Konflikti i peshkimit

Si mund ta zgjidhim dilemën e qëndrueshmërisë?

Hyrje për mësuesit

1. Çfarë trajton ky kapitull?

Ky kapitull përqendrohet në çështjen e  menaxhimit të burimeve të  përbashkëta. Nëse vendimmarrësit politikë, kompanitë dhe qytetarët nuk arrijnë të zgjidhin problemet e këtij lloji, ato mund të çojnë në konflikte serioze, madje edhe në luftë.

Për të ilustruar çështjen, imagjinoni situatën e përditshme si më poshtë vijon: në një kinema, plot me vizitorë, një person i vogël nuk mund të shohë mirë sepse një gjigand 1.90 metra i gjatë është ulur para vendit të tij. Pra, personi i shkurtër ngrihet lart. Por tani jan spektatorët e tjerë që kanë pamjen e bllokuar dhe kështu që ata ngrihen e qëndrojnë në këmbë. Në fund, të gjithë në kinema janë në këmbë. Askush nuk mund të shohë më mirë se më parë dhe, për më tepër, qëndrimi në këmbë është i pakëndshëm. Në fakt, tani situata është edhe më e padrejtë se më parë, pasi njerëzit e shkurtër nuk mund të shohin asgjë.

Ky shembull ka shumë të përbashkëta me problemet e menaxhimit të burimeve të “mëdha”, për shembull, për peshkimin. Probleme të tilla janë të vështira për t’u zgjidhur, sepse ato kanë dy dimensione, si e tregon edhe shembulli i kinemasë:

  1. Çfarë rregulli është i nevojshëm në kinemanë për t’u garantuar të gjithë spektatorëve një pamje të mirë? (Çështja.)
  2. Në çfarë mënyre mund të zbatohet ky rregull, nëse dikush në kinema e thyen atë? (Dimensioni institucional.)

Përveç mbipeshkimit, shembuj të tjerë të problemeve të menaxhimit të burimeve  të “mëdha” janë: ngrohja globale, depozitimi i mbetjeve bërthamore dhe mbipërdorimi i burimeve të ujërave nëntokësore. Në kët “lojë” përfshihen shumë lojtarë me interesa konkurruese  (dimensioni i çështjes). Në nivel global, nuk ka super-shtet që mund të zbatojë një rregull mbi shtetin sovran (dimensioni institucional). Por presioni i problemeve si ngrohja globale dhe ndryshimet klimatike është në rritje dhe, për këtë arsye, liderët politikë dhe qytetarët e gjithë botës duhet të bëjnë përpjekje për të gjetur një zgjidhje.

Loja e peshkimit trajton problemin e mbipeshkimit, duke u fokusuar në çështjen e qëndrueshmërisë, dimensioni i parë të problemit. Detyra do të bëhej shumë e ndërlikuar për nxënësit në se do të përfshinte   edhe dimensionin institucional; megjithatë, ka mundësi që dimensioni institucional të përfshihet duke zgjeruar dhe lidhur lojën e peshkimit me njësinë 5. Shih hyrjen në njësinë 5 për informacion të mëtejshëm për këtë opsion.

2. Loja e peshkimit

Loja e peshkimit është detyra kryesore në këtë kapitull, duke përdorur një qasje të  të mësuarit e bazuar te detyra. Nxënësit përballen me një problem dhe duhet të gjejnë një zgjidhje – nën presionin e kohës – sikundër ata duhet të përballen shpesh në realitet. Nxënësit reflektojnë për përvojat e tyre në mësimet 3 dhe 4.

Në lojën e peshkimit, nxënësit përballen me problemin e  menaxhimit të një burimi të përbashkët. Loja e peshkimitështë projektuar rreth një skenari që duket   mjaft i thjeshtë. Nxënësit formojnë katër grupe dhe veprojnë si katër ekipet e peshkatarëve që jetojnë në fshatrat përreth një liqeni. Sasia e peshkut në liqen është burim i përbashkët i peshkatarëve dhe burimi i tyre i vetëm i të ardhurave. Nxënësit do të bëhen menjëherë të vetëdijshëm se interesi i tyre i përbashkët është për të shmangur shtimin e skajshëm të  magazinave të peshkut.

Megjithatë, nuk ka rregulla për këtë dhe nuk ka as institucione të tilla si këshilli i komunitetit të peshkatarëve, ku lojtarët mund të komunikojnë dhe të diskutojnë problemet. As peshkatarët nuk kanë ndonjë ide se sa peshk mund të kapin, pa dëmtuar riprodhimin e rezervave të peshkut. Nxënësit kanë për detyrë të identifikojnë të gjitha këto probleme, dhe të ndërmarrin veprime.

Mësuesi menaxhon të lojës. Para fillimit të lojës, lojtarët marrin udhëzime të paqarta si të veprojnë,  “Kapni peshk sa të mundeni.” Lojtarët mund t’i lexojnë udhëzimet në dy mënyra:

  • “Si një ekip individual, maksimizoni të ardhurat tuaja.” (Maksimizimi afatshkurtër i fitimit.)
  • “Si komunitet, sigurohuni që të kapni sa më shumë peshk në plan afatgjatë.” (Qëndrueshmëria afatgjatë.)

Përvoja ka treguar se nxënësit zakonisht miratojnë qëllimin e maksimizimit afatshkurtër të fitimit. Disa grupe kapin më pak, por shumë shpejt zbulojnë se ata nuk janë vetëm më të varfër, por edhe nuk mund të shpëtojnë rezervat e peshkut me përpjekje të pakoordinuara. Një skenar i shpejt tregon rezervat e peshkut që janë në rrezik të mbarojnë dhe hendekun që mund të rritet mes  fshatrave të pasura dhe të varfra. Lojtarët mund të përjetojnë ndjenja të forta, kur loja prodhon, për herë të parë, fitues dhe humbës, para se komuniteti i tërë të rrëshqasë  në varfëri.

Nxënësit përballen me një sfidë të frikshme:

  • Ata duhet të bëjnë  përpjekje të përbashkëta për të zgjidhur problemet.
  • Ata duhet të fillojnë të komunikojnë.
  • Ata duhet të mbledhin informacion për riprodhimin e rezervave të peshkut dhe të përpilojnë një plan për peshkim të qëndrueshëm.
  • Ata do të zbulojnë se kanë nevojë për një kornizë institucionale për të siguruar që të gjithë do të ndjekin rregullat për të cilat kanë rënë dakord për të ruajtur rezervat e peshkut.
  • Së fundi, ata duhet të bien dakord për një rregull se si të shpërndajnë në mënyrë të drejtë peshkun e kapur.

Loja e peshkimit, sa e thjeshtë mund të duket në hartimin e saj, e çon nxënësin në zemër të disa prej  çështjevfe globale të shekullit të 21-të dhe u mundëson atyre përvojën për atë se çfarë është politika – zgjidhjen urgjente të problemeve që rrezikojnë një komunitet ose edhe vetë  njerëzimin.

3. Reflektim

Nxënësit mund të ketë sukses në zgjidhjen e disa prej problemeve në të cilat janë të përfshirë ose mund të dështojnë. Është e rëndësishme që, në fazën e reflektimit, nxënësit të kuptojnë se një dështim i tillë nuk është diçka për t’u turpëruar. Për një person, dështimi është rezultat më i zakonshëm se sa suksesi dhe e dyta, loja e peshkimit nuk është një detyrë e thjeshtë shkolle, por qëndron për një problem kompleks politik. Askush nuk e di paraprakisht zgjidhjen e duhur për një problem politik; ne duhet të përpiqemi të gjejmë një të tillë.

