Mësimi 3: Si mund të kapim “sa më shumë peshq”?
Living Democracy » Textbooks » Pjesëmarrja në demokraci » Pjesa 2 – Pjesëmarrja në politikë: zgjidhja e konfliktit, zgjidhja e problemeve » KAPITULLI 4: KONFLIKTI » Mësimi 3: Si mund të kapim “sa më shumë peshq”?Shpjegimi dhe reflektimi
Kjo matricë përmbledh informacionin që i nevojitet një mësuesi për planifikimin dhe zhvillimin e mësimit. Trajnimi i kompetencave i referohet drejtpërdrejt EQD/EDNJ. Objektivi i mësimit tregon atë që nxënësit njohin dhe kuptojnë. Detyra e nxënësit, së bashku me metodën, formojnë bërthamën e procesit mësimor. Materialet në listën e plotë e mbështetin përgatitjen e mësimit. Koha në dispozicion na jep një udhëzues të përafërt për menaxhimin e kohës së mësuesit. |
|
Trajnimi i kompetencës | Të menduarit analitik: lidh përvojë me një koncept apo model abstrakt. |
Objektivat e të mësuarit | Modeli i qëllimeve të qëndrueshmërisë. |
Detyrat e nxënësve | Nxënësit reflektojnë për përvojën e tyre në lojën e peshkimit. |
Materialet dhe burimet |
Fletët e punës së nxënësit 4.2. Fletët e punës së nxënësit 4.3 (opsionale). |
Metoda | Sqarimi i deklaratave. Diskutim plenar. Punë individuale |
Koha në dispozicion | 1. Përmbledhja: nxënësit dalin nga rolet e tyre. (15 min) |
2. Nxënësit eksplorojnë paqartësitë në udhëzim, “Përpiquni të kapni sa më shumë peshk që të jetë e mundur”. (10 min) | |
3. Modeli i qëllimeve të qëndrueshmërisë. (15 min) |
InformacionPërmbledhja: nxënësit dalin nga rolet e tyre. Këtu mund të përfshihen ndjenja të forta. Qasja induktive me modelin e qëllimeve të qëndrueshmërisë: nxënësit zhvillojnë kategoritë e qëllimit të modelit të qëndrueshmërisë prej deklaratave të tyre përmbledhëse. Ushtrim në të menduarit abstrakt. Të mësuarit konstruktivist: nxënësit krijojnë kontekstin në të cilin ata e kuptojnë dhe kanë nevojë për modelin e qëndrueshmërisë. Në vend që t’i kërkojnë mësuesit, ata drejtojnë pyetjet në kohën e reflektimit. |
Përshkrimi i mësimit
Faza 1: Përmbledhja
Nxënësit dalin nga rolet e tyre në lojën e peshkimit
Mësuesi bën shënimet në tabelë ose në dërrasë e zezë, duke lënë hapësirë për një kolonë të dytë.
Nga nxënësit mund të pritet të shprehin ndjenja të forta:
- Konflikt mes fituesve dhe humbësve.
- Peshkatarë të pasur dhe të varfër.
- Shkatërrim i burimeve natyrore.
- Rënie e prodhimit të përgjithshëm të peshkimit (varfërimi i të gjithë komunitetit të peshkimit).
- Negociata të vështira, p.sh. mungesa e përgjegjësisë, disa partnerë jo të gatshëm për bashkëpunim.
- Vështirësi për të marrë informacion me rëndësi jetike. Hamendësime të shtuara në mbipeshkim.
- Nuk ka autoritet për të zbatuar rregullat.
- Nuk ka shpërblim për politikë të përgjegjshme të peshkimit – peshkim më i pakët do të thotë varfëri dhe kapje shtesë për peshkatarët e tjerë.
Faza 2: Refleksion
Nxënësit eksplorojnë paqartësinë në udhëzim, “Mundohuni të kapni sa më shumë peshk që të jetë e mundur”
Mësuesi shpjegon se nxënësit kanë paraqitur një problem të ndërlikuar. Për të kapërcyer probleme të tilla, hapi i parë është t’i kuptosh ato. Ashtu si në mjekësi, mjeku ka nevojë për një diagnozë para se ai të mund të vendosë se çfarë lloj terapie të zbatojë.
Mësuesi kujton nxënësit për mësimet që kanë marrë para se të fillonin lojën e peshkimit dhe shkruan frazën në dërrasën e zezë ose në tabelë: “Mundohuni të kapni sa më shumë peshk që të jetë e mundur”.
Mësuesi i kërkon nxënësve të kujtojnë se si e kanë kuptuar këtë udhëzim dhe cili ishte qëllimi i tyre kur përcaktuan kuotën e peshkimit. Ata duhet të mendojnë për tri pika:
“Përpiquni” – Kush duhet të përpiqet?
“Sa më shumë të jetë e mundur” – Cili është kufiri i “mundësisë”?
Ata qëndrojnë një minutë në heshtje. Më pas mësuesi kërkon reagimet e tyre. Nxënësit shpjegojnë se si e kanë kuptuar udhëzimin dhe japin arsyet e tyre. Kur është formuar një pasqyrë e qartë, mësuesi shënon deklarimet kryesore në dërrasën e zezë (tabelë).
Nëse nxënësit raportojnë se ata e përqafuan këndvështrimin e fshatit të tyre, duke u fokusuar në interesat e tyre, nëse është e nevojshme edhe në kurriz të të tjerëve dhe të mjedisit, rezultati do të ishte si në tabelën e mëposhtme. Por ndoshta, disa nxënës përfshijnë këndvështrime të tjera. Në këtë rast, rezultati do të vijë më pranë pikturës së plotë (shih tabelën e dytë).
Qëllimi i lojës së peshkimit “Të përpiqemi të kapim sa më shumë peshq që t jetë e mundur” |
|||||
Kush | Sa më shumë të jetë e mundur | Kur? | |||
Varka jonë? | Vendosja e kufirit | Sot | |||
Me numër | |||||
Mirëqenie për ne | Mirëqenie për ne | Mirëqenie për ne |
Nëse ata kanë zbatuar këndvështrimin e ngritjes së mirëqenies së fshatit të tyre, rezultati do të jetë i mrekullueshëm. Nxënësit do të shohin se duke ngushtuar fokusin në “vetëm mirëqenie për ne” ata kanë sjellë në mënyrë kolektive katastrofën.
Kjo i jep shkas ngritjes së pyetjes nëse nxënësit mund të imagjinonin ndonjë alternativë, duke lexuar në mënyrë më konstruktive qëllimin “për të kapur sa më shumë peshk që të mundemi”.
Nga ana tjetër, në qoftë se nxënësit do të përfshinin qëllime të tjera, të tilla si mbrojtja e burimeve të peshkut ose përgjegjësi për fshatrat e tjera në komunitetin e liqenit, kontradiktat në përcaktimin e qëllimit bëhet menjëherë e dukshme.
Nxënësit mund të kontrollojnë nëse udhëzimi fillestar duhet të ndryshohet. Megjithatë, në qoftë se ata bien dakord me supozimin e modelit se peshqit në liqen janë i vetmi burim proteine në dispozicion, ata do ta pranojnë atë.
Në fund, cilido të jetë drejtimi që ka marrë diskutimi, nxënësit duhet të kenë kuptuar dhe pranuar se “kapja e sa më shumë peshqve” mund të përkufizohet në mënyra të ndryshme, gjë që nënkupton edhe pasoja të ndryshme.
Mësuesi i përmbledh opinionet e nxënësve dhe i shton ato në dërrasë:
Qëllimi i lojës së peshkimit “Të përpiqemi të kapim sa më shumë peshq që t jetë e mundur” |
|||||
Kush | Sa më shumë të jetë e mundur | Kur? | |||
Varka jonë | Të gjithë ne | Vendosja e kufirit | Sot | Në vazhdimësi | |
Me numër | Me shkallë pakësimi | ||||
Mirëqenie për ne | Mirëqenie për gjithë | Mirëqenie për ne | Mbrojtje e burimeve | Mirëqenie për ne | Përgjegjësi (mjedis, brezat e ardhshëm) |
Konflikt | Paqe | Konflikt | Paqe | Konflikt | Paqe |
Kjo tablo mund t’i nxisë nxënësit për të ngritur pyetje të reja.
Në mënyrë të qartë, alternativat janë shumë më të ndjeshme se sa këmbëngulja në “mirëqenie për ne” në kurriz të gjithë të tjerëve, pasi rezultati do të jetë konflikti. Por pse vallë, ne lojtarët, nuk u përpoqëm për të balancuar këto objektiva që në fillim dhe pse ishte kaq e vështirë për të rënë dakord për këto qëllime gjatë negociatave?
Faza 3: Modeli i qëllimeve të qëndrueshmërisë
Hapi 3.1: Nxënësit i lidhin diskutimin e tyre me modelin
Mësuesi shpërndan Fletën e punës së nxënësit 4.2 (Modeli i qëllimeve të qëndrueshmërisë). Nxënësve u jepen detyrat për identifikimin e qëllimit në modelin që ata sapo kanë diskutuar (“mirëqenie për ne” – “mirëqenie për të gjithë” – “mbrojtja e mjedisit” – “përgjegjësi për brezat e ardhshëm”).
Nxënësit përgjigjen pas një periudhe të shkurtër të studimit të heshtur. Ata do të identifikojnë qëllimet në trekëndëshin në broshurë, dhe, në varësi të diskutimit të mësipërm, qëllimeve të mëtejshme.
Mësuesi i referohet shënimet shpjeguese (kuptimin e shigjetave me dy maja, dimensionet e qëllimeve: qëllimet e qëndrueshmërisë, dimension kohë, dimensioni global).
Hapi 3.2: Dhënia e detyrës së shtëpisë: nxënësit përgatisin kontributin e tyre për mësimin e ardhshëm
Mësuesi u jep nxënësve një pjesë të detyrave të shtëpisë. Ata duhet të përgatisin një reagim, që do të dorëzohet në fillim të mësimit të ardhshëm. Ata marrin udhëzimet e mëposhtme: (shih Materiale për mësuesit 4.5).
Nëse ju dëshironi, ju mund t’i referoheni shembujve konkretë. Përgatiteni deklaratën tuaj në formë të shkruar. |
Nëse është e nevojshme, për t’i mbështetur nxënësit, mësuesi mund të shpërndajë fletën e punës së nxënësit 4.3.