Mësimi 4: Si mund të marrim pjesë?
Living Democracy » Textbooks » Pjesëmarrja në demokraci » Pjesa 2 – Pjesëmarrja në politikë: zgjidhja e konfliktit, zgjidhja e problemeve » KAPITULLI 6: QEVERIA DHE POLITIKA » Mësimi 4: Si mund të marrim pjesë?Cikli politik si mjet për pjesëmarrje politike
Kjo matricë përmbledh informacionin që i nevojitet një mësuesi për planifikimin dhe zhvillimin e mësimit. Trajnimi i kompetencave i referohet drejtpërdrejt EQD/EDNJ. Objektivi i mësimit tregon atë që nxënësit njohin dhe kuptojnë. Detyra e nxënësit, së bashku me metodën, formojnë bërthamën e procesit mësimor. Materialet në listën e plotë e mbështetin përgatitjen e mësimit. Koha në dispozicion jep një udhëzues të përafërt për menaxhimin e kohës së mësuesit. |
|
Trajnimi i kompetencës | Metodat: dhënia dhe dëgjimi i prezantimeve. Pjesëmarrja: identifikimi i mundësive për pjesëmarrje politike. |
Objektivat e të mësuarit | Një model shërben si një mjet për të analizuar një pjesë të një tërësie komplekse. Politika ka dy anë: zgjidhjen e problemeve dhe luftën për pushtet. Modeli ciklik i politikave fokusohet në aspektin e parë. |
Detyrat e nxënësve |
Nxënësit informojnë njëri-tjetrin për rezultatet e tyre. Nxënësit reflektojnë për produktin dhe procesin e punës së tyre. |
Materialet dhe burimet | Fleta e punës së nxënësit 6.2. me shënime të nxënësve. |
Metoda | Prezantim në hapësirë të hapur, diskutime plenare. |
Koha në dispozicion | 1. Prezantimet e nxënësve. (15 min) |
2. Diskutime dhe reflektim. (25 min) |
Përshkrimi i mësimit
1. Prezantimet e nxënësve
Mësimi fillon me opinionet e nxënësve. Grupet ulen në tavolina rreth murit, duke lënë një hapësirë të hapur në mes. Secili grup emëron dy folësit e ekipit që do përfaqësojnë me radhë grupet e tyre. Kjo i lejon të gjithë nxënësit që të vizitojnë grupet e tjera dhe të kenë një raport për rezultatet e tyre.
Ky organizim i decentralizuar i lejon shumë nxënës që të aktivizohen në të njëjtën kohë. Asnjë nxënës nuk do të ketë në fund një tablo të plotë. Kjo do të donte një kohe më të gjatë dhe sasia e informacionit do të ishte shumë e madhe për t’u kujtuar.
Mësuesi i bashkohet nxënësve dhe dëgjon, në vend që të bejë pyetjeose komente.
2. Diskutimi dhe reflektimi
Nxënësit mblidhen në seancë plenare. Ata janë të ulur në një rreth ose në formë U-je, për të qenë përballë me njëri-tjetrin.
Së pari nxënësit dhe mësuesi duhet të bien dakord për rendin e ditës. Mësuesi sugjeron që të fokusohen në modelin ciklik të politikave në vend të çështjeve që nxënësit kanë studiuar. Nxënësit duhet të bien dakord përpara se mësimi të vazhdojë siç sugjerohet këtu.
Mësuesi bën një pyetje të hapur dhe më pas i jep fjalën nxënësve:
“Çfarë eci mirë gjatë zbatimit të modelit ciklik të politikave të
një shembulli konkret dhe çfarë jo?”
Nxënësit përgjigjen si ekspertë, duke u bazuar në përvojën e tyre për detyrën kërkimore. Ata mund të raportojnë për probleme teknike, të tilla si marrja e informacionit ose mungesa e kohës. Ata mund t’u referohen vështirësive analitike, për shembull, të vendosin se cilit stad i përkiste një ngjarje e veçantë: vendosja e agjendës, debati për vendimet ose reagimi për rezultatin e një vendimi. Ata mund të kenë mendime të ndryshme në lidhje me vetë modelin, duke dyshuar në përshkrimin saktësisht të realitetit prej tij.
Nuk është e nevojshme që të komentojmë dhe t’i përgjigjemi çdo pike të ngritur nga nxënësit, por nxënësit dhe mësuesi janë të lirë ta bëjnë këtë, duke planifikuar kohën e tyre në përputhje me rrethanat.
Ka të paktën tri deklarata kyçe në modelin ciklik të politikave që janë me vlerë për t’u marrë parasysh (shih materiale për mësuesit 6.2). Mësuesi nuk duhet domosdoshmërisht ta japë të tërë setin; ky është një opsion ndër të tjera. Një deklaratë mund të jetë e dobishme për t’iu përgjigjur komenteve të nxënësve. Përndryshe mësuesi zgjedh një ose më shumë, si një koment të shkurtër për të përfunduar diskutimin.