Kjo matricë përmbledh informacionin që i nevojitet një mësuesi për planifikimin dhe zhvillimin e mësimit.

Trajnimi i kompetencave i referohet drejtpërdrejt EQD / EDNJ.

Objektivi i mësimit tregon atë që nxënësit njohin dhe kuptojnë.

Detyra e nxënësit, së bashku me metodën, formojnë bërthamën e procesit mësimor.

Materialet në listën e plotë e mbështetin përgatitjen e mësimit.

Koha në dispozicion na jep një udhëzues të përafërt për menaxhimin e kohës së mësuesit.

Trajnimi i kompetencës Negocimi i një kompromisi.
Objektivat e të mësuarit Ndërvarësia, konflikti i interesave.
Detyrat e nxënësve Nxënësit analizojnë një problem kompleks.
Nxënësit duhet të bashkëpunojnë për të ofruar një zgjidhje të përbashkët.
Materialet dhe burimet Materiale për mësuesit 4,1-4,4:
4.1 Kopjet e fletëve për shënime për grupet.
4.2 Riprodhimi i hartës së popullsisë së peshkut (për mësuesin).
4.3 Grafiku me të dhënat (tabela, dërrasë e zezë ose fletë  transparente).
4.4 Diagram me të dhënat (tabelë, dërrasë e zezë ose fletë  transparente).
Makinë llogaritëse ose kompjuter.
Shirit letre (gjerësi A4), lapustil.
Metoda Të mësuarit me bazë detyre.
Koha në dispozicion 1. Loja e peshkimit (raundi 4). (7 min)
2. Negociatat. (15 min)
3. Loja e peshkimit (raundet 5-7). (20 min)

 

Informacion

Nxënësit vazhdojnë me lojën e peshkimit, duke luajtur edhe tre ose katër raunde të tjerë.

Pas raundit të 4, mësuesi i nxit ata të flasin me njëri-tjetrin, në qoftë se ata ende nuk e kanë bërë këtë. Kohëzgjatja ndalet, për t’i dhënë nxënësve një mundësi për të shkëmbyer pikëpamjet dhe sugjerimet e tyre. Mësuesi vendos se sa do zgjasë kjo periudhë para se nxënësit të vazhdojnë.

 

Përshkrimi mësimit

Faza 1: Nxënësit luajnë një raund

Mësuesi paraqet rezultatet. Nëse nxënësit marrin iniciativën, mësuesi i lejon ata të shkojnë përpara dhe për këtë u jep kohën e duhur. Mësuesi njofton se intervali ndërmjet stinëve të peshkimit është zgjatur edhe me 10 minuta.

Faza 2: Negociatat

Nxënësit përballen me një problem serioz – mbipeshkimi – dhe ata nuk kanë një kuadër institucional për t’i mbështetur (rregulla  komunikimi, sistem të rregullave dhe kontrolleve të peshkimit etj), veçse në rast se ata e krijojnë atë vetë.

Mësuesi nuk duhet të marrë pjesë në diskutimet e nxënësve (as si këshilltar, as si komentues, as si kryetar, as si trajner etj), por shikon dhe dëgjon me kujdes. Mundësitë e të mësuarit në trajtimin e mësimit me bazë detyrat qëndron në problemet dhe, si në jetën jashtë shkollës, nxënësit duhet të përballen vetë.

Faza 3: Nxënësit luajnë tri raundet e fundit

Mësuesi u kërkon nxënësve që të vazhdojnë lojën me ritmin e tyre normal. Në varësi të rezultatit nga negociatat, lojtarët mund të ndryshojnë politikën e tyre të peshkimit dhe rezultatet tregojnë sukses në shmangien e shkatërrimit të fondit të peshqve.