Mësimi 3: Çfarë është e mira e përbashkët?

Living Democracy » Textbooks » Pjesëmarrja në demokraci » Pjesa 1: Pjesëmarrja në komunitet » KAPITULLI 3: DIVERSITETI DHE PLURALIZMI » Mësimi 3: Çfarë është e mira e përbashkët?

Pëlqimi përmes mospajtimit

Kjo matricë përmbledh informacionin që i nevojitet një mësuesi për planifikimin dhe zhvillimin e mësimit.

Trajnimi i kompetencave i referohet drejtpërdrejt EQD/EDNJ.

Objektivi i mësimit tregon atë që nxënësit njohin dhe kuptojnë.

Detyra e nxënësit, së bashku me metodën, formojnë bërthamën e procesit mësimor.

Materialet në listën e plotë e mbështetin përgatitjen e mësimit.

Koha në dispozicion na jep një udhëzues të përafërt për menaxhimin e kohës së mësuesit.

Trajnimi i kompetencës

Pjesëmarrja: aftësitë negociuese.

Analiza: analizimin i qëllimeve për qëllime të përbashkëta.

Objektivat e të mësuarit Politika ka dy dimensione: zgjidhjen e problemeve dhe luftën për pushtet.
Kompromisi është çmimi që paguajmë për mbështetjen dhe një marrëveshje.
Detyrat e nxënësve Nxënësit negociojnë një vendim.
Materialet dhe burimet

Shirita letër A4 dhe lapustila.

Shirita demonstrimi për “analizën diamanti”.

Metoda Loja e vendimmarrjes; individuale, në grup dhe seancë plenare.
Koha në dispozicion Faza 1: Nxënësit përcaktojnë propozimet e tyre. (10 min)
Faza 2: Nxënësit negociojnë në një tryezë të rrumbullakët. (30 min)

Informacion

Njësia modelon procesin e negocimit të qëllimeve të përcaktuara nga një kuptim i përbashkët i së mirës së përbashkët. Në këtë mësim, detyra e nxënësve është që të përpiqen për këtë qëllim. Ata mund të kenë sukses, ose ata edhe mund të mos kenë. Përpjekjet dhe përvoja e tyre është po aq e rëndësishme sa edhe rezultati.

Mësuesi vazhdon kryerjen e rolit të një lehtësuesi. Për shembull, ai paraqet modele për negociata, por nuk komenton përmbajtjen.

Gjatë fazës së parë, vëmendje e veçantë duhet t’i kushtohet atyre nxënësve që përjetojnë përjashtimin për shkak se nuk i ishin bashkuar një partie.

 

Përshkrimi i mësimit

Fillimi: mësuesi jep detaje të planit

Mësuesi i referohet planit (Fletët e punës së  nxënësit  3.1) dhe i kujton nxënësit për detyrën e tyre. Në këtë mësim, ata do të negociojnë një agjendë politike. Çfarë qëllimesh propozojnë ata?

Faza 1: Nxënësit përcaktojnë qëllimet e tyre

Nxënësit vendosin për qëllimet që do propozohen. Si partitë edhe individët mund të bëjnë propozime. Kjo duket se u jep nxënësve individualë, të “pa-angazhuar”, një avantazh; por nga ana tjetër, propozimi i një partie ka shans më të mirë për të qenë më i votuar në fund të ditës.

Folësit e grupit ose nxënësit individualë përgatitin një deklaratë të shkurtër promovimi.

Nxënësit e shënojnë qëllimin e tyre në një shirit letre duke përdorur një lapustil.

Faza 2: Nxënësit negociojnë në një “tryezë të rrumbullakët”

Mësuesi këmbëngul në fillimin në kohë. Nxënësit janë ulur në një rreth me karrige; kjo nuk i përshtatet mjaft metaforës së fjalës “tryezë e rrumbullakët”, por e mbështet më mirë komunikimin. Partitë që kanë formuar një koalicion ulen pranë njëra-tjetrës.

Hapi 2.1: Nxënësit bëjnë propozimet e tyre

Mësuesi hap bisedimet e tryezës së rrumbullakët dhe i jep çdo kryetari partie dhe nxënësve individualë, mundësinë për të marrë fjalën. Mësuesi u kërkon atyre të raportojnë për çdo marrëveshje që kanë bërë dhe të bëjnë një propozim për një vendim të përbashkët. Ata vënë në dispozicion rripin e tyre të letrës në dysheme.

Hapi 2.2: Nxënësit analizojnë qëllimet e tyre dhe shqyrtojnë mundësitë e kompromisit dhe integrimit

Pasi të gjithë kanë folur, mësuesi lehtëson lidhjet e mundshme dhe kompromiset mes propozimeve të nxënësve.

