Mësimi 5: Sesion vlerësimi (opsional)
Living Democracy » Textbooks » Pjesëmarrja në demokraci » Pjesa 2 – Pjesëmarrja në politikë: zgjidhja e konfliktit, zgjidhja e problemeve » KAPITULLI 6: QEVERIA DHE POLITIKA » Mësimi 5: Sesion vlerësimi (opsional)
Kjo matricë përmbledh informacionin që i nevojitet një mësuesi për planifikimin dhe zhvillimin e mësimit. Trajnimi i kompetencave i referohet drejtpërdrejt EQD/EDNJ. Objektivi i mësimit tregon atë që nxënësit njohin dhe kuptojnë. Detyra e nxënësit, së bashku me metodën, formojnë bërthamën e procesit mësimor. Materialet në listën e plotë e mbështetin përgatitjen e mësimit. Koha në dispozicion jep një udhëzues të përafërt për menaxhimin e kohës së mësuesit. |
|
Trajnimi i kompetencës |
Reflektim për procesin personal të të mësuarit dhe të zhvillimit të kompetencave. Vlerësim konstruktiv Reflektim për përgjegjësinë e përbashkët të klasës dhe të mësuesit për suksesin e EQD/EDNJ. |
Objektivat e të mësuarit | Vlerësimi është një mjet i rëndësishëm për të përmirësuar proceset e mësimdhënies dhe të mësuarit. |
Detyrat e nxënësve | Nxënësit reflektojnë për punën e tyre (rezultatin e të mësuarit dhe procesin e të mësuarit). |
Materialet dhe burimet |
Fleta e punës së nxënësit 6.3. (me shënime të nxënësve) Tabak i madh letre dhe markera me ngjyra. Tabak i madh letre me një kopje të madhe me fletët e punës së nxënësit 6.3. |
Metoda | Prezantim në hapësirë të hapur, diskutime plenare. |
Koha në dispozicion | 1. Prezantimet e nxënësve. (7 min) |
2. Diskutime dhe reflektim. (13 min) | |
3. . (20 min) |
Informacion
Ky kapitull është zgjedhur si një nga dy shembujt në këtë manual për të demonstruar se si një seancë reagimesh mund të përdoret për të vlerësuar një kapitull. Ky sesion vlerësimesh është fakultativ, por edhe rekomandohet fuqimisht.
Nxënësit japin vlerësimet për punën e tyre në këtë projekt, duke u fokusuar në procesin e mësimdhënies dhe të mësuarit. Çfarë vështirësish hasën, çfarë shkoi mirë? Cilat aftësi zotërojnë dhe çfarë do të donin të zhvillonin më tej?
Një sesion komentesh është një mjet i dobishëm për të vlerësuar ndikimin e orëve të EQD/EDNJ, duke i krahasuar qëndrimet e nxënësve me të njëri-tjetrit dhe me të mësuesit. Vlerësimet kërkojnë kohë, por investimi sjell shpërblim, pasi atmosfera e punës dhe efikasiteti i planifikimit të mësimit pritet të përmirësohet. Sesioni i komenteve përbëhet nga një informacion të dhënash (hapat 1 dhe 2, dhe një diskutim pasardhës (hapi 3).
Përshkrim mësimi
Procedura e mëposhtme sugjerohet për nxënësit që nuk janë mësuar me dhënien e vlerësimeve. Një procedurë alternative për klasat dhe mësuesit me një përvojë vlerësimesh është dhënë më poshtë.
Vlerësime individuale
Kopja e tabelës është ngjitur në mur ose në dërrasë të zezë, ku të gjithë nxënësit mund ta shohin. Mësuesi shpjegon qëllimin e mësimit: nxënësit nuk do të merren me një temë të re, por, si të thuash, do të hapin krahun dhe do të shohin rezultatet dhe procesin e tyre të të mësuarit. Ata duhet t’u përgjigjen pyetjeve me ndershmëri dhe në mënyrë të paanshme në broshurat fletët e punës që do të marrin. Ata nuk kanë nevojë të japin emrat e tyre.
Në diskutimin e radhës, klasa dhe mësuesi do të shikojnë informacionin e mbledhur për të gjetur se si mund të përmirësojnë rezultatin e mësimit në orët e EQD/EDNJ, duke mbajtur atë që shkoi mirë dhe ndryshuar çfarë nuk ka ecur aq mirë.
Secili nxënës merr një kopje të Fletës së punës së nxënësit 6.3. Mësuesi thekson se nxënësit nuk duhet të shikojnë në fletët e njëri-tjetrit, pasi kjo nuk është provë me një grup përgjigjesh të pritura.
Pjesa 1 e Fletës së punës përbëhet nga tetë pohime për aspekte të ndryshme të mësimdhënies dhe të mësuarit – mjet i politikave ciklike, metodat e mësimdhënies dhe të nxënit, bashkëpunimi dhe ndërveprimi me nxënësit e tjerë dhe me mësuesin. Këtyre pyetjeve ju përgjigjemi duke vënë një pikë në tabelë – një pikë në qendër (nr 5) do të thotë “Unë pajtohem plotësisht “, dhe një pikë në rrethin e jashtëm (Nr 1) do të thotë “Unë nuk pajtohem absolutisht “.
