KAPITULLI 7: BARAZIA
Living Democracy » Textbooks » Pjesëmarrja në demokraci » Pjesa 2 – Pjesëmarrja në politikë: zgjidhja e konfliktit, zgjidhja e problemeve » KAPITULLI 7: BARAZIARregulli i shumicës – një rregull i drejtë?
Hyrje për mësuesit
Në demokraci, vendos shumica dhe pakica duhet të pranojnë këtë vendim. Për shkak se vendimet në sistemet demokratike janë të përkohshme dhe të hapura për rishikim, pakica mund të pranojë votimin e shumicës. Por çfarë ndodh nëse pakica kthehet në një “pakicë të vazhdueshme”, në qoftë se ajo është përgjithmonë nën votën e shumicës? Kritikët e quajnë këtë situatë “tirania e shumicës”. Kapitulli përqendrohet në këtë problem, i cili është një çështje e rëndësishme në demokraci. Ai kërkon një zgjidhje, sepse kohezioni social rrezikohet nëse grupet shoqërore kanë përshtypjen se interesat e tyre shpërfillen vazhdimisht. Nxënësit analizojnë një histori rasti model në lidhje me një klub sportiv, në të cilin dy grupe, një i madh dhe një i vogël, argumentojnë se si do të shpenzohet buxheti i klubit. Problemi është më pak i ndërlikuar se në shoqërinë e vërtetë, por çështja kryesore është e njëjtë. Nxënësit përpiqen të zgjidhin problemin duke projektuar një statut. Qasje të ndryshme janë të mundshme, dhe këto janë përdorur edhe në hartimin e kushtetutave – duke u ofruarminoriteteve të drejtat e autonomisë (një model federal ose kantonal), duke vendosur standarde të dinjitetit njerëzor dhe njohje të ndërsjellë, të drejtat e njeriut dhe duke kufizuar fushën e vendimeve të shumicës. Megjithatë, asnjë grup rregullash nuk do të sigurojë që minoritetet të trajtohen në mënyrë të drejtë dhe vullneti i shumicës të respektohet në të njëjtën kohë. Demokracitë varen nga një kulturë e përgjegjësisë dhe e respektit të ndërsjellë, që shprehet në mënyrën si qytetarët trajtojnë njëri-tjetrin me vullnetin e tyre të lirë. Prandaj mjetet që nxënësit kanë zhvilluar i ofrojnë atyre kompetencën për të kuptuar më mirë se si çështja shumicë/pakicë është trajtuar në vendin e tyre. Një detyrë hulumtimi sugjerohet si një zgjerim dhe zbatim. |
Zhvillimi i kompetencave: lidhje me kapitujt e tjerë në këtë vëllim
Çfarë tregon kjo tabelë
Titulli i këtij manuali, Pjesëmarrja në demokraci, përqendrohet në kompetencat e qytetarit aktiv në demokraci. Kjo matricë tregon potencialin e efekteve të sinergjisë midis njësive në këtë manual. Matrica tregon se çfarë kompetencash janë zhvilluar në kapitullin 7 (rreshtat e errësuar në tabelë). Kolona me kornizë më të theksuar tregon kompetencat e vendimmarrjes dhe veprimit politik– të theksuar për shkak të lidhjeve të tyre të ngushta me pjesëmarrjen në demokraci. Rreshtat e mëposhtme tregojnë lidhjet me kapitujt e tjerë në këtë manual: çfarë kompetencash janë zhvilluar në këto kapitull që mbështesin nxënësit në kapitullin 7?
Si mund të përdoret kjo matricë
Mësuesit mund ta përdorë këtë matricë si një mjet për planifikimin e orëve EQD/EDNJ në mënyra të ndryshme.
- Kjo matricë ndihmon mësuesit që kanë zhvilluar vetëm disa orë për EQD/EDNJ: një mësues mund të zgjedhë vetëm këtë kapitull dhe të heqë të tjerët, pasi ai e di se disa kompetenca kyçe janë zhvilluar, në një masë të caktuar, po në këtë kapitull – për shembull, marrja e përgjegjësisë, analiza e problemeve, aftësitë negociuese.
- Matrica ndihmon mësuesit të përdorin pasojat e sinergjisë që ndihmojnë nxënësit të trajnohen në kompetenca të rëndësishme në mënyrë të përsëritur, në kontekste të ndryshme që janë të lidhura në shumë mënyra. Në këtë rast, mësuesi zgjedh dhe kombinon disa njësi.
Kapitujt | Dimensionet e zhvillimit të kompetencave | Qëndrimet dhe vlerat | ||
Analiza dhe gjykimi politik | Metodat dhe aftësitë | Vendimmarrja politike bëhet veprim | ||
7 Barazia |
Çështja kryesore si të balancohen të drejtat e grupeve të shumicës dhe pakicës në demokraci Të drejtat e njeriut mbrojnë pakicat dhe individët. Projekti institucional federal dhe kantonal mbron të drejtat e pakicave |
Shqyrtim dhe mendim i i kujdesshëm Ndarja e arsyetimeve dhe e kritereve për një vendim |
Paraqitja dhe argumentimi për ide dhe zgjidhje Marrja e vendimeve | Njohja reciproke |
2 Përgjegjësia | Njohja reciproke | |||
1 Identiteti | Bërja e zgjedhjeve dhe përcaktimi i prioriteteve | |||
4 Konflikti | Konflikti i interesave | |||
5 Rregullat dhe ligji | Korniza institucionale në demokraci mbështet zgjidhjen paqësore konflikteve | Hartimi i një kuadri institucional për zgjidhjen e konfliktit në shoqëri. | Vlerësimi i mjeteve paqësore për zgjidhjen e konflikteve | |
3 Diversiteti dhe pluralizmi | Shoqëria pluraliste përbëhet nga grupe minoritare me interesa të ndryshme | Negocimi |
Kapitulli 7: Barazia – sundimi i shumicës – një rregull i drejtë?
Si mund të zgjidhim problemin shumicë/pakicë në demokraci?
Tema e mësimit | Trajnimi i kompetencave /objektivat e të mësuarit | Detyrat e nxënësve | Materialet dhe burimet | Metoda |
Mësimi 1 Shumica sundon gjithmonë – ok? |
Analizimi i një problemi. Problemi i “shumicës së përhershme”. | Nxënësit identifikojnë problemin e” shumicës së përhershme” dhe sugjerojnë zgjidhje. | Fleta e punës së nxënësit 7.1 (histori model rasti), lapustila, tabelë. | Punë individuale, punë në grup, diskutim plenar. |
Mësimi 2 Si mund të balancojmë interesat e shumicës dhe pakicës? |
Puna në një ekip, menaxhimi i kohës; zgjidhja e një problemi. Rregullat, ligjet dhe kushtetuta janë mjete për të zgjidhur problemet dhe për trajtimin e burimeve të konfliktit në shoqëri. Ky është justifikimi i qeverisë dhe autoritetit. Megjithatë, ato mund t’i shërbejnë edhe interesave të caktuara. |
Nxënësit hartojnë një statut për t’u marrë me çështjen shumicë/pakicë në një mikro-komunitet. |
Fletët e punës së nxënësit 7.1 -7.3 Tabelë dhe lapustila. |
Punë në grup. |
Mësimi 3 Projekt statuti |
Dhënia e prezantimeve të shkurtra, krahasimi dhe gjykimi i ideve dhe arsyetimeve. Dizajni institucional përfshin kritere të tilla si fizibiliteti, drejtësia dhe stabiliteti. |
Nxënësit shqyrtojnë kriteret e dizajnit institucional. Ata japin prezantime dhe krahasojnë idetë e tyre. |
Fletët e punës së nxënësit 7.4 Matrica për prezantimet e nxënësve (dërrasë të zezë ose tabelë). Tabelë. Fletë A4. Lapustila. Tub zamke ose shirit ngjitës. |
Prezantime grupi, diskutime plenare. |
Mësimi 4 Cila është mënyra e mirë për të qeverisur një komunitet demokratik? |
Gjykim: kriteret e balancimit. Dialektika ndërmjet demokracisë, drejtësisë dhe efikasitetit. | Nxënësit gjykojnë projekt-statutin dhe shpjegojnë arsyetimin e tyre. | Dërrasa e zezë ose tabelë. | Prezantime, diskutim. |
Zgjerim: Detyrë kërkimore Problemi shumicë/pakicë në vendin tonë |
Punë. | Detyra kërkimore: 1. Shembuj të minoriteteve të mbiqeverisura.2. Mbrojtja e pakicave në kushtetutën tonë. |
Kushtetuta; materiale shtesë (media e shkruar, statistika, Internet). |
Punë individuale, punë në grup. Prezantim projekti. |
- Mësimi 1: Shumica sundon gjithmonë?
Një shembull Kjo matricë përmbledh informacionin që i nevojitet një mësuesi për planifikimin dhe zhvillimin e mësimit. Trajnimi i kompetencave i referohet...
- Mësimi 2: Si mund të balancojmë interesat e shumicës dhe të pakicës?
Hartimi i një statuti për një mikro-komunitet Kjo matricë përmbledh informacionin që i nevojitet një mësuesi për planifikimin dhe zhvillimin e mësimit....
- Mësimi 3: Draft statute
Krahasimi i ideve në projektin institucional për zgjidhjen e problemit shumicë/pakicë Kjo matricë përmbledh informacionin që i nevojitet një mësuesi për planifikimin...
- Mësimi 4: Cila është mënyrë e mirë për të qeverisur një komunitet demokratik?
Çfarë është e drejtë, dhe atë që punon? Kjo matricë përmbledh informacionin që i nevojitet një mësuesi për planifikimin dhe zhvillimin e...