KAPITULLI 3: DIVERSITETI DHE PLURALIZMI

Living Democracy » Textbooks » Pjesëmarrja në demokraci » Pjesa 1: Pjesëmarrja në komunitet » KAPITULLI 3: DIVERSITETI DHE PLURALIZMI

Hyrje për mësuesit

1. Lidhjet midis shumëllojshmërisë, pluralizmit dhe demokracisë

Diversiteti – disa shembuj

  • Punëtorët dhe punëdhënësit debatojnë në lidhje me pagat dhe orët e punës.
  • Ambientalistët debatojnë me lobin e shoferëve të  kamionëve rreth planeve për një rrugë të re.
  • Prindërit duan më shumë mësues që të merren me nevojat e fëmijëve të tyre. Një lob i tatimpaguesve dëshiron reduktim të taksave.
  • Mjekët dhe jo-duhanpirësit duan një ndalim të plotë të pirjes së duhanit në bare dhe restorante. Pronarët dhe cigareprodhuesit nxisin pirjen e lirë të duhanit kudo.
  • Të rinjtë dëshirojnë një ndërtesë bosh që të shndërrohet në një qendër rinore. Banorët aty pranë kanë frikë se do të ketë shumë zhurmë natën.

Koncepti i diversitetit lidhet me mënyrën në të cilat njerëzit ndryshojnë – në interesat e tyre, por edhe në shumë mënyra të tjera: në stilin e tyre të jetesës, prejardhjen etnike, besimet dhe vlerat, në   statusin social, gjininë, brezin, dialektin dhe rajonin (për shembull, urban apo rural). Edhe diversiteti rritet në  funksion të ndryshimeve sociale dhe ekonomike.

A është diversiteti një problem?

Sipas teorive të pluralizmit, përgjigja është jo. Në sistemet demokratike, kushdo që promovon interesat individuale ose të grupit ushtron të drejtat e njeriut – për shembull,  demonstrimi në publik është të ushtruarit e lirisë së shprehjes. Koncepti i pluralizmit, pra pranon diversitetin – ky është një fakt, diçka “normale”. Megjithatë, ai paraqet një sfidë. Si mund të pajtohen interesat e ndryshme midis grupeve dhe individëve të ndryshëm? Cila është zgjidhja më e mirë për konfliktet dhe problemet që ata artikulojnë? Kjo është çështja e së mirës së përbashkët.

Çfarë është e mira e përbashkët?

Sipas teorive të pluralizmit, askush nuk e di se çfarë është e mirë e përbashkët para se të zhvillohet një diskutim publik për këtë çështje. Ne duhet të biem dakord për atë që na shërben më mirë. E mira e përbashkët është diçka që duhet të negociohet. Le të shikojmë në dy shembujt e mësipërm.

  • Punëtorët dhe punëdhënësit e tyre duhet të bien dakord për një pagë që u jep punëtorëve një standard të denjë jetese dhe i lejon punëdhënësit të mbajnë shpenzimet nën kontroll.
  • Çështja për qendrën rinore mund të zgjidhet me ndërtimin e qendrës, por duke vendosur rregulla në mënyrë që të mbrohen fqinjët nga zhurma e tepërt. Zgjidhja më e mirë duhet të gjendet përmes dialogut dhe negociatave, dhe rezultati është shpesh një kompromis.

Prandaj, pluralizmi është i lidhur me një koncept konstruktivist të së mirës së përbashkët. Së pari, të gjithë lojtarët artikulojnë interesat e tyre të ndryshme, pastaj shikojnë për një zgjidhje që të mund ta pranojnë të gjithë. Prandaj nuk ka asgjë “egoiste” në lidhje me shprehjen në mënyrë të qartë të interesave të dikujt. Përkundrazi, kjo është pjesë e procesit, por askush nuk duhet të presë që të shohë të gjithë interesat e tyre të përmbushura plotësisht. Koncepti i konstruktivismit thekson se këtu përfshihet edhe një element i të mësuarit, që ndjek modelin e provës dhe të gabimit. Praktika do të tregojë sa e mirë është një zgjidhje dhe ajo mund të duhet të ndryshohet ose të përmirësohet  në një raund të ri të diskutimesh dhe negociatash.

Në çfarë mënyre është pluralizmi i lidhur me demokracinë?

