Mësimi 2: Përgatitja për debatin
Living Democracy » Textbooks » Pjesëmarrja në demokraci » Pjesa 3 – Pjesëmarrja në politikë: Pjesëmarrja përmes komunikimit » KAPITULLI 8: LIRIA » Mësimi 2: Përgatitja për debatinDeklaratat kryesore dhe strategjitë e debatit
Kjo matricë përmbledh informacionin që i nevojitet një mësuesi për planifikimin dhe zhvillimin e mësimit. Trajnimi i kompetencave i referohet drejtpërdrejt EQD/EDNJ. Objektivi i mësimit tregon atë që nxënësit njohin dhe kuptojnë. Detyra e nxënësit, së bashku me metodën, formojnë bërthamën e procesit mësimor. Materialet në listën e plotë e mbështetin përgatitjen e mësimit. Koha në dispozicion na jep një udhëzues të përafërt për menaxhimin e kohës së mësuesit. |
|
Trajnimi i kompetencës | Pjesëmarrja: nxënësit bëjnë një zgjedhje me votim. Metodat dhe aftësitë: puna ekipore. |
Objektivat e të mësuarit | |
Detyrat e nxënësve | Nxënësit përgatisin rolet e tyre për debat. |
Materialet dhe burimet |
Fletët e punës së nxënësit 8.2-8.5, 9.1. Informacion i medias. Një tabloid dhe gazetë cilësore, një revistë për të rinjtë. |
Metoda | Puna në grup, të mësuarit bashkëpunues. |
Koha në dispozicion | 1. Nxënësit zgjedhin një çështje. (10 min) |
2. Krijimi i grupeve për debat. (10 min) | |
3. Puna në grup. (20 min) |
InformacionKapitulli përbëhet nga dy aktivitete: 1. nxënësit zgjedhin çështjen e debatit dhe 2. nxënësit formojnë grupe dhe përgatitin debatin në rolet e tyre të ndryshme: të dy ekipet në debat ( ai “pozitiv” ose në anën pro dhe ai “negativ” ose pala kundër). Pjesa kryesore e mësimit duhet të shpenzohet për përgatitjen e debatit. Prandaj është e rëndësishme të kryet një votim normalisht dhe me efikasitet. Për grupet e gazetarisë së lajmeve, është një përvojë emocionuese të shohin historinë e tyre të botuar nga një gazetë të vërtetë. Mësuesi mund t’ia sugjerojnë këtë ide ekipit të gazetarëve të lajmeve. Nëse nxënësit janë dakort, mësuesi vendos me ta si t’i drejtohen një gazete. |
1. Nxënësit përzgjedhin një çështje
Mësuesi vepron si kryesues në këtë seancë të parë të mësimit. Së pari ai falënderon nxënësit për prodhimin e kaq shumë ideve interesante. Më tej ai shpjegon procedurën.
Nga nxënësit pritet që të kenë lexuar idetë dhe materialet e prodhuara nga shokët e tyre dhe që të kenë vendosur se cilat çështje do të donin të debatonin. Procedura e votimit mund të zhvillohet nga dy nxënës. Njëri nga nxënësit pyet të tjerët për preferencën e tyre. I dyti shënon temat në një listë në dërrasë, duke nënvizuar ato që janë përzgjedhur disa herë.
Pastaj temat renditen dhe, me shumicë votash, klasa bën një zgjedhje në mes të tre të parave në krye të listës së klasifikimeve. Tema zgjedhur bëhet çështja e debatit.
2. Krijimi i grupeve për debat
Mësuesi fton nxënësit në debat. Një debat vijon me rregulla të caktuara. Nxënësit formojnë grupe dhe ekipe që kryejnë role të ndryshme.
Nxënësit kanë marrë Fletën e punës së nxënësit 8.2 dhe lexojnë në heshtje. Ata bëjnë pyetje për të sqaruar çdo gjë të nevojshme dhe (mundësisht) nxënësit e tjerë ose mësuesi i japin përgjigje. Nxënësit duhet të kuptojnë se çfarë roli kryejnë ekipet e ndryshme.
Nxënësit bashkohen me një nga ekipet e mëposhtme. Kjo tabelë tregon se çfarë grupesh marrin pjesë në debat dhe çfarë flete pune u nevojitet atyre. Ekipet debatuese duhet të ketë një anëtar rezervë, në rast një anëtar i ekipit është i sëmurë në ditën e debatit.
Të dy kryetarët ndajnë detyrat e kryerjes së debatit dhe të votimit të publikut. Nëse një kryetar është i sëmurë, tjetri merr përsipër të dy pjesët.
Grupi | Numri i anëtarëve (+ anëtarë rezervë) |
Fletët e punës së nxënësit Nr. |
Ekipi i debatit nr 1 (“pozitiv”) | 5 (+1) | 8.3 |
Ekipi i debatit nr 2 (“negativ”) | 5 (+1) | 8.3 |
Kryetari i parë dhe i dytë | 2 | 8.2, 8.4, 8.5 |
Ekipet e reporterëve (gazetë cilësore, gazetë tabloid, revista rinore) | 3 x 2 | 8.6, 9.1 |
Audienca | Të gjithë nxënësit e mbetur | 8.5 |
Kjo mund të bëhet më e përshtatshme duke krijuar kolona në dërrasën e zezë ose në dyshe te tabela. Nxënësit shkruajnë emrat e tyre në grupin e zgjedhur. Nëse një grup është i tejmbushur, mësuesi dhe klasa vendosin së bashku se si të zgjidhin problemin. Ai është problemi i tyre, jo i mësuesit. Përvoja ka treguar se nxënësit janë të gatshëm të bashkëpunojnë dhe grupet formohen shpejt, me një rezultat të kënaqshëm për nxënësit.
3. Përgatitjet për debat
Grupet marrin kopje të Fletëve të punës së nxënësit 8.3 (ekipe debatuese), 8.4 (audienca) ose 8.5 (ekipi i gazetarisë). Grupet shpenzojnë gjysmën e dytë të orës duke planifikuar aktivitetin e tyre të mësimit dhe, nëse është e nevojshme, mund t’i caktojnë vetes një pjesë të detyrave të shtëpisë. Mësuesi vepron si vëzhgues dhe trajner. Si trajner, mësuesi nuk u afrohet grupeve, nuk lexon letrat e tyre, as edhe nuk i ndihmon ata në prodhimin e rezultateve. Nëse grupet kanë nevojë për ndonjë mbështetje, ata i afrohen mësuesit. Nëse jo, ata janë të lirë dhe përgjegjës për të punuar si e mendojnë të drejtë. Përvoja ka treguar se nxënësit vlerësojmë besimin që është vendosur për ta, i cili vepron si një nxitje e fortë.
Mësuesi u jep gazetarëve të lajmeve një kopje të llojit të gazetës së tyre – letër tabloid, gazetë cilësore ose revistë rinore. Kjo do t’i ndihmojë ata të imagjinojnë se çfarë lloj profili dhe audience leximi ka gazeta e tyre dhe si duhet të jetë historia e lajmit të tyre.
Nëse është e mundur, mësuesi u kërkon nxënësve që të vendosin tavolinat dhe karriget për debat përpara se të fillojë mësimi, siç tregohet në materialet e Fletës së punës së nxënësit 8.2.