Mësimi 4: Konferenca
Living Democracy » Textbooks » Pjesëmarrja në demokraci » Pjesa 2 – Pjesëmarrja në politikë: zgjidhja e konfliktit, zgjidhja e problemeve » KAPITULLI 5: RREGULLAT DHE LIGJI » Mësimi 4: KonferencaAnëtarët e komunitetit bien dakord për një kuadër rregullash
Kjo matricë përmbledh informacionin që i nevojitet një mësuesi për planifikimin dhe zhvillimin e mësimit. Trajnimi i kompetencave i referohet drejtpërdrejt EQD/EDNJ. Objektivi i mësimit tregon atë që nxënësit njohin dhe kuptojnë. Detyra e nxënësit, së bashku me metodën, formojnë bërthamën e procesit mësimor. Materialet në listën e plotë e mbështetin përgatitjen e mësimit. Koha në dispozicion na jep një udhëzues të përafërt për menaxhimin e kohës së mësuesit. |
|
Trajnimi i kompetencës | Marrja e një vendimi. |
Objektivat e të mësuarit | Kompromisi, konsensus për kornizën. |
Detyrat e nxënësve | Nxënësit përpiqen të arrijnë një vendim unanim. |
Materialet dhe burimet | Fletët e punës së nxënësit 5.4-5.6. |
Metoda |
Votimi. Leksioni i mësuesit dhe diskutim. |
Koha në dispozicion | 1. Nxënësit mbajnë konferencë. (20 min) |
2. Nxënësit reflektojnë për përvojën e tyre. (20 min) |
InformacionPër nxënësit, pjesëmarrja në një konferencë për një kushtetutë, për themelin e shtetit, është një ushtrim në pjesëmarrjen në demokraci. Nxënësit kryejnë rolin e ligjvënësve kushtetues. Konferenca, në vetvete, kërkon një kuadër rregullash që nxënësit duhet ta miratojnë, para se ajo të fillojë. Duke i dhënë strukturë procedurës, nxënësit mund të marrin përgjegjësi të plotë, madje edhe drejtimin e saj. Të mësuarit në bazë detyre kërkon gjithmonë reflektim. Nxënësit mund të mësojnë duke bërë, vetëm në qoftë se mendojnë për atë që po bëjnë, ose atë që kanë bërë. Çfarë rëndësie ka? Faza e reflektimit jep njohuri kyçe. Nxënësit kuptojnë se çfarë mund të përgjithësohet. Në këtë radhë të mësuari, ata mësojnë përse komuniteteve u nevojitet një kornizë institucionale për të mbijetuar, dhe se çfarë problemesh dhe rreziqesh duhet të kontrollohen kur u jepet pushtet autoriteteve. Për këtë kapitull, ne sugjerojmë një leksion të shkurtër nga ana e mësuesit, për të fokusuar këtë pasuri njohurish. Nxënësit i përgjigjen kësaj të dhëne me anë të një raundi diskutimi dhe një pyetësori. |
Përshkrimi i mësimit
Organizimi i klasës
Në të dy pjesët e mësimit – konferenca dhe reflektimi – nxënësit janë të ulur në një rreth, pa tavolina ose në tavolinat e tyre në formë katrore. Kryetari ulet në tavolinën e mësuesit, pranë tabelës së zezë.
1. Nxënësit organizojnë konferencën
Nxënësit organizojnë konferencë sipas rregullave për të cilat kanë rënë dakord. Mësuesi shikon dhe dëgjon. Ai ndërhyn vetëm në rastet kur nxënësit përballen me probleme shumë serioze (për shembull, me argumente rreth mënyrës se si duhet të zbatohen rregullat).
Mësuesi vëzhgon nxënësit tek veprojnë në rolet e tyre. Ai përdor mundësinë për të përshtatur leksionin pasardhës sipas përvojës së nxënësve.
2. Nxënësit reflektojnë për përvojën e tyre
Mësuesi përmbledh kapitujt 4 dhe 5 në një leksion
Nxënësit marrin Fletën e punës së nxënësit 5.5, para leksionit. Në këtë leksion, mësuesi shqyrton se çfarë ka ndodhur në dy lojërat, loja e peshkimit dhe loja e vendimmarrjes. Ata modelojnë një proces historik, në të cilin një shoqëri përparon në një komunitet me një kuadër institucional rregullash. Në varësi të zgjedhjes që ka bërë konferenca, shoqëria tani mund të ketë themeluar një shtet, me një kushtetutë dhe kompetenca të përcaktuara qartë të legjislacionit dhe zbatimit të ligjit. Anëtarët e komunitetit mund të kenë zgjedhur edhe një qasje rrjeti (network), ndoshta për të shmangur problemin e abuzimit me pushtetin. Mësuesi përshtat leksionet sipas rezultateve të lojës. Përveç kësaj, nxënësit përpiqen për të kapërcyer burimin e konfliktit të përhershëm në komunitetin e peshkimit, duke përkufizuar një politikë të qëndrueshmërisë.
Ky është, në thelb, një proces modernizimi. Lojërat tregojnë paralele të rëndësishme të realitetit shoqëror dhe historik, por edhe dallime të rëndësishme (shih konkluzionet).
Nxënësit i përgjigjen mësimit
Një mësim i tillë u jep nxënësve ushqim për të menduar. Ata i dinë të gjitha faktet nga kënvështrimi i tyre gjatë lojës. Çka është e re dhe e rëndësishme për reflektimin e tyre, është ajo që mund të përgjithësohet dhe të zbatohet për çështje dhe detyra të tjera.
Nxënësit duhet të jenë të lirë të bëjnë pyetje kur nuk kuptojnë diçka dhe të bëjnë komente rreth atyre me çfarë bien dakord ose jo.
Ata mund të ngrenë pyetje për pikat që u interesojnë. Kjo ndihmon që mësuesi dhe nxënësit të planifikojnë mësime dhe kapituj të tjerë së bashku. Për shembull, çfarë mund të mbulohet në kapitujt e tjerë, në këtë manual? Çfarë mund të lidhet me kërkesat kurrikulare? Sa kohë është në dispozicion? A janë nxënësit të interesuar në një detyrë kërkimore?
Ndoshta nxënësit sugjerojnë të riluajnë lojën e peshkimit ose disa raunde më shumë, duke përdorur nivelin që ata kanë arritur tani të reflektimit dhe të kuptuarit.
Nxënësit japin komentet e tyre personale
Mësuesi shpërndan Fletën e punës së nxënësit 5.6. Ky është një pyetësor që ndihmon nxënësit të reflektojnë për procesin e tyre të të mësuarit. Këto i japin mësuesit informacione të rëndësishme për të përmirësuar punën e tij në të ardhmen. Nëse nxënësit kanë një dosje, ky pyetësor duhet të vendoset atje.
Nëse mësuesi dëshiron t’i lexojë pyetësorët, atëherë nxënësit mund të ndihen më të sigurt nëse mund të përgjigjen në mënyrë anonime.