Mësimi 4: Pjesëmarrja në demokracinë pluraliste
Living Democracy » Textbooks » Pjesëmarrja në demokraci » Pjesa 1: Pjesëmarrja në komunitet » KAPITULLI 3: DIVERSITETI DHE PLURALIZMI » Mësimi 4: Pjesëmarrja në demokracinë pluralisteNxënësit reflektojnë për përvojën e tyre
Kjo matricë përmbledh informacionin që i nevojitet një mësuesi për planifikimin dhe zhvillimin e mësimit. Trajnimi i kompetencave i referohet drejtpërdrejt EQD/EDNJ. Objektivi i mësimit tregon atë që nxënësit njohin dhe kuptojnë. Detyra e nxënësit, së bashku me metodën, formojnë bërthamën e procesit mësimor. Materialet në listën e plotë e mbështetin përgatitjen e mësimit. Koha në dispozicion na jep një udhëzues të përafërt për menaxhimin e kohës së mësuesit. |
|
Trajnimi i kompetencës |
Analiza dhe gjykimi: strukturimin i rezultateve të punës së dikujt. Aftësitë metodike: hartimi i deklaratave të shkurtra, duke dhënë reagime. |
Objektivat e të mësuarit |
Pluralizmi mbështet vendimmarrjen e drejtë dhe efektive. “Aprovimi nëpërmjet mospajtimit.” Unë promovoj interesat e mia duke marrë pjesë në demokraci. |
Detyrat e nxënësve | Nxënësit reflektojnë dhe diskutojnë për përvojën e tyre dhe japin reagime për njësinë mësimore. |
Materialet dhe burimet | Tabelë dhe lapustila; një kopje e fletëvve të punës së nxënësve 2.5 (UDHR) dhe 2.6 (KEDNJ). |
Metoda |
Muri i heshtjes”. Punë individuale, prezantim dhe diskutim. Rrethi me elektrik dore. |
Koha në dispozicion | Faza 1: Nxënësit reflektojnë për përvojën e tyre (“Muri i heshtjes”). (20 min) |
Faza 2: Diskutimet që pasojnë. (15 min) | |
Faza 3: Nxënësit japin reagimet.(10 min) |
InformacionReflektimi është të mësuar konstruktivist. Nxënësit formojnë pikëpamjet e tyre dhe i ndajnë ato me njëri-tjetrin. Roli i mësuesit është të sigurojë një kuadër të metodave të përshtatshme dhe planifikimit. Ky është një shembull i mësimdhënies përmes të drejtave të njeriut: nxënësit të ushtrojnë lirinë e mendimit dhe të shprehjes. Kuadri i rreptë i jep çdo nxënësi një mundësi për të marrë pjesë. Këto mundësi nuk do të perceptohen kurrë si të barabarta, sepse lloje të ndryshme të mësimit i përgjigjen ndryshe metodave që mësuesi ka zgjedhur. Mësuesi merr vetëm një sasi të vogël të kohës për të folur. Megjithatë, përmes përcaktimit të kornizës dhe orarit të mësimit, lidershipi i mësuesit është i pranishëm gjatë gjithë kohës. Si në kapitujt e tjera, nxënësit përjetojnë paradoksin se liria jo vetëm shkon mirë së bashku me rregullat dhe udhëheqjen e ngurtë, por edhe mund t’i kërkojë ato. |
Përshkrimi i mësimit
Përgatitjet:
Modelet e agjendës politike që nxënësit kanë votuar në mësimin e mëparshëm janë varur në mur. Katër tabela (“Muret e heshtjes”) janë të varura rreth e qark klasës, me 2-3 lapustila me ngjyra të ndryshme vendosur aty pranë. Tabelat duhet të jenë të mundshme për t’u arritur, me 5-6 karrige në formë gjysmërrethi pranë tyre. Një alternative tjetër mund të jetë që tabela të jetë e shtrirë sipër dy ose tri tavolinave të vendosura së bashku.
Mësuesi i ka përgatitur tabelat para mësimit duke shkruar edhe pyetjet kryesore (shih më poshtë). Tabela rezervë janë pranë në qoftë se nxënësit kanë nevojë për hapësirë shtesë për të shkruar.
Vendosja e karrigeve ndihmon komunikimin. Për këtë arsye, karriget vendosen në formë rrethi, në një shesh të hapur – çdo gjë duhet të përshtatet me vendosjen e tabelave.
Faza 1: Nxënësit reflektojnë për përvojën e tyre (“Muret e heshtjes”)
Hapi 1.1: Mësuesi udhëzon nxënësit se si të përdorin “muret e heshtjes”10
Nxënësit dhe mësuesi janë ulur. Mësuesi i referohet temës së mësimit në orar (Fletët e punës së nxënësit 3.1) – duke reflektuar për çfarë bërë, në vend që të japë të dhëna të reja ose një detyrë të re. Në një seancë reflektimi, nxënësit duhet të mendojnë, të ndajnë idetë e tyre dhe t’i diskutojnë ato.