Në pjesën e dytë, nxënësit mund të shkruajnë “sukses-in” ose “dështim-in” e tyre personal. Cila ishte gjëja më interesante dhe e rëndësishme që mësuan në këtë njësi dhe, që për këtë arsye, ia vlente të kujtohej? Dhe çfarë ishte veçanërisht jointeresante, joproduktive ose e mërzitshme, dhe për t’u harruar shpejt?
2. Prezantimi plenar i rezultateve të reagimeve
Nxënësit punojnë në heshtje. Një ekip i dy nxënësve mbledh fletët e punës dhe i sjell ato në tabelë. Një nxënës lexon rezultatet e mara nga pikët në çdo fletë pune, ndërsa tjetri i vë ato në kopjen e madhe në tabelë. Një nxënës mund të llogarisë rezultatin e saktë total, duke mbledhur rezultatin në çdo sektor dhe duke e pjesëtuar atë me numrin e nxënësve që morën pjesë.
Komentet personale (pjesa 2) lexohen me zë dhe shkruhen në dy tabela të mëdha, në të majtë dhe të djathtë të tabelës, dhe secili mban një titull që i referohet pyetjes së komenteve – p.sh. ajo që më është dukur veçanërisht interesante/jointeresante.
Një procedurë alternative
Kjo procedurë do shumë kohë, por do ta bëjë më të lehtë për ata nxënës që e kanë këtë ushtrimin e parë të komenteve dhe vlerësimeve. Një metodë më e drejtpërdrejtë mund të zbatohet nëse:
- Nxënësit kanë një përvojë vlerësimi;
- (Më të rëndësishme), ata kanë besimin se mësuesi nuk do t’i dënojë për kritikat e hapura, p.sh. duke u vënë nota të këqija ose duke përdorur sulme verbale personale;
- (Akoma më të rëndësishme) nxënësit mund t’i besojnë njëri-tjetrit e t’i respektojnë mendimet e ndryshme dhe përvojat e të mësuarit.
Hapi 1: Me radhë, nxënësit vijnë në tabelë dhe vendosin pikat e tyre drejtpërdrejtë në poster. Ata nuk e plotësojnë Fletën e punës për nxënës 6.3. Në vend të kësaj, nxënësit marrin shirita të kuq dhe të gjelbër letre (ose letër e bardhe e shënuar), dhe vendosin vlerësimet e tyre personale. Këto mblidhen më pas e paraqiten nga një ekip nxënësish. Mundësisht, nxënësit vijnë përpara klasës dhe lexojnë pohimet e tyre, duke komentuar për to, nëse dëshirojnë.
Këto shirita i bashkëngjiten tabelës, dhe grumbullohen nëse përsërisin një pikë të caktuar. Titra dhe fjalë kyçe i japin strukturë grafikut të reagimeve.
Rregulli bazë gjatë dhënies së vlerësimeve: nuk ka komente, nuk ka diskutime
Cilado qasje që të miratohet, rregulli bazë është një: asnjë deklaratë nuk komentohet gjatë fazës së grumbullimit të të dhënave. Planifikimi mund të dështojë, nëse fillon një diskutim i parakohshëm dhe injorohet parimi i mundësive të barabarta për të gjithë. Mësuesi kryeson fazën e dhënies së ideve dhe ndërhyn në qoftë se nxënësit komentojnë, qeshin apo përqeshin ndonjë deklaratë nga nxënësit e tjerë.
3. Vijim diskutimi
Një sesion vlerësimesh gjeneron agjendën e vet, kështu që nuk ka nevojë për këshilla për të strukturuar përmbajtjen. Këtu janë disa pika fillestare për të ndihmuar klasën që të lexojë mesazhet kryesore të vlerësimeve.
- Cilat pyetje tregojnë praninë e një grupi dominues të marrëveshjeve ose kundërshtimeve? Pse?
- Cilat pyetje tregojnë një variacion që shtrihet nga një ekstrem në tjetrin? Pse?
Komente personale:
- A ka ndonjë grumbullim – deklarata të bëra në mënyrë të përsëritur?
Diskutimi në vazhdim mund të adresojë pikat e mëposhtme:
- Cilat janë pikat e forta të orëve tona të EQD/EDNJ? A duhet të vazhdojmë në rrugën që kemi bërë deri tani?
- Cilat janë dobësitë e orëve tona të EQD/EDNJ? Çfarë duhet të ndryshojë ose të përmirësohet? Në çfarë mënyre?
(Pyetjet e mëposhtme mund të përfshihen në një zgjerim të fletës së punës për nxënësit 6.3).
- Cila është përgjegjësia ime personale? Çfarë mund të kontribuoj personalisht në suksesin tonë?
- Çfarë do të doja unë, si një nxënës, të mësoja më pas? Çfarë detyrash më interesojnë mua, ose më ndihmojnë më shumë?
Nxënësit dhe mësuesit vendosin – ndoshta edhe së bashku – cilat rezultate nga sesioni i tyre i vlerësimeve duhet të merren parasysh në planifikimin e ardhshëm të mësimeve. Një nga gjërat më të rëndësishme që nxënësit dhe mësuesi duhet të kuptojnë është se mësuesi dhe nxënësit varen nga njëri-tjetrin në arritjen e suksesit, respektivisht si profesionistë dhe si nxënës.
18. Shih Fletët e punës së nxënësit 5.6 (për kapitujt 4 dhe 5)