Në lojën e peshkimit, nxënësit kanë zbuluar një grup kompleks pyetjesh, disa prej të cilave mund të  të lidhen me modelin e qëndrueshmërisë (Fletën e punës së  nxënësit 4.2):

  • Cili është niveli optimal i peshkimit që është në përputhje me riprodhimin e rezervave të peshkut?
  • Si mund të sigurohemi se ky bilanc i prodhimit maksimal (qëllimi i rritjes ekonomike) dhe mbrojtja e rezervave të peshkut (qëllimi i mbrojtjes së mjedisit) të punojë pa pushim, sot dhe në të ardhmen?
  • Çfarë është  ndarje e drejtë e përpjekjeve të punës dhe e prodhimit të peshkimit në  katër fshatrat  në komunitet?

V4_P113_ALB

Modeli i qëndrueshmërisë (Fletët e punës së  nxënësit 4.2)

Modeli i qëndrueshmërisë i përfshin të tre pyetjet. Ato qëndrojnë për tre qëllimet themelore: të rritjes ekonomike, mbrojtjes së mjedisit dhe përhapjes së drejtësisë në shoqëri; ato lidhen me dy dimensione kohore (interesat e brezave të sotëm dhe të ardhshëm), dhe hapësirën ​​(dimensionin global – veri dhe jug).

Modeli i qëndrueshmërisë përshkruan dy dilemat që shfaqen në se një lojtar përpiqet të arrijë vetëm një qëllim, për shembull, fitimin në dëm të mbrojtjes së burimeve dhe një ekuilibër të qëllimeve në një strategji të suksesshme të qëndrueshmërisë. Fleta e punës së nxënësit  4.3 udhëzon nxënësit që të reflektojnë për implikimet e “kapjes sa më shumë peshk të jetë e mundur ” nga këto dy këndvështrime, qëllimi i përfitimeve të përkohshme për një lojtar dhe baraspesha e qëndrueshme.

Në kuadër të lojës, është e mundur një zgjidhje optimale e cila mund të  përcaktohet në shifra; mësuesi mund ta ofrojë këtë zgjidhje (Fleta e punës së  nxënësit  4.4) për të mbështetur nxënësit nëse është e nevojshme.

Kjo analizë do të nxisë nxënësit që të drejtojnë pyetjen se pse arritja e zhvillimit të qëndrueshëm në një shkallë të gjerë është kaq e vështirë dhe çfarë mund të bëjë qytetari si individ për të mbështetur këtë qëllim.

Mundësi për zgjerimin e kapitullit

1. Lidhja e njësive 4 dhe 5

Siç u përmend më lart, nxënësi mund të shqyrtojë se si korniza institucionale mund t’i shërbejë nevojave të peshkatarëve sa më mirë që të jetë e mundur. Ky mund të jetë një kuadër rregullash, një organizëm i autoritetit shtetëror për ta zbatuar atë ose një marrëveshje e ndërsjellë në mes të të barabartëve. Nxënësit mund të vazhdojnë lojën e peshkimit dhe të zbatojnë institucionin e tyre si mjet, duke e vënë atë në provë.

2. Detyrë kërkimore

Është e qartë se loja e peshkimit qëndron për çështje politike, duke filluar nga ato të komunitetit lokal deri tek ato të nivelit global. Siç u përmend më lart, emetimet e CO2, mbipeshkimi, depozitimi i mbetjeve bërthamore dhe konsumimi i tepruar i burimeve të ujërave nëntokësore janë shembuj të çështjeve të tilla.

Një studim i njërit prej këtyre ose i çështjeve të tjera, është i mundur edhe në kuadrin e zgjerimit të një detyre në klasë ose si projekt kërkimor. Në këtë rast, nxënësve u jepet në mësim të raportojnë për rezultatet e tyre dhe  të diskutojnë hapat e mëtejshëm që do të ndërmerren.

Koncepti kyç i konfliktit

Të gjithë ne kemi përjetuar konflikte dhe, për shumicën prej nesh, ai është i pakëndshëm. Në shoqëritë pluraliste dallimet në mes  njerëzve me interesa dhe vlera të ndryshme kanë tendencë të rriten, që si pasojë rrit mundësinë për konflikt.

