Materialet për mësuesit 3C: Sugjerime për zgjerime dhe detyra shtesë

Living Democracy » Textbooks » Pjesëmarrja në demokraci » Pjesa 1: Pjesëmarrja në komunitet » KAPITULLI 3: DIVERSITETI DHE PLURALIZMI » Materialet për mësuesit 3C: Sugjerime për zgjerime dhe detyra shtesë

1. Si i reflektojnë partitë ndasitë sociale?

Fletët e punës së  nxënësit  3.5 dhe diskutime

  • Çfarë ndasish ekzistojnë në shoqërinë tonë?
  • Si i pasqyrojnë këto ndasi partitë në vendin tonë?
  • Çfarë vendimesh dhe kompromisesh janë bërë?

2. Pluralizmi

  • Çfarë grupesh interesi dhe OJQ-të janë të pranishme në politikë?
  • Cilat interesat janë të organizuara më mirë? Cilat nuk janë?
  • 3. Kompromisi

Në demokraci, pluralizmi gjeneron nevojën për kompromise. Për këtë ka pikëpamje të ndryshme:

  1. Nga pikëvështrimi i lojtarit individual: kompromisi është çmimi që paguhet për pushtetin. Idetë e mira lihen mënjanë për një zgjidhje të dytë më të mirë.
  2. Nga një pikëpamje e përgjithshme: pluralizmi gjeneron konkurrencë; lojtarët mbajnë njëri-tjetrin në kontroll dhe sigurojnë që asnjë prej tyre nuk bëhet shumë i fuqishëm. Pluralizmi në shoqëri ka të njëjtin efekt si bëjnë kontrollet dhe balancat në kushtetutë.
  3. E parë nga këndvështrimi i prodhimit: Pluralizmi gjeneron nevojën për kompromis. Vendimet që shkojnë në ekstreme janë të rralla. Kjo mbështet kohezionin social.
  • Cila nga këto pikëpamje konfirmohen nga realiteti në vendin tuaj, p.sh. një rast studimi?

4. Krahasimi i demokracisë dhe diktaturës

Fletët e punës së  nxënësit  3.4

  • Si i trajtojnë demokracitë dhe diktaturat interesat dhe pikëpamjet e ndryshme?
  • Çfarë vendimesh merren? (Kriteri i krahasimit: përfshirja e interesave, efikasiteti, artikulim i kritikës, roli i mediave.)

5. Dy dimensionet e politikës

Max Weber:13

  1. “Politika mund të krahasohet me hapjen e ngadalshme, por me pasion  dhe gjykim të shëndoshë, të vrimave në një cope druri të trashë.”
  2. “Kushdo që është aktiv në politikë përpiqet për pushtet.”
  • Si i përjetuam të dy dimensionet e politikës në këtë kapitull?
  • Si i balancojnë aktorët e politikës këto dy dimensione në vendin tonë?

13. Max Weber, “Politics as a Vocation”, pp. 2, 34 (www.sscnet.ucla.edu/polisci/ethos/Weber-vocation.pdf); quotations edited by the author.