë”. Arsyeja për zgjedhjen e një sasie kaq të pakët dhe lënia jashtë aq shumë, është përvoja e bollshme që ekziston në këtë fushë. Është pikërisht intensiteti i përpjekjeve të mësuarit që jep rezultatet më të pasura, jo mbulimi i një sasie të madhe informacioni.

 

Përshkrimi i mësimit

Faza 1: Nxënësit mendojnë për zgjedhjet e tyre në situata të përditshme

Materiale për mësuesit 2.1
Mësuesi shpall fillimin e kapitullit të ri dhe në hyrje  tregon historinë e mëposhtme.

Imagjinoni situatën e mëposhtme. Në klasën tuaj, po zhvillohet një test me shkrim në histori. Ju jeni një nga nxënësit më të mirë të klasës në histori dhe madje edhe ju mendoni se ky test është mjaft i vështirë.

Miku juaj ju pëshpërit nga prapa dhe pyet për t’i treguar testin tuaj. Ju e dini se kopjimi në test është i ndaluar, dhe të dy ju dhe shoku juaj mund të ndëshkoheni rëndë në se e bëni.

Çfarë do të bëni? A do të rrezikoni të humbisni një mik – apo do të shkelni një rregull?

Mësuesi shkruan fjalën “dilemë” – temë e këtij mësimi – në dërrasën e zezë ose në tabelë.

Ai i bën nxënësit të vetëdijshëm se përgjigja e tyre duhet të jetë po ose jo – nuk ka alternativë ose zgjidhje të ndërmjetme, as nxënësit nuk mund të komunikojnë . Më tej kërkon për një votim me duar. Nxënësit votojnë dhe mësuesi regjistron rezultatet në dërrasën e zezë ose në tabelë.

Një raund diskutim ndjek më vonë. Nxënësit japin arsyet e tyre, dhe pas disa minutave mësuesi përmbledh pikat në dërrasë. Ne mund të presim argumente si në vijim:

A do të rrezikoni të humbisni një mik – apo më mirë të thyhet rregulli?

PO (vota  x)

Miqtë e mirë e ndihmojnë gjithmonë njëri-tjetrin

Edhe unë do të kem një ditë nevojë për ndihmë nga miqtë.

Ne kemi nevojë për ndihmë nga njëri-tjetri. Ndryshe do të kemi një botë të ftohtë jomiqësore në të cilën askush nuk do kujdeset për të tjerët

JO (vota y)

Mashtrimi është i padrejtë për ata që zbatojnë rregullat.

Duke mashtruar rrezikoj të dënohem edhe vetë. Miqtë nuk duhet të presin këtë nga njëri-tjetri.

Varet nga miku sa i madh është rreziku. Unë mund t’i flas një miku të mirë, dhe ai do ta respektojë vendimin tim.

Faza 2: Nxënësit prezantohen me mjetin e analizës së dilemës

Fletët e punës së  nxënësit  2.1 dhe 2.2

Mësuesi shpërndan Fletët e punës së  nxënësit  2.1 dhe 2.2 për nxënësit dhe prezanton konceptin dilemë (fleta 2.1) në një leksion të shkurtër. Argumentet që nxënësit kanë përdorur përshkruajnë një konflikt besnikërie: ose të qëndroj besnik ndaj miqve të mi kur më kërkojnë ndihmë ose të ndjek rregullat, sepse ato garantojnë shanse të barabarta për të gjithë në një test shkolle. Arsyet që nxënësit kanë dhënë dhe pritet që të japin lidhen me vlerat:  kuptimi im për miqësinë, besnikëria, gatishmëria për të ndihmuar të tjerët, drejtësia, respektimi i rregullave dhe ligjeve.

Tani unë përballem me një situatë në të cilën unë do të shkel një nga këto lidhje të besnikërisë, dhe vlerat në themel të saj – ose rrezikoj të humbas një mik dhe reputacioni im mund të dëmtohet, ose unë rrezikoj dënim dhe   mund të më vrasë ndërgjegja, sepse unë theva një rregull të cilin, në fakt, e mbështes. Kjo lloj situate, në të cilën ju mund të zgjidhni vetëm  që të bëni keq, në vend që të bëni çdo gjë drejt, quhet dilemë. Ky shembull është tipik për shumë dilema:

  • Nuk ka kompromis të mundshëm. Ju duhet të përcaktoni përparësitë  tuaja.
  • Koha ju bën presion që të veproni menjëherë. Kjo  e bën të vështirë shqyrtimin  me kujdes të vendimit tuaj.
  • Ju nuk mund të ndryshoni vendimin tuaj më vonë, kështu që pasojat e tij janë të pakthyeshme.
  • Ju merrni përgjegjësi – të dy ju dhe të tjerët duhet të përballeni me pasojat.

Në jetën tonë të përditshme, si dhe në marrjen e vendimeve politike, ne vazhdimisht përballemi me dilema. Trajtimi i dilemave të tilla është i vështirë, për shkak se çështjet, shpesh herë, janë të komplikuara dhe ne duhet të veprojmë nën presionin e kohës.

Megjithatë, zgjidhja e disa çështjeve dhe reflektimi për përgjegjësitë tona është, në një masë të caktuar, një aftësi që mund të trajnohet. Trajnimi zhvillohet   me lëvizje të ngadalta. Ne zhvillojmë disa mësime rreth trajtimit të dilemave që duhet të zgjidhen menjëherë në situatat e jetës reale.

Fleta  e punës së  nxënësit  2.2 na ofron një mjet ndihmës për trajtimin e dilemave. Nxënësve u jepet detyra e përdorimit të këtij mjeti për çështjen e testit të shkollës. Për  5 deri 10 minuta, nxënësit duhet të zgjedhin mes një dhe tri çështjeve të cilat ata i mendojnë të rëndësishme dhe të dobishme, për t’i analizuar me kujdes. Ata duhet të marrin një vendim dhe të diskutojnë arsyen e tyre në raundin plenar që do të vijojë më pas. Ata punojnë në grupe prej tre ose katër veta.

Faza 3: Nxënësit ndajnë vendimet e tyre për dilemën e testit shkollor

Në raundin përmbyllës plenar, folësit e grupit paraqesin vendimet e grupeve të tyre dhe përparësitë  që çuan në to. Mësuesi drejton seancën dhe i kushton vëmendje të veçantë zgjedhjes së nxënësve për pyetjet dhe kriteret.

Për të përfunduar mësimin, mësuesi komenton në këtë pikë, duke i bërë nxënësit të vetëdijshëm për përparësitë  e tyre të përbashkëta ose të ndryshme. Në fakt, duke menduar për përparësitë  që udhëhoqën vendimet e tyre nxënësit marrin  përgjegjësi.