Mësimi 4: A e kontrollojmë ne median – apo media na kontrollon ne?
Living Democracy » Textbooks » Pjesëmarrja në demokraci » Pjesa 3 – Pjesëmarrja në politikë: Pjesëmarrja përmes komunikimit » KAPITULLI 9: MEDIA » Mësimi 4: A e kontrollojmë ne median – apo media na kontrollon ne?Mediat – një instrument i komunikimit dhe i pushtetit
Kjo matricë përmbledh informacionin që i nevojitet një mësuesi për planifikimin dhe zhvillimin e mësimit. Trajnimi i kompetencave i referohet drejtpërdrejt EQD/EDNJ. Objektivi i mësimit tregon atë që nxënësit njohin dhe kuptojnë. Detyra e nxënësit, së bashku me metodën, formojnë bërthamën e procesit mësimor. Materialet në listën e plotë e mbështetin përgatitjen e mësimit. Koha në dispozicion na jep një udhëzues të përafërt për menaxhimin e kohës së mësuesit. |
|
Trajnimi i kompetencës | Reflektimi për zgjedhjet dhe ndikimi i tyre. |
Objektivat e të mësuarit | Mediat janë një instrument i fuqishëm i komunikimit dhe i kontrollit. |
Detyrat e nxënësve | Nxënësit krahasojnë dhe reflektojnë për zgjedhjet dhe vendimet e tyre. |
Materialet dhe burimet | Shfaqja e gazetave në mur. Materiale për mësuesit 9A. |
Metoda |
Raportet, diskutime plenare. Leksion. |
Koha në dispozicion | 1. Nxënësit krahasojnë zgjedhjet dhe vendimet e tyre. (15 min) |
2. Nxënësit reflektojnë për ndërtimin e mesazheve të tyre. (10 min) | |
3. Leksioni i mësuesit: vendosja e agjendës, ruajtja. (5 min) | |
4. Diskutimet në vijim. (10 min) |
InformacionNxënësit reflektojnë për përvojën e tyre në këtë projekt. Ata nuk lexojnë gazetat e njëri-tjetrit për hir të informacionit, por që të përqendrohen në vendimet e përfshira në përzgjedhjen e temave dhe të fotove. Ata eksplorojnë rolin e medias si rojtarë dhe përcaktues të rendit të ditës. Gazetarët paraqesin informacion shtesë për diskutimet në ekipe dhe nxënësit krahasojnë dhe reflektojnë për përvojën e tyre. Mësuesi shton konceptet – mediat si rojtarë dhe përcaktuesit e rendit të ditës – në një ligjëratë të shkurtër. Ky është një shembull se si të mësuarit konstruktivist pasurohet me udhëzime sistematike. Përvoja e nxënësve krijon kontekstin në të cilin instruksionet e mësuesit japin një këndvështrim të ri që u mundëson nxënësve të kuptojnë përvojën e tyre në një nivel më të avancuar abstrakt të të menduarit dhe të kuptuarit. Alternativat e ndryshme të zgjeruara në këtë projekt dhe zbatimi i tij më në thellësi janë po gjithashtu të mundshme. Këto mund të diskutohen në fund të mësimit. |
Përshkrimi i mësimit
Nxënësit pritet të kenë lexuar gazetat e njëri-tjetrit para këtij mësimi.
Faza 1: Nxënësit shpjegojnë dhe krahasojnë zgjedhjet e tyre
Me radhë, çdo prezantues raporton për vendimet e marra nga ekipet e tyre dhe shpjegon arsyet për to. Të udhëhequr nga shënimet udhëzuese (dhe Fletën e punës së nxënësit 9.3) prezantuesit duhet të trajtojnë çështjet e mëposhtme:
- Zgjedhja e tregimeve kryesore;
- Çfarë temash mori parasysh ekipi dhe pse disa tema të caktuara janë përfshirë ose lënë jashtë;
- Zgjedhja e fotografive;
- Çështje të tjera të rëndësishme.
Prezantimet përqendrohen në vendimet kontrolluese dhe në përcaktimin e agjendës se sa në përmbajtjen e vetë gazetave. Ata japin materialin në të cilin fokusohet mësuesi në leksionin e tij të shkurtër, duke theksuar përvojën e përbashkët të ekipeve përmes shtimit të disa koncepte kyçe të literaturës mediatikeNë këtë mënyë, të mësuarit konstruktivