Mësimi 4: Cila është mënyrë e mirë për të qeverisur një komunitet demokratik?
Living Democracy » Textbooks » Pjesëmarrja në demokraci » Pjesa 2 – Pjesëmarrja në politikë: zgjidhja e konfliktit, zgjidhja e problemeve » KAPITULLI 7: BARAZIA » Mësimi 4: Cila është mënyrë e mirë për të qeverisur një komunitet demokratik?Çfarë është e drejtë, dhe atë që punon?
Kjo matricë përmbledh informacionin që i nevojitet një mësuesi për planifikimin dhe zhvillimin e mësimit. Trajnimi i kompetencave i referohet drejtpërdrejt EQD/EDNJ. Objektivi i mësimit tregon atë që nxënësit njohin dhe kuptojnë. Detyra e nxënësit, së bashku me metodën, formojnë bërthamën e procesit mësimor. Materialet në listën e plotë e mbështetin përgatitjen e mësimit. Koha në dispozicion na jep një udhëzues të përafërt për menaxhimin e kohës së mësuesit. |
|
Trajnimi i kompetencës | Gjykimi: balancimi i kritereve. |
Objektivat e të mësuarit | Dialektika ndërmjet demokracisë, drejtësisë dhe efikasitetit. |
Detyrat e nxënësve | Nxënësit gjykojnë projekt-statutet dhe shpjegojnë arsyetimin e tyre. |
Materialet dhe burimet | Dërrasa e zezë ose tabela. |
Metoda | Prezantime, diskutim. |
Koha në dispozicion | 1. Nxënësit ndajnë dhe paraqesin rezultatet e tyre. (20 min) |
2. Diskutim. (10 min) | |
3. Përfundim. (10 min) |
InformacionNxënësit ndajnë rezultatet e tyre dhe punojnë për një deklaratë të përbashkët nga të gjithë (“sistemi i ortekut”). Kjo qasje i përfshin të gjithë nxënësit, në vend që të dëgjojë vetëm disa nxënës të veçantë dhe të injorojë shumicën. |
Përshkrim mësim
1. Nxënësit ndajnë dhe paraqesin rezultatet e tyre
Mësuesi kërkon fillimisht që nxënësit të votojnë për një statut të caktuar (ose për asnjë) me anë të votimit me duar. Pastaj, nxënësit me të njëjtat mendime formojnë grupe me katër ose pesë vetë. Ata ndajnë rezultatet e tyre dhe punojnë për një deklaratë. Pastaj grupet ofrojnë një deklaratë të shkurtër për arsyet e zgjedhjes së tyre (shih Fletën e punës së nxënësve 7.4).
2. Diskutimi
Pasi nxënësit kanë votuar për statutet e ndryshme, ata kanë pikëpamje të ndryshme se si do të gjykohen modelet e grupit. Në diskutim, ata pyesin në mënyrë kritike zgjedhjet e njëri-tjetrit.
Mësuesi drejton diskutimin. Në fund të diskutimit, nxënësit votojnë edhe një herë tjetër. A ka patur ndonjë grup sukses për të bindur tjetrin? A voton shumica e nxënësve për një statut të veçantë?
3. Përfundime
Mësuesi njofton qëllimin e fazës përmbyllëse: nxënësit shohim procesin e tyre të të menduarit dhe rezultatin e tij nga një tjetër këndvështrim, me qëllim që të vlerësojnë rëndësinë e saj.
Mësuesi i drejton një pyetje: në çfarë mënyrë ky rast studimi për një klub të vogël sportiv i ngjan politikës?
Nxënësit shkëmbejnë mendimet me njëri-tjetrin dhe me mësuesin. Mësuesi dëgjon dhe thekson idetë që mbështesin ose kundërshtojnë njëra-tjetrën.
Mësuesi përmbledh diskutimin, duke shtuar pikën e mëposhtme.
Në politikë, diskutimet për çështje të tilla komplekse nuk janë akademike, por praktike. Një komunitet duhet të bëjë një zgjedhje – ai ka nevojë për një ligj, si kuadër kushtetues. Pra, pas analizës së alernativave të ndryshme dhe alternativave me pikat e forta dhe me të meta, duhet të merret një vendim – në mënyrë ideale me votë unanim ose me një maxhorancë sa më të madhe që të ketë mundësi. Në politikë, një diskutim për këto çështje korrespondon me procesin e legjislacionit ose edhe me vendosjen për një kushtetutë.
Zgjerim: detyrë kërkimore
Në këtë kaptull, nxënësit kanë marrë një model për të analizuar një element të rëndësishëm të kushtetutës së tyre dhe të sistemit legjislativ, duke iu përgjigjur edhe pyetjes se si është ndërtuar dhe se si funksionon ajo në realitet. Ata kryejnë kërkime për pyetjet e mëposhtme:
- Cilat janë problemet e shumicës/pakicës në shoqërinë tonë?
- Studim rasti: si e zgjidh kushtetuta dhe sistemi ynë i ligjeve këtë çështje të veçantë?
- Cili është gjykimi ynë në zgjidhjen?