Mësuesi paraqet metodën “muri i heshtjes” dhe shpjegon se pse e ka zgjedhur atë: ajo është një metodë e mirë për të mbështetur reflektimin dhe kjo u jep nxënësve kohë të mjaftueshme për të menduar dhe komunikuar.
Mësuesi i referohet katër posterëve – katër “mure të heshtjes”:
- Pluralizmi
Si e kam përjetuar pluralizmin? - Pëlqimi përmes mospajtimit?
Për çfarë arsyesh ishim të suksesshëm ose dështuam, duke rënë dakord për një përkufizim të së mirës së përbashkët? - Shpërndarja e ndryshme e pushtetit
Si u ndjemë ne duke qenë pjesë e më të fortëve apo e më të dobëtëve? - Të drejtat e njeriut
Cilat të drejta të njeriut kemi ushtruar në këto mësime? (Kopje të Fletët e punës së nxënësit 2.5, Deklarata Universale e të Drejtave të Njeriut, dhe 2.6, Konventa Evropiane për të Drejtat e Njeriut, ofrohen në këtë pikë.)
Udhëzime:
- Duhet të ketë heshtje gjatë gjithë ushtrimit – kështu e ka emrin edhe ushtrimi “muri i heshtjes”. Ai është një diskutim në formë të shkruar.
- Çdo nxënës mund të shkruajë sa të dëshirojë.
- Kërkesa minimale: dy shënime, secili në dy “mure të heshtjes”.
- Nxënësit mund të shkruajnë përgjigjen e tyre për pyetjen kyçe ose të komentojë për atë që ka shkruar një nxënës tjetër. Për këtë, mund të përdoren shigjeta, vija dhe simbole.
- Nxënësit mund të ecin përqark ose të qëndrojnë në një poster.
Hapi 1.2: Nxënësit shkruajnë idetë e tyre në “muret e heshtjes”.
Nxënësit kryejnë ushtrimin e reflektimit sipas udhëzimeve. Mësuesi ndjek shkëmbimin e ideve dhe mendimeve, por nuk merr pjesë. Mësuesi këmbëngul që sundimi i heshtjes të respektohet në mënyrë rigoroze nga të gjithë.
Kjo fazë zgjat 10-15 minuta.
Faza 2: Diskutimi në vijim
Mësuesi kërkon që nxënësit të zënë vendet e tyre (rreth me karrige ose në një shesh të hapur) dhe shpall fazën tjetër: diskutim që drejtohet nga mësuesi.
Së pari nxënësit duhet të bien dakord për temat që duan të diskutojnë. Mësuesi i bën ata të vetëdijshëm për nevojën për të bërë një zgjedhje në kohën në dispozicion. Kjo sugjeron fokusimin në një ose dy “mure të heshtjes” në vend të komentimit shkurtimisht për secilin. Megjithatë, kjo është çështje që vendoset nga nxënësit.
Një diskutim i tillë është pjesë e të mësuarit konstruktivist. Mësuesi nuk mundet dhe nuk nevojitet, të parashikojë çfarë do të thonë nxënësit. Detyra e mësuesit është të japë strukturën për kontributet e nxënësve.11
Faza 3: Reagimet (rreth e rrotull me “ndriçimin”)
Mësuesi shpall fundin e diskutimit me qëllim që të mund të mbahet një raund përfundimtar reagimesh për njësi. Metoda përbëhet nga një raund deklaratash “ndriçuese”. Çdo nxënës plotëson deklaratën e mëposhtme:
“Gjëja më interesante apo e rëndësishme që kam mësuar në këtë kapitull është …”
Nga ana tjetër, çdo student bën një deklaratë të shkurtër prej 1-2 fjali. Komentet nuk lejohen. Nxënësit janë të lirë të përsëritin dhe të theksojnë deklaratat e njëri-tjetrit.
Reagimet mbështetin nxënësit në ndërtimin e një pjesë të të mësuarit të qëndrueshëm. Mësuesi merr informacion me të cilat mund të vlerësojë njësinë. Si nxënësit edhe mësuesit mund të tërheqin idetë për planifikim të punës së tyre të ardhshme në EQD/EDNJ (lidhje me kapitull të tjera, zgjerime).
10. This method is a variation of Exercise 7.1, “The wall of silence”, in Teaching democracy, EDC/HRE Volume VI, Council of Europe Publishing, Strasbourg, 2008, p. 62.
11. Shih kapitullin në hyrjen e të mësuarit konstruktivist.