Mësimi 1: Cilat janë çështjet që na interesojnë?

Living Democracy » Textbooks » Pjesëmarrja në demokraci » Pjesa 3 – Pjesëmarrja në politikë: Pjesëmarrja përmes komunikimit » KAPITULLI 8: LIRIA » Mësimi 1: Cilat janë çështjet që na interesojnë?

Nxënësit marrin pjesë në planifikimin e debatit

Ju lutemi vini re: ky mësim zhvillohet tre javë para të tjerëve

Kjo matricë përmbledh informacionin që i nevojitet një mësuesi për planifikimin dhe zhvillimin e mësimit.

Trajnimi i kompetencave i referohet drejtpërdrejt EQD/EDNJ.

Objektivi i mësimit tregon atë që nxënësit njohin dhe kuptojnë.

Detyra e nxënësit, së bashku me metodën, formojnë bërthamën e procesit mësimor.

Materialet në listën e plotë e mbështetin përgatitjen e mësimit.

Koha në dispozicion na jep një udhëzues të përafërt për menaxhimin e kohës së mësuesit.

Trajnimi i kompetencës Marrja e përgjegjësisë; zgjedhja e artikujve dhe materialeve duke aplikuar një sërë kriteresh.
Objektivat e të mësuarit Kriteret për përzgjedhjen e çështjeve për debat në klasë: afërsia politike, interesat e studentëve, lidhja me të kuptuarit dhe përvojën e nxënësve.
Detyrat e nxënësve Nxënësit japin ide dhe mbledhin informacion për çështjet për debat.
Materialet dhe burimet Informacionet përmes mediave.
Të dhënat e përvojës personale dhe gjetjet.
Tabelë në mur për të shfaqur sugjerimet e nxënësve, me listë (emrat e nxënësve me një kuti në krah).
Fleta e punës së nxënësit 8.1.
Metoda Puna në ekipe në dyshe.
Koha në dispozicion Përfshirja e nxënësve. (15 min)
Prezantimi i detyrës. (10 min)
Puna në ekipe në varg. (15 min)
Intervali mes mësimeve 1 dhe 2. (3 weeks)

Informacion për mësuesin: përse ky mësim zhvillohet tri javë më parë

Ky mësim zhvillohet tri javë përpara të tjerëve, për të mundësuar që nxënësit të përgatisin një informacion për mësimin e dytë dhe për të marrë pjesë në planifikimin e debatit në mësimin 3. Ky mësim shërben si një organizator paraprak: nxënësit marrin informacionin që u nevojitet paraprakisht.

Pjesëmarrja në planifikimin e mësimeve i përgjigjet pjesëmarrjes në komunitet. Në të gjitha rastet, qytetari aktiv është qytetari i informuar. I parë nga ky këndvështrim, organizatori, paraprakisht në këtë  kapitull, demonstron një parim të përgjithshëm të pjesëmarrjes në demokraci.

Organizimi paraprak kërkon një hapësirë ​​kohe prej rreth tre javësh ndërmjet mësimit të parë dhe të dytë. (Mësuesi duhet të vendosë se si t’i përdorë mësimet brenda këtij intervali.) Organizimi paraprak përbëhet nga dy faza:

Faza 1 (dy javë): nxënësit punojnë në ekipe dyshe. Në fund të fazës së parë,  ekipet përpunojnë një sugjerim për një çështje të debatit që ata mendojnë se është interesante dhe e përshtatshme. Ata ofrojnë materiale informative për klasën (një faqe).

Një afat përcakton datën kur përfundon faza 1 dhe fillon faza 2.

Faza 2 (një javë): kohë leximi. Në fund të fazës 2, çdo nxënës duhet të jetë i familjarizuar me  të gjitha çështjet e sugjeruara dhe të ketë lexuar të gjitha materialet. Çdo nxënës ka zgjedhur një çështje për debat.

Struktura kohore për organizimin paraprak

Mësimet Mësimi 1 Mësimi 2
Veprimtaritë e nxënësve

Faza 1

Nxënësit përpunojnë sugjerimin e tyre për një çështje debatimi.

Faza 2

Nxënësit lexojnë propozimet.

Klasa zgjedh një çështje me votim.
Linja e kohës Java 1 –  Java 2 Java 3
  Afati
right-arrow

Përshkrimi  i mësimit

Përgatitjet para mësimit

Për hapin 1, linja e debatit: nëse është e nevojshme, mësuesi hap klasën për ushtrimin e debatit.

Për hapin 2.3, udhëzimet për detyrën: mësuesi ka bashkangjitur dy fletë tabele në murin e klasës.

1. Përfshirja e nxënësve

Përgatitja: Mësuesi shënon një vijë në dysheme me një copë spango rreth pesë metra të gjatë. Nxënësit duhet të kenë hapësirë ​​të mjaftueshme për të qenë në gjendje të qëndrojnë në të dyja anët e kësaj vije, përballë njëri-tjetrit. Nëse klasa është shumë e vogël ose shumë e populluar, ky ushtrim mund të bëhet në korridor.

Mësuesi kërkon nga nxënësit që të ngrihen dhe të formojnë një rreth rreth vijës. Pastaj mësuesi shpall:

“Çdo fëmijë duhet bëjë edhe një vit shtesë në shkollë.”

Mësuesi kërkon që nxënësit të lëvizin në një anë të vijës – në të majtë, në qoftë se ata e mbështesin deklaratën, në të djathtë, nëse nuk pajtohen. Ata kalojnë disa minuta për ndarjen e arsyeve dhe ideve të tyre.

Pastaj mësuesi kërkon që grupet të shkëmbejnë argumentet e tyre. Ka disa rregulla që duhet të respektohen:

  1. Të dy palët mbajnë radhë në paraqitjen e argumentave.
  2. Folësit nuk duhet të ndërpriten.
  3. Folësit kanë 30 sekonda për të folur për pikën e tyre.

Nxënësit, më pas, angazhohen në një shkëmbim të argumenteve që i ngjan një debati. Pas pesë minutash, ose më herët, nëse njëra palë i ka shteruar idetë, mësuesi e ndal debatin dhe kërkon që nxënësit të kthehen në vendet e tyre – më e mira kërkon që veprimtaria  të zhvillohet në një shesh të hapur për të lehtësuar dhe mbështetur komunikimin.

2. Prezantimi i detyrës

2.1 Pse është i rëndësishëm debati për pjesëmarrjen në demokraci

Mësuesi i referohet aktivitetit të mëparshëm – ai ishte një debat. Brenda një kohe të shkurtër, u shkëmbyen shumë ide dhe argumente. Nxënësit mund të komentojë për përvojën e tyre.

Mësuesi shpjegon se nxënësit duhet të zhvillojnë aftësitë e tyre të debatit, sepse shumë diskutime në mjediset demokratike kryhen në këtë mënyrë. Shtetasit gëzojnë të drejtat e mendimit dhe shprehjes, por ata duhet të kenë aftësi debati për t’i ushtruar ato.

Mësuesi sigurohet që nxënësit e kuptojnë dhe pranojnë këtë përkufizim të detyrës së tyre të trajnimit.

2.2 Sqarim: çfarë e bën një çështje të mirë për debat?

Mësuesi i referohet temës – cila çështje është e mirë për debat? Çfarë e bën një çështje të mirë për debat?

Mësuesi dëgjon idetë dhe sugjerimet e studentëve dhe i përmbledh ato në fjalët kyçe në dërrasën e zezë ose në tabelë. Mund të pritet që ato, në një masë të madhe, të korrespondojnë me pesë kriteret (3a-3E) në fletën e punës së nxënësit 8.1.

Mësuesi shpjegon se debati i ardhshëm do të jetë më interesant dhe nxënësit do të jenë më të suksesshëm nëse e zhvillojnë debatin për një çështje që e zgjedhin vetë. Ata do të kenë mundësinë për të zgjedhur një çështje në mësimin tjetër pas tre javësh. Deri atëherë, ata duhet të zhvillojnë sugjerimet për çështje e debatit që duhet të mbahet atëherë. Klasa do ta bëjë një zgjedhje në mësimin e dytë.

Mësuesi  shpërndan fletën e punës së nxënësit 8.1 dhe i referohet kritereve që nxënësit kanë sugjeruar dhe u kërkon atyre t’i krahasojnë ato me kriteret 3a-3e në broshurë. Nëse nxënësit dhe mësuesi bien dakord për të modifikuar listën e kritereve, ata e bëjnë këtë.

2.3 Udhëzime për detyrën: mbledhja e ideve në tabelë

Mësuesi shkon te tabela në mur dhe  kërkon nga nxënësit të lexojnë dhe ?Fletën e punës së  nxënësit  8.1, ndërsa ai vizaton tabelën e mëposhtme:

Cila çështje është e mirë për debat?
Jeta e përditshme ose në shkollë Çështje kulturore ose sociale Çështjet politike Çështje të tjera
a
a

Pasi nxënësit të kenë lexuar materialin, mësuesi i kthehet tabelës. Çështja që nxënësit diskutuan në fillim të mësimit ishte një çështje politike –“Si duhet të organizohet arsimi në vendin tonë?. Por çështje të tjera me shumë interes janë edhe:

  • Çështjet politike
  • Çështjet sociale
  • Çështjet në shkollë ose në jetën e përditshme
  • Çështjet e tjera – për të gjitha idetë e tjera.

Nxënësit mund të bazohen në përvojë e tyre personale, në atë çfarë dinë për agjendën aktuale politike ose mund të kërkojnë informacion shtesë.

Në këtë pikë, nxënësit duhet të kenë disa shembuj. Mësuesi i nxit ata të dalin përpara klasës me idetë e tyre. Nëse kjo është shumë e vështirë, mësuesi mund të ndihmojë me këto shembuj:

  • Jeta e përditshme ose në shkollë: “Makina bën më shumë dëm sesa të mira.”
  • Çështjet sociale ose kulturore: “Televizioni luan një rol pozitiv në shoqëri.” (Ose: interneti, telefonat celular etj.)
  • Çështjet politike: “Gratë duhet të trajtohet njësoj si burrat.”
2.4  Udhëzime për detyrën: respektimi i afatit

Së fundi, mësuesi shpjegon pse ka një afat. Për t’i dhënë të gjithëve mundësinë për të lexuar materialet, vihet një afat – pesë ditët shkolle para zhvillimit të mësimit të parë. Nxënësit duhet të kuptojnë se ata do të zgjedhin një çështje, por ata duhet t’i kenë lexuar materialet paraprakisht. Përndryshe, nuk mund të zhvillohet një votim demokratik, pasi ai duhet të organizohet në mënyrë efikase brenda kohës në dispozicion. Gjatë mësimit nuk do të ketë kohë për të lexuar materialet.

Mësuesi u tregon nxënësve se ku duhet t’i depozitojnë fletë e shënimeve dhe materialet.
Së fundi ai thekson se është e rëndësishme për nxënësit për të vendosur se për cilën çështje do të donin të zhvillohej debati.

3. Puna në ekipe në varg

Nxënësit formojnë ekipe së bashku dhe punojnë më vete, duke ndjekur udhëzimet e dhëna në broshurë dhe gjatë mësimit. Ata i caktojnë vetë detyrat e shtëpisë.