  • A përshtaten propozimet mirë me njëri tjetrin? A mund të grupohen kartat?
  • Cilat propozime përjashtojnë njëra-tjetrën? Këtu nxënësit duhet të shikojnë propozimet me kujdes. A e përjashtojnë qëllimet njëri-tjetrin? Apo qëllimet ndajnë të njëjtin synim, por kërkojnë përpjekje të mëdha, së bashku me burime ose të holla?

Hapi 2.3: Mësuesi sugjeron një model për negociata

Mësuesi sugjeron një model për të hartuar një agjendë politike të qëllimeve për të mirën e përbashkët. Me shirita letre A4 të shënuara me numra, siç tregohet më poshtë, ai prezanton modelin nr 1, një version i thjeshtuar i modelit klasik të “​​analizës diamant” (Modeli Nr 3).

Në variantin me katër qëllime, një qëllimi i është dhënë prioritet më i lartë. Dy qëllimet të tjera kanë marë radhën e dytë dhe një qëllimi që është konsideruar më pak i rëndësishëm ose urgjent është futur në radhën e 3 (ose është lënë tërësisht jashtë – atëherë mësuesi heq qëllimin nr 3).

Takingpart_EN.pdf

Ky model i përmbledhur, me tre ose katër qëllime, kërkon negocime, meqenëse shumë qëllime nuk mund të lejohen. Nga ana tjetër, më pak qëllime vihen më lehtë në jetë sesa një agjendë me të cilën gjithkush do të ishte i kënaqur, por më e komplikuar për t’u trajtuar (dilema mes përfshirjes dhe efikasitetit). Mësuesi shton shiritat për ta kthyer modelin nr 1 në modelet Nr. 2 dhe 3.

Në fund, mësuesi thekson se të gjitha modelet përcaktojnë vetëm një prioritet të lartë. Pra, më tej një alternativë radikale do të ishte përcaktimi i vetëm një qëllimi:

Takingpart_EN.pdf

Hapi 2.4: Nxënësit negociojnë

Nxënësit kanë disa pyetje për të cilat duhet të bien dakord. Në të njëjtën kohë, këto pyetje hapin rrugë të ndryshme për kompromise dhe mbështetje të shumicës.

  • Cilin model do të zgjedhim – sa qëllime do të përfshijmë?
  • Cilave qëllimeve do t’i japim përparësi të lartë?
  • A mundemi ne të gjithë të biem dakord me një qëllim të vetëm?
  • Cilat qëllimet do të përfshijmë në agjendën tonë? Qëllimet që mbështesin njëri-tjetrin, apo ato që përjashtojnë njëra-tjetrën? (Alternativa e parë punon për efikasitetin, e dyta  për përfshirjen.)
  • A ka kuptim agjenda në tërësi?

Këtu nevojitet arsyetim dhe argumentim i kujdesshëm. Partitë kanë mbështetje më të fortë për qëllimet e tyre, por të tjerët mund të kenë ide më të mira. Prandaj mbetet një çështje e hapur se cilat janë qëllimet që do fitojnë mbështetjen më të lartë.

Përfshirja e qëllimeve që përjashtojnë njëra-tjetrën (p.sh. të gjelbërit + konservatorët) është tipike për koalicionet mes partive ose qeverisjeve gjithë-partiake. Modeli i efektshëm i qëllimeve (të gjitha të përcaktuara nga një parti) është më konkurrues dhe i orientuar drejt konfliktit. Zgjedhja mes  këtyre modeleve është edhe një zgjedhje e kulturave politike – mënyrat për të trajtuar pluralizmin në demokraci. Mësuesi vëren se si nxënësit trajtojnë këtë çështje dhe vendos nëse do ta trajtojë atë në mësim e reflektimit.

Nxënësit ndryshojnë kartat në dysheme për të krijuar modelin e tyre të agjendës (për të formuar një formë diamanti ose piramidale). Nëse disa modele përfshijnë të njëjtat qëllime, përdoren kopjet identike që të mund të krahasohen.

Kartat më në fund mbërthehen në tabelë për të krijuar postera. Këto do të përdoren në mësimin në vijim.

Hapi 2.5: Nxënësit votojnë

Në fund të takimit, nxënësit votojnë. Në qoftë se ata kanë rënë dakord për një grup  qëllimesh, mund të pritet një votim unanim.

Nëse kanë dalë modele të ndryshme, nxënësit votojnë për këto modele.

Në këtë rast mësuesi sugjeron procedurën e mëposhtme të votimit, e cila duhet të vendoset (me votim) para se të fillojë votimi i modeleve: nëse ndonjë nga modelet fiton një shumicë prej për 50%, ai pranohet. Përndryshe zhvillohet një votim i dytë, këtë herë midis dy modeleve me numrin më të madh të votave. Për të llogaritur edhe abstenimet, pranohet modeli me numrin më të lartë të votave.