Mësimi 3: Cilat rregulla na shërbejnë më mirë?

Living Democracy » Textbooks » Pjesëmarrja në demokraci » Pjesa 2 – Pjesëmarrja në politikë: zgjidhja e konfliktit, zgjidhja e problemeve » KAPITULLI 5: RREGULLAT DHE LIGJI » Mësimi 3: Cilat rregulla na shërbejnë më mirë?

Nxënësit krahasojnë dhe gjykojnë zgjidhjet e tyre

Kjo matricë përmbledh informacionin që i nevojitet një mësuesi për planifikimin dhe zhvillimin e mësimit.

Trajnimi i kompetencave i referohet drejtpërdrejt EQD/EDNJ.

Objektivi i mësimit tregon atë që nxënësit njohin dhe kuptojnë.

Detyra e nxënësit, së bashku me metodën, formojnë bërthamën e procesit mësimor.

Materialet në listën e plotë e mbështetin përgatitjen e mësimit.

Koha në dispozicion na jep një udhëzues të përafërt për menaxhimin e kohës së mësuesit.

Trajnimi i kompetencës Të menduarit analitik: Krahasim sipas kritereve.
Objektivat e të mësuarit Efikasiteti, kontrolli i pushtetit, zbatimi i rregullave, realizueshmëria, drejtësia.
Detyrat e nxënësve Nxënësit krahasojnë dhe gjykojnë draftet e tyre.
Detyrat e shtëpisë: nxënësit marrin vendimet e tyre për draftkornizën dhe hartimin e rregullave për konferencën.
Materialet dhe burimet Fletët e punës së  nxënësit  5.3, 5.4; tabela.
Metoda Prezantimi.
Koha në dispozicion 1. Nxënësit paraqesin zgjidhjet e tyre. (20 min)
2. Nxënësit krahasojnë draftet. (15 min)
3. Nxënësve u jepen dy detyra shtëpie. (5 min)

 

Informacion

Mësuesi mund të parashikojë përafërsisht rrugën që do të ndjekin nxënësit, por jo më shumë. Të dhënat janë po aq të reja për të, sa edhe për nxënësit. Ata përballen me pyetje të vështira që kanë pasur përgjigje të ndryshme, siç e tregon historia dhe krahasimi i sistemeve të pranishme politike. Anëtarët e komunitetit janë në kërkim të një zgjidhje që i shërben atyre në mënyrën më të mirë. Ata bien dakord për qëllimin por mund të kenë ide të ndryshme se si ta arrijnë atë.

Ky mësim është një ushtrim në kulturën politike demokratike.

Mësuesi duhet të nxisë nxënësit të krahasojnë dhe të gjykojnë cilësinë analitike dhe praktike të marrëveshjeve dhe të bëjë të njëjtën gjë vetë. Nxënësit duhet të kuptojnë se preferencat për një qasje të veçantë në hartimin institucional janë shpesh herë të lidhura me përvojën dhe vlerat. Këto nuk janë të hapura për diskutim apo arsyetim. Nxënësit duhet të inkurajohen për t’i shprehur ato, në një mjedis të njohjes reciproke. Nëse komuniteti e aprovon projektin e tyre është një çështje tjetër.

Përshkrimi i  mësimit

1. Nxënësit paraqesin zgjidhjet e tyre

Grupet paraqesin projektet e tyre me radhë. Të gjithë nxënësit përdorin Fletën e punës së  nxënësit  5.3 si mjet krahasues.

Radha e prezantimit: grupe që ndajnë zgjedhje themelore të përbashkëta i japin prezantimet e tyre njëri pas tjetrit, pasi ato mund të krahasohen më lehtë. Në këtë rast, dy alternativat themelore mund të dalin shpejt në pah.

2. Nxënësit krahasojnë draftet

Fleta e punës së nxënësit 5.3 jep kriteret për krahasim. Këtu janë disa kombinime të mundshme, por krijimtaria e nxënësve mund të japë rezultate të tjera!

A. Bazat
Model 1 Model 2
Model 3
Model 4
Modeli i qeverisjes Autoritet shtetëror Autoritet shtetëror Rrjete Model i përzier
Forma e pronësisë Pronë publike Pronë private Pronë publike Pronë private
Prirja Ekonomia e planifikuar e centralizuar ose3 “diktatura e gjelbër ” Tregu konkurrues (kapitalizmi) + “shtet i fortë” (modeli perëndimor) Modeli kantonal, kooperativa autonome Kooperativë gjysmë-autonome; rregullat për shpërndarjen e peshkut të tepërt në kooperativë

 

B. Rregullat

Nuk ka asnjë lidhje të qartë midis modeleve të caktuara me rregulla të caktuara. Shumë kombinime të ndryshme janë të mundshme. Disa nga pikat më të rëndësishme janë shfaqur edhe në Fletën e punës së nxënësit  5.3

  • A është përcaktuar një qëllim?
  • Kush e ka fuqinë për të marrë vendime?
  • A janë siguruar mjete për zbatimin e rregullave?
  • A janë përfshirë masa kundër keqpërdorimit të pushtetit?

3. Nxënësit diskutojnë draftet

Në diskutim, nxënësit zbatojnë kriteret e tyre tek modelet. Ata mund të preferojnë modele që kanë të përbashkët qasjen bazë të modelit të tyre, kështu që arsyet për këto zgjedhje do të debatohen. Megjithatë, ka, disa kritere sipas të cilave mund të gjykohen të gjitha modelet. Nëse ato nuk trajtohen nga nxënësit, i takon mësuesit ta bëjë këtë:

  • Qëllimi i qëndrueshmërisë: a i mbështet draft korniza peshkatarët në arritjen e qëllimeve të qëndrueshmërisë? (Shih Fletën e punës së  nxënësit 4.1.)
  • Realizueshmëria: a është sistemi i rregullave mjaftueshëm i thjeshtë për t’u kuptuar dhe përdorur në praktikë?
  • Drejtësia: a janë rregullat e drejta?
  • Demokracia dhe të drejtat e njeriut: a i kanë përmbushur rregullat standartet e demokracisë dhe të drejtave të njeriut?
  • Legjitimimi: një vendim unanim në kuadër të rregullave është shumë i dëshirueshëm. A munden anëtarët e komunitetit të bien dakord për një seri rregullash?

4. Detyrat e shtëpisë: nxënësit bëjnë zgjedhjen e tyre

Mësuesi i jep fund diskutimit disa minuta përpara se të mbyllet mësimi. Ai vepron si menaxher loje ose procesi dhe i shpjegon nxënësve se në mësimin përfundimtar, anëtarët e komunitetit do të takohen në një konferencë për të miratuar një kuadër rregullash.

Nxënësit kanë dy detyra për të përgatitur për konferencën:

Detyra nr 1: zgjedhja e një projekti-kornizë

Nuk do të ketë më kohë për një diskutim të detajuar. Detyra e shtëpisë e nxënësve është të ndajnë mendjen. Një vendim duhet të merret, për këtë arsye ata duhet të jenë të gatshëm për kompromis. Një kuadër që përmbush disa kritere të rëndësishme është më mirë se alternativa e vazhdimit pa një të tillë.

Ata mund t’i japin përparësi disa drafteve ose kritereve të caktuara themelore dhe të gjejnë zgjedhjen e tyre në këtë mënyrë.

Ata duhet të përgatisin një deklaratë të shkurtër për anëtarët e tjerë të komuniteti, për të miratuar modelin e tyre të preferuar.

Detyra nr 2: pranimi ose modifikimi i rregullave procedurale për konferencën

Mësuesi shpjegon:

Jo vetëm vetë komuniteti, por edhe një takim i rëndësishëm si konferenca e komunitet kërkon një kuadër të rregullave. Anëtarët duhet të bien dakord për këto rregulla para se të fillojnë me vetë konferencën. Pa një marrëveshje të tillë paraprakisht, mund të lindin situata të vështira nëse anëtarët nuk mund të bien dakord se si duhet të kryhet ose të numërohen një votim.

Fleta e punës së  nxënësit 5.4 përmban një projekt grup të rregullave procedurale. Ato do të jenë të parat në rendin e ditës, pasi ato do të zbatohen menjëherë e në vazhdim. Nxënësit duhet të formojnë opinionin e tyre: do ta pranojnë draftin si është, apo do të bëjnë ndryshime në të?