Pluralizmi është një formë e konkurrencës. Lojtarët konkurrojnë me njëri-tjetrin për të promovuar interesat e tyre dhe negociatat përfshijnë të dyja, si pushtetin edhe arsyetimin. Kjo lloj  konkurrence, në të njëjtën kohë, siguron  se asnjë lojtar në fushë nuk bëhet dominues. Diversiteti dhe pluralizmi krijojnë një strukturë të polyarchy (pushtetit në duart e shumicës), e cila është ekuivalenti social i parimit të kontrollit dhe balancimit në një kushtetutë demokratike. Pluralizmi bazohet në liberalizëm duke zgjeruar konkurrencën nga ekonomia në shoqëri dhe në politikë.

Si e menaxhon pluralizmi zgjidhjen e konflikteve të interesit në mënyrë paqësore?

Diversiteti dhe pluralizmi lejojnë një pjesë të madhe të mospajtimit për interesat dhe problemet (një “sferë e mospajtimit”). Kjo do të veprojë vetëm në se ekziston një “sferë e marrëveshjeve”. Pluralizmi kërkon që qytetarët të bien dakord për disa vlera dhe rregullat bazë:

  • Njohja reciproke: lojtarët e tjerë shihen si kundërshtarë, por jo si armiq.
  • Jo-dhunë: negociatat zhvillohen me mjete paqësore, që është me fjalë dhe jo me forcë fizike.
  • Pranimi i kompromisit: të gjithë lojtarët kuptojnë dhe pranojnë se një vendim mund të arrihet vetëm nëpërmjet kompromisit.
  • Sundimi i shumicës: në qoftë se një vendim votohet, shumica vendos.
  • Gjykimi dhe gabimi: nëse kushtet ndryshojnë, ose një vendim provohet gabim, zhvillohen negociata të reja.
  • Drejtësia: vendimet duhet të jenë në përputhje me të drejtat e njeriut.

Kritika e konceptit të pluralizmit

Kritikët kanë theksuar se në modelin pluralist, ka pushtet në duart e shumicës, por për shkak të diversitetit, ai është i shpërndarë në mënyrë të pabarabartë. Prandaj, disa lojtarë kanë shanse më të mira në konkurrencën e interesave se të tjerët.

Ky argument thekson një tension kushtetues midis lirisë dhe barazisë – është kushtetues, që do të thotë se është i pamundur të çrrënjoset, si për demokracinë edhe për të drejtat e njeriut. Pluralistët promovojnë të kuptuarit liberal të demokracisë konkurruese, kritikët këmbëngulin në leximin barazimtar të demokracisë.

Brenda modelit pluralist, tensioni midis lirisë dhe barazisë është thelbi i çështjes së të mirës së përbashkët. Liri do të thotë konkurrencë dhe konkurrenca prodhon fitues dhe humbës, dmth, pabarazinë. Pra, kur të vendoset për të mirën e përbashkët, lojtarët e përfshirë duhet të marrin parasysh nevojat e të dobëtit.

A ka një alternativë të pluralizmit?

Refuzimi i pluralizmit nënkupton dorëzimin para “tundimit autoritar”. E mira e përbashkët është përcaktuar nga një autoritet dhe kushdo që nuk pajtohet me të shtypet si armik. Partitë komuniste janë një shembull i tillë. Ato pohuan udhëheqjen e vetme në bazë të të qenit në gjendje të përcaktonin të mirën e përbashkët me mjete shkencore. Si demokracia liberale dhe ajo barazimtare u refuzuan.

Në fund të fundit, alternativa e demokracisë pluraliste është një formë e diktaturës. Kjo reflektohet në komentin e Winston Churchill-it se “demokracia është forma më e keqe e qeverisjes, përveç gjithë atyre të tjerave që janë provuar”. Demokracia pluraliste nuk është pa rreziqe, por duket se është forma më e mirë e qeverisjes për të trajtuar diversitetin ndërmjet anëtarëve të saj në mënyrë paqësore.

2. Pjesëmarrja në demokraci – çfarë mundëson ky  kapitull

Nxënësit mësojnë se ata janë pjesëmarrës në një demokraci pluraliste:

  • Ata duhet të bëjnë veten që të dëgjohen, nëse duan që interesat dhe idetë e tyre të merren parasysh; pjesëmarrje në demokraci do të thotë gjithashtu pjesëmarrje në garën e pluralizmit.
  • Pjesëmarrja në demokraci do të thotë negociata për të mirën e përbashkët.
  • Pjesëmarrja në demokraci kërkon që të gjithë lojtarët të pranojnë vlerat themelore të njohjes së ndërsjellë, të jo-dhunës, të gatishmërisë për kompromis dhe të sundimit të shumicës.

Kapitulli e zbaton metodën e  të mësuarit në bazë të detyrave. Nxënësit kuptojnë shumëllojshmërinë duke e përjetuar atë në klasë; pluralizmin e kuptojnë duke u përfshirë në mënyrë aktive në procesin e negociatave për të mirën e përbashkët

Mësimi 1: së pari, nga nxënësit kërkohet që të ndajnë idetë  për atë që do të kenë në krye të agjendës së tyre, nëse do të ishin president ose kryeministër i qeverisë në vendin e tyre. Nxënësit do të përjetojnë se ekziston  diversiteti i mendimeve dhe ideve mes tyre. Klasa është një model i diversitetit në shoqëri si një e tërë.

Mësimet 2 dhe 3: më tej  fillon procesi i negociatave. Nxënësit, të cilët ndajnë një opinion të caktuar ose trajtim të ngjashëm themelor, formojnë parti politike (grupet e llojeve të tjera lihen jashtë këtij  modeli); të tjerët mund të zgjedhin të qëndrojnë të vetëm. Nxënësit përcaktojnë qëllimet dhe përparësitë  e tyre dhe pastaj negociojnë. Ata mund ose mund të mos arrijnë të gjithë në një vendim ose kompromis, por të paktën shumica, mund të bien dakord – si në realitet. Ata do të përjetojnë përparësitë e organizatave, të tilla si partitë, për individët në konkurimin, për vendosjen e agjendës së ditës dhe për përcaktimin e zgjidhjeve.

Mësimi 4: nxënësit reflektojnë për përvojën e tyre dhe japin vlerësimet  për kapitullin.

Roli i mësuesit është ai i një ndihmësi. Nxënësit e zhvillojnë kapitullin përmes aktiviteteve të tyre. Disa të dhëna të shkurtra nga mësuesit sugjerohen për të mbështetur të mësuarit konstruktivist nga nxënësit, përmes udhëzimit për konceptet kyçe. Mësuesi i mundëson këto të dhëna kur nxënësit janë të gatshëm për to. Fletët e punës së  nxënësit  dhe materialet për mësuesit sigurojnë burimet dhe informacionin e nevojshëm.

Zhvillim kompetencash: lidhja me  kapitujt e tjerë në këtë vëllim

Çfarë tregon kjo tabelë

Titulli i këtij manuali, Pjesëmarrja në demokraci, përqendrohet në kompetencat e qytetarit aktiv në demokraci. Kjo matricë tregon potencialin e pasojave të sinergjisë midis kapitujve të këtij manuali. Matrica tregon se çfarë kompetenca janë zhvilluar në kapitullin 3 (rreshtat e theksuar në tabelë). Kolona e kufizuar me vijëzim të fuqishëm tregon kompetencat e vendimmarrjes politike dhe veprimit – janë kufizuar më fuqishëm për shkak të lidhjeve të tyre të ngushta me pjesëmarrjen në demokraci. Rreshtat më poshtë tregojnë lidhjet me  kapitujt e tjera në këtë manual: çfarë kompetencash zhvillohen në këto  kapituj që mbështesin nxënësit në njësinë 3?

Si mund të përdoret kjo matricë

Mësuesit mund ta përdorin këtë matricë si mjet për planifikimin orëve të EQD/EDNJ në mënyra të ndryshme.

  • Matrica e bën mësuesit të vetëdijshëm për pasojat e sinergjisë që ndihmojnë nxënësit të trajnohen në mënyrë të përsëritur në kompetenca më të rëndësishme, në kontekste të ndryshme që janë të lidhura në shumë mënyra.
  • Kjo matricë ndihmon mësuesit të cilët kanë vetëm disa orë në dispozicion të EQD/EDNJ: një mësues mund të zgjedhë vetëm këtë  kapitull dhe të heqë të tjerat, pasi ai e di që disa kompetenca kyçe janë zhvilluar, në një masë të caktuar, në këtë  kapitull – për shembull, të bërit e një zgjedhje, të kuptuarit e pluralizmit të identiteteve, ushtrimi i të drejtave të lirisë, përgjegjësinë në bërjen e zgjedhjeje që ndikon te të tjerët.
Kapitujt Dimensionet e zhvillimit të kompetencave Qëndrimet dhe vlerat
Analiza dhe gjykimi politik Metodat dhe aftësitë Vendimmarrja dhe veprimi politik
3 Diversiteti dhe pluralizmi

Identifikimi i fushave të qëllimeve të përbashkëta dhe konflikti

Dy dimensionet e politikës: zgjidhja e problemeve dhe lufta për pushtet

E folura në publik Apelimi ndaj të tjerëve Menaxhimi i kohës Identifikimi i përparësive politike dhe qëllimeve Negocimi dhe vendimmarrja Vetëbesimi, vetë-vlerësimi   Gatishmëria për kompromis
6 Qeverisja dhe politika Politika: një proces i zgjidhjes së problemeve Dimensioni i pushtetit në hartimin e agjendës
4 Konflikti Negocimi dhe vendimmarrja
5 Rregullat dhe ligjet Rënia dakord për një kuadër të rregullave Njohja reciproke

KAPITULLI 3: Diversiteti dhe pluralizmi – Pëlqimi përmes mospajtimit?

Si mund të biem dakord për të mirën e përbashkët?

Tema e mësimit Trajnimi i kompetencës/objektivat e të mësuarit Detyrat e nxënësve Materialet dhe burimet Metoda

Mësimi 1

Nëse unë do të isha president …

Përcaktimi i përparësive  politike, duke vepruar brenda parametrave të diskutimit publik dhe vendim-marrjes, duke jetuar me situata të hapura të “konfuzionit”.

Τë bërit e një zgjedhje dhe reflektimi për kriteret.

Krijimi i një matrice bazuar në kategoritë.

Hartimi i një deklarate të shkurtër dhe ofrimi i arsyeve.

Katër qëndrimet bazë politike:
liberale, social demokrate, konservatore e gjelbër.

Nxënësit përcaktojnë, paraqesin dhe krahasojnë përparësitë e tyre politike. Fletë A3 (një e dhënë për nxënësit).  Materialet për mësuesit 3A.
Fleta e punës e nxënësit 3.1.Një rrip letre për çdo nxënës, mundësisht një lapustil secilit.
Prezantimi dhe analiza e deklaratave politike;  punë individuale; diskutime plenare.

Mësimi 2

Çfarë qëllimesh duam të promovojmë?

Negocimi, balancimi këmbëngulja në qëllimet e dikujt, dhe
njohja e qëllimeve të të tjerëve. Partitë politike gjenerojnë fuqinë e nevojshme për të promovuar qëllimet politike. Ata e bëjnë këtë duke bashkuar dhe bërë kompromise.
Nxënësit negociojnë një agjendë të përbashkët të përparësive politike. Ata paraqesin profilet e tyre partiake në një event publicitar.

Fletët e punës së  nxënësve 3,1-3,4.

Materialet për mësuesit 3B.

Puna në grup, prezantime plenare, leksion.

Mësimi 3

Çfarë është e mira epërbashkët?

Pjesëmarrja: aftësitë negociuese.    Analiza e qëllimeve për qëllimin e përbashkëtPolitika ka dy dimensione: zgjidhjen e problemeve dhe luftën për pushtet.
Kompromisi është çmimi që paguhet për mbështetjen dhe për një marrëveshje.
.
Nxënësit negociojnë një vendim. Shirita letre A4 dhe lapustil. Shirita demonstrimi për “analizën diamant”. Shirita letre A4 dhe lapustil. Shirita demonstrimi për “analizën diamant”.

Mësimi 4

Pjesëmarrja në demokracinë pluraliste

Strukturimi i rezultateve të punës së dikujt.
Hartimi i deklaratave të shkurtra, duke ofruar vlerësime. Pluralizmi mbështet vendimmarrjen e drejtë dhe efektive. “Aprovimi përmes mospajtimit.” Unë promovoj interesat e mia, duke marrë pjesë në demokraci.
Nxënësit reflektojnë dhe diskutojnë për përvojën e tyre dhe japin reagime rreth kapitullit. Tabelë dhe lapustila, një kopje e fletëtëve të punës së nxënësve 2.5 (UDHR) dhe
2.6 (ECHR). “Muri i heshtjes”.

Punë individuale, prezantim dhe diskutim.

Një seancë me ndriçues.