Komunitetet politike përballen me sfidën e gjetjes së mënyrave të trajtimit të konflikteve. Demokracia është një sistem që tenton ta qytetërojë konfliktin. Ajo mundëson një kornizë në të cilën mund të trajtohet konflikti jo përmes dhunës, por me anë të fjalës së folur. Shkëmbimi i argumenteve dhe një artikulim i qartë i interesave të ndryshme është i dobishëm, sepse mundëson një pasqyrë të qartë të nevojave dhe interesave që kanë grupet e ndryshme në shoqëri dhe që duhet të merren parasysh kur merren vendime.

Në shoqëritë pluraliste me një kushtetutë demokratike, konfliktet zakonisht zgjidhen përmes kompromiseve. Kjo është më efikase në qoftë se konflikti ka të bëjë me shpërndarjen e burimeve të pamjaftueshme, p.sh. të ardhurat, koha, uji etj. Konfliktet që përqendrohen në ideologji – vlera të ndryshme, besime fetare etj janë më të vështira për t’u zgjidhur nga kompromisi; këtu duhet të gjendet ndonjë mënyrë e bashkëjetesës paqësore. Konfliktet që përqendrohen në identitetin – ngjyrën, origjinën etnike – nuk mund të zgjidhen, por duhet të mbahen nën kontroll nga një “shtet i fortë”.

Mundësia për konflikt është e pranishme kudo dhe sa herë që njerëzit bashkëveprojnë me njëri-tjetrin. Në EQD/EDNJ, nxënësit mund të mësojnë të kuptojnë konfliktin si diçka “normale” dhe të  mos  kenë frikë prej tij. Në të vërtetë, ata duhet të zotërojnë aftësitë për të trajtuar konfliktin përmes negociatave dhe përgjegjshmërisë – me vullnet për të shqyrtuar këndvshtrimn  dhe interesat e të tjerëve dhe për të mbrojtur të drejtat e të gjithë pjesëmarrësve në zgjidhjen paqësore të konflikteve. Ky manual mund të lexohet si një seri trajnimesh për aftësimin për zgjidhjen e konflikteve. Pjesëmarrje në demokraci do të thotë pjesëmarrje në zgjidhjen e konfliktit.

 

Zhvillim kompetencash: lidhje me  kapitujt e tjera në këtë vëllim

Çfarë tregon kjo tabelë

Titulli i këtij manuali, Pjesëmarrja në demokraci, përqendrohet në kompetencat e qytetarit aktiv në demokraci. Kjo matricë tregon potencialin e efekteve të sinergjisë midis kapitujve të këtij manuali. Matrica tregon se çfarë kompetencash zhvillohen në kapitullin 4 (rreshtat e theksuara në tabelë). Kolona me kornizë më të theksuar tregon kompetencat e vendimmarrjes dhe të veprimit politik, e theksuar më fuqishëm për shkak të lidhjeve të tyre të ngushta me pjesëmarrjen në demokraci. Rreshtat e mëposhtme tregojnë lidhjet me  kapitujt e tjera në këtë manual: çfarë kompetencash janë zhvilluar në këto  kapituj që mbështesin nxënësit në njësinë 4?

Si mund të përdoret kjo matricë

Mësuesi mund ta përdorë këtë matricë si një mjet për planifikimin e orëve në EQD/EDNJ në mënyra të ndryshme.

  • Kjo matricë i ndihmon mësuesit që kanë marrë pjesë në  vetëm pak orë mësimi për EQD/EDNJ: Mësuesi mund të zgjedhë vetëm këtë  kapitull dhe të heqë të tjerët, pasi ai e di se disa kompetenca kyçe zhvillohen, në një masë të caktuar, në këtë  kapitull – për shembull, marrja e përgjegjësisë, analiza e problemeve, aftësitë negociuese.
  • Matrica ndihmon mësuesit të shfrytëzojnë pasojat e sinergjisë që i ndihmojnë nxënësit të trajnohen në kompetenca të rëndësishme në mënyrë të përsëritur, në kontekste të ndryshme që janë të ndëlidhura në shumë mënyra. Në këtë rast mësuesi zgjedh dhe kombinon disa njësi.
Kapitujt Dimensionet e zhvillimit të kompetencave

 

Qëndrime dhe vlerat

Analiza dhe gjykimi politik Metodat dhe aftësitë

Pjesëmarrja në demokraci

Vendimmarrja dhe veprimi politik

4 Konflikti

Konflikti dhe analiza e dilemës

Ndërvarësia    Qëndrueshmëria

Identifikimi i problemeve komplekse Negocimi Kompromisi Koordinimi i politikave

Gatishmëria për kompromis

Përgjegjësia

2 Përgjegjësia Analiza e dilemës Shqyrtimi i pasojave të zgjedhjes Njohja e ndërsjellë
3 Diversiteti dhe pluralizmi Mundësia për konflikt në shoqëritë pluraliste Negocimi
5 Rregullat dhe ligji Rregullat janë mjete” për trajtimin e konflikteve” Analiza e problemit dhe zgjidhjet Projektimi dhe zbatimi  i një kuadri institucional të rregullave për zgjidhjen e konfliktit
6 Qeverisja dhe politika Politika – proces i zgjidhjes së problemeve dhe konflikteve Përshkrimi dhe analiza e procesit të vendimmarrjes politike Pjesëmarrja në debate publike të vendimmarrjes
7 Barazia Konflikti midis grupeve të shumicës dhe pakicës Projektim do të thotë baraspeshim i interesave të grupit Miratimi i këndvështrimeve të të tjerëve
8 Liria Fjala e folur – mjeti për zgjidhjen qytetare të konflikteve Argumentimi Strategjitë e argumentimit Shpirti Volterian”: vlerësimi i lirisë së mendimit dhe i shprehjes për të gjithë

NJËSIA 4: Konflikti – Konflikti i peshkimit

Si mund ta zgjidhim dilemën e qëndrueshmërisë?

Tema e mësimit Trajnimi i kompetencave /objektivat e të mësuarit Detyrat e nxënësve Materialet dhe burimet Metoda

Mësimi 1

Loja e peshkimit (1)

Analiza e një situate komplekse, marrjen e vendimeve nën presionin e kohës.

Nxënësit bëhen të vetëdijshëm për dilemat e përfshira në ruajtjen e qëndrueshmërisë.

Nxënësit identifikojnë problemet dhe zhvillojnë zgjidhje dhe strategji.

Materiale për mësuesit  4,1-4,4.

Makinë llogaritëse ose kompjuter.

Rripa letre (gjerësi A4), markera.

Të mësuarit me bazë detyre.

Mësimi 2

Loja e peshkimit (2)

Negocimi i një kompromisi.

Ndërvarësia, konflikti i interesave.

Nxënësit analizojnë një problem kompleks.

Nxënësit duhet të bashkëpunojnë për të arritur në një zgjidhje

të përbashkët.

Materiale për mësuesit  4,1-4,4.

Makinë llogaritëse ose kompjuter.

Rripa letre (gjerësi A4), markera.

Të mësuarit me bazë detyre.

Mësimi 3

Si mund të kapim “sa më shumë peshq”?

Të menduarit analitik: lidhja e përvojës me një koncept ose model abstrakt.

Modeli i qëndrueshmërisë së qëllimeve.

Nxënësit reflektojnë për përvojën e tyre në lojën e peshkimit.

Fletët e punës së  nxënësit  4.2.

Fletët e punës së  nxënësit  4.3 (opsionale).

Raportim.

Diskutim plenar.

Punë individuale.

Mësimi 4

Si mund të arrijmë qëndrueshmërinë?

Analiza dhe gjykimi: Reflektimi për përvojën përmes analizave në bazë të konceptit.

Nxitjet ndikojë fuqishëm në sjelljen tonë. Efekti i stimujve mund të kontrollohet nga rregullat (e jashtme) ose nga përgjegjësia (vetëkontrolli).

Nxënësit zbatojnë konceptet në përvojën e tyre personale. Fletët e punës së  nxënësit  4.2.

Prezantime.

Diskutime plenare.

Të dhëna nga mësuesi.