Mësimi 3: Ne debatojmë – ne vendosim – ne raportojmë
Living Democracy » Textbooks » Pjesëmarrja në demokraci » Pjesa 3 – Pjesëmarrja në politikë: Pjesëmarrja përmes komunikimit » KAPITULLI 8: LIRIA » Mësimi 3: Ne debatojmë – ne vendosim – ne raportojmëDebati dhe vendimmarrja në publik
Kjo matricë përmbledh informacionin që i nevojitet një mësuesi për planifikimin dhe zhvillimin e mësimit. Trajnimi i kompetencave i referohet drejtpërdrejt EQD/EDNJ. Objektivi i mësimit tregon atë që nxënësit njohin dhe kuptojnë. Detyra e nxënësit, së bashku me metodën, formojnë bërthamën e procesit mësimor. Materialet në listën e plotë e mbështetin përgatitjen e mësimit. Koha në dispozicion na jep një udhëzues të përafërt për menaxhimin e kohës së mësuesit. |
|
Trajnimi i kompetencës | Të folurit lirisht; argumentimi me një kundërshtar; bashkëpunimi në një ekip. Respektimi dhe vlerësimi në shkëmbimin e argumenteve. |
Objektivat e të mësuarit | Në lidhje me temën që diskutohet. |
Detyrat e nxënësve | Nxënësit marrin pjesë në të, shikojnë dhe dëgjojnë një debat. Detyrat që ndjekin për grupet që të përgatiten për mësimin e reflektimit. |
Materialet dhe burimet | Fletët e punës së nxënësit 8.2-8.5, 9.1. |
Metoda | Debat, puna në grup (votimi), sqarim. |
Koha në dispozicion | 1. Debati. (25 min) |
2. Votimi i publikut. (10 min) | |
3. Detyrat e shtëpisë: të dhënat për reflektim. (5 min) |
InformacionKy mësim përfshin detyrën kryesore të të gjithë kapitullit – debatin. Përgatitja e gjerë në mësimin e mëparshëm kishte për qëllim t’u jepte nxënësve besimin për të vepruar në rolet e tyre. Kryesuesit janë përgjegjës për menaxhimin e debatit dhe votimin e publikut. Mësuesi hap dhe përfundon mësimin dhe, kryesisht, vepron si vëzhgues. Fletët e punës së nxënësit japin rregullat dhe udhëzimet për grupet – si të kryejnë rolet e tyre. Kjo vendosje është tipike për të mësuarit e bazuar në detyëa: mësimi është shumë i strukturuar përmes detyrave të ndryshme dhe i kornizuar nga rregullat dhe orari, ndërsa mësuesi pothuajse nuk e merr kurrë fjalën. Por megjithatë, objektivat e mësimit që mësuesi ka në mendje janë të pranishëm gjatë gjithë mësimit, madje edhe më shumë se në udhëzimet frontale, sepse tani, janë nxënësit që e kanë marrë në do rë atë. |
Përshkrimi i mësimit
Fleta e punës së nxënësit 8.4 (roli i kryesuesit) jep një përshkrim të detajuar për zhvillimin e debatit dhe votimin e publikut. Prandaj, përshkrimi i këtyre fazave mund të jetë shumë i shkurtër.
1. Debati
Mësuesi shpall agjendën e mësimit: debati, i ndjekur nga vota e publikut dhe një përmbledhje. Nëse është e nevojshme, mësuesi u kërkon nxënësve të rregullojnë tavolinat dhe karriget në mënyrë se si do vendosen siç tregohet në Fletën e punës së nxënësit 8.2.
Pastaj kryetari i parë fillon. Nxënësit zënë vendet e tyre, si ekipe debatimi, kryetar, audienca dhe gazetarët e shtypit. Mësuesi zë vend në audiencë, mundësisht në rreshtat prapa. Nxënësit nuk duhet të kërkojnë të vendosin kontakt me sy me mësuesin, por me njëri-tjetrin. Ata kryejnë rolet e tyre dhe mësuesi dëgjon.
2. Votimi i publikut
Kryesuesi i dytë drejton diskutimin e publikut dhe votimin. Këtu, mësuesi largohet nga audienca dhe i vëren nxënësit nga distanca. Ndërsa nxënësit e audiencës diskutojnë për votimin e tyre, ekipet e debatimit dhe reporterët e lajmeve dëgjojnë.
Pas pesë minutash, kryetari përfundon diskutimin dhe zhvillon votimin. Pasi kryesuesi e ka përfunduar votimin, mësuesi merr drejtimin.
3. Detyrat e shtëpisë: të dhënat për mësimin në vijim (mësimi 4)
Mësuesi falënderon kryetarët për menaxhimin e pjesës kryesore të mësimit. Më pas ai falënderon nxënësit dhe audiencën dhe vlerëson si e mendon të përshtatshme. Nuk ka komente kritike në këtë pikë. Mësimi i katërt jep mundësi për të dhënë komente dhe për të reflektuar për mësimin e debatit dhe votimit, dhe kjo është ajo që ai u tregon nxënësve.
Ai u kërkon të gjithë nxënësve, me përjashtim të gazetarëve të lajmeve, që të mendojnë për ndjenjat e tyre, përshtypjet dhe pikëpamjet për seancën debatit, diskutimit pasues dhe votimit, të përgatitin një deklaratë të shkurtër si informacion për mësimin e ardhshëm, duke trajtuar çështjet kyçe në vijim:
- Jepni mendimin tuaj në lidhje me çështjen në shqyrtim. Shpjegoni se çfarë argumenti ju ka bindur më shumë në formimin e mendimin tuaj.
- Nga këndvështrimi juaj, përshkruani çfarë i ndikon rregullat dhe cili ishte ndikimi në debat i afatit prej një minute.
Ekipet e reporterëve të shtypit nuk duhet kenë detyrë tjetër përveç prodhimit të historisë së tyre të lajmeve. Mësuesi thërret gjashtë nxënësit, që të vendosin se si do të shpërndahen lajmet – duke paraqitur dy ose tri kopje në mur apo duke dhënë një fletë pune për çdo nxënës.