Mësimi 2: Politika – si i zgjidh problemet e tij një komunitet demokratik
Living Democracy » Textbooks » Pjesëmarrja në demokraci » Pjesa 2 – Pjesëmarrja në politikë: zgjidhja e konfliktit, zgjidhja e problemeve » KAPITULLI 6: QEVERIA DHE POLITIKA » Mësimi 2: Politika – si i zgjidh problemet e tij një komunitet demokratikModeli ciklik i politikës
Kjo matricë përmbledh informacionin që i nevojitet një mësuesi për planifikimin dhe zhvillimin e mësimit. Trajnimi i kompetencave i referohet drejtpërdrejt EQD/EDNJ. Objektivi i mësimit tregon atë që nxënësit njohin dhe kuptojnë. Detyra e nxënësit, së bashku me metodën, formojnë bërthamën e procesit mësimor. Materialet në listën e plotë e mbështetin përgatitjen e mësimit. Koha në dispozicion na jep një udhëzues të përafërt për menaxhimin e kohës së mësuesit. |
|
Trajnimi i kompetencës | Analiza: puna me një model. |
Objektivat e të mësuarit | Politika shërben për të zgjidhur problemet që prekin komunitetin. |
Detyrat e nxënësve | Nxënësit zbatojnë modelin e ciklit të politikave për shembuj. |
Materialet dhe burimet |
Tabelë dhe shënues. Gazeta. Fletët e punës së nxënësit 6.1 dhe 6,2. |
Metoda | Leksion, punë në grup. |
Koha në dispozicion | 1. Leksion e ndjekur nga pyetje. (15 min) |
2. Ngritja e grupeve për detyrën kërkimore. (10 min) | |
3. Detyra kërkimore. (15 min) |
1. Leksioni i ndjekur nga pyetjet
Mësuesi prezanton modelin ciklik të politikave për nxënësit. Ata kanë një ide të fazës fillestare në cikël, vendosjen e rendit të ditës dhe janë të gatshëm për pyetjen se çfarë ndodh kur një problem i tërheq vëmendjen publikut.
Mësuesi jep një leksion të shkurtër që i përshtatet këtij konteksti (jep udhëzime për të mësuarin konstruktivist). Nxënësit do të përdorin informacionin në një detyrë kërkimore të gjerë përforcuese. Para se të fillojë leksioni, mësuesi shpërndan fletët e punës së nxënësit 6.1 dhe 6.2. Të dy materialet duhet të paraqiten në një tabelë apo fletë transparente që mësuesi ta përdorë gjatë prezantimit.
Një model abstrakt është më i lehtë për t’u kuptuar nëse ai është i lidhur me një shembull konkret. Kjo punon më mirë në qoftë se mësuesi zgjedh një çështje që nxënësit kanë trajtuar në mësimin e mëparshëm. Nga ana tjetër, mësuesi mund të përdorë një histori konkrete, qoftë edhe një fiktive dhe ta përgatisë këtë paraprakisht. Për qëllim të demonstrimit, këtu përshkruhet leksioni hyrës për çështjen e reduktimit të aksidenteve me makina (shih mësim 1, tabela e deklaratave të nxënësve).
Para se të hyjnë në detaje, dëgjuesit duhet të kenë një ide të përgjithshme. Nxënësit shikojnë Fletën e punës së nxënësit 6.1. Shpjegimi i mësuesit përfshin pikat e mëposhtme:
- Ky diagram është një model i një procesit të vendim-marrjes politike. Ai tregon fazat e ndryshme brenda një procesi të tillë. Procesi fillon në majë – debati për atë që do konsiderohet si “problemi”. Ky është debati për përcaktimin e agjendës që kemi shikuar në mësimin e mëparshëm. Pasi një problem ka hyrë në rendin e ditës, fillon debati për zgjidhjen e tij.
- Rezultati i këtij debati është një vendim, për shembull, një ligj ose një veprim.
- Më pas ky vendim zbatohet – vihet në jetë. Më pas ai jep efekt. Një ligj i ri zbatohet, për shembull, ndërtohet një spital i ri.
- Njerëzit së shpejti do të formojnë opinionin e tyre. A do të pajtohen ata me këtë vendim pasi të përjetojnë ndikimin e tij? A i shërben ai interesave të tyre, për shembull?
- Herët ose vonë, do të ketë disa reagime. Këto mund të jenë komente miqësore apo kritika në media, deklarata politikanësh ose protesta.
- Këto reagime mund të çojë në një debat të ri për ato probleme që duhet të vihen në agjendën politike. Ndoshta disa njerëz mendojnë se problemi fillestar nuk ka gjetur kurrë zgjidhje, dhe ndoshta gjërat kanë marrë më keq. Ose masat e marra kanë pasur efekte anësore, duke çuar në probleme të reja. Politika zhvillohet me cikle: disa çështje duhet të trajtohen në mënyrë të përhershme dhe disa zgjidhje duhet të përmirësohen. Pra cikli tregon se politika është një biznes shumë praktik, që ndjek parimin provo dhe gabo.
- Por është gjithashtu e mundur që procesit i vjen fundi (përfundimit të politikës). Ndoshta vendimi ka funksionuar mirë dhe problemi është zgjidhur – ose një problem nuk merr vëmendjen e duhur për të justifikuar përpjekje të mëtejshme politike.
Nxënësit mund të bëjnë pyetje për pikat që ata kanë pasur vështirësi t’i kuptojnë. Mësuesi duhet të gjykojë se cilat pyetje duhen trajtuar menjëherë dhe se cilave mund t’u përgjigjet më mirë kur të japë shembullin.
Në një hap të dytë, mësuesi jep një shembull për të ilustruar modelin. Ekziston një numër i konsiderueshëm përsëritjesh, të cilat ndihmojnë në qartësimin dhe të kuptuarit. Kategoritë janë të lidhura me pyetjet dhe detajet kryesore. Fleta e punës së nxënësit 6.2 mbështet leksionin.
Për të dhënë një shembull, përdoret një histori fiktive. Ajo bazohet në shembullin e dhënë në mësimin 1 – çështja e reduktimit të aksidenteve (shih materiale për mësuesit 6.1, i cili është bazuar në fletën e punës së nxënësit 6.2). Nxënësit bëjnë pyetje të tjera nëse është e nevojshme dhe mësuesi tanimë mund t’i tregojë këto pyetje në klasë. Në këtë mënyrë, mësuesi zbulon nëse klasa ka kuptuar mesazhin e leksionit. Nxënësit mund të habiten nga sasia e argumenteve dhe diskutimeve dhe nga mënyra “egoiste” në të cilin protagonistët promovojnë interesat e tyre të veçanta. Mësuesi thekson se argumentimi për interesat e dikujt është thelbësor në demokraci. Vetëm duke i shprehur mendimet me zë të lartë ekziston një shans që ato të merren nparasysh në vendimmarrje. Dhe në disa raste, gjendet një kompromis.
2. Ngritja e grupeve për detyrën kërkimore
Diskutimet nuk kanë nevojë të vazhdojnë më tej. Do të ketë kohë për këtë në mësimin e fundit. Mësuesi vendos me nxënësit se cilat çështje duan të studiojnë. Materiali që ata kanë mbledhur shërben si udhëzues – Cilat çështje janë duke u diskutuar? Çfarë vendimesh janë bërë në të shkuarën e afërt?
Nxënësit formojnë grupe me dy deri në katër vetë. Ata duhet ta kenë prezantimin e tyre gati deri në mësimin e katërt. Ata duhet të paraqesin rezultatet e tyre për fletët e punës së nxënësit 6.2, e cila do të kopjohet për t’u ndarë me klasën.
Nxënësve ju duhen kritere për zgjedhjen e një çështje:
- Marrja e informacionit: për proceset aktuale të vendimmarrjes, nxënësi mund të gjejnë shumë informacione në gazeta dhe internet. Nga ana tjetër, meqë cikli nuk është i plotë, ata do të jenë në gjendje të mbulojnë vetëm fazat e para, p.sh. deri në marrjen e vendimit ose zbatimin. Qasja pragmatiste do t’i sugjeronte të kërkonin në gazetat e javëve të fundit për të zbuluar atë që goditi agjendën politike kohët e fundit.
- Interesi Personal: nxënësit zgjedhin një çështje që ata e konsiderojnë veçanërisht urgjente. Ata mund t’i referohen “murit të heshtjes”, në mësimin e parë. Por ata duhet të kuptojnë edhe se gjetja e informacioneve mund të jetë më e vështirë.
3. Detyra kërkimore
Nxënësit shpenzojnë pjesën tjetër të mësimit 2 dhe të gjithë mësimin 3 në hulumtimet e tyre. Ata planifikojnë punën e tyre në mënyrë të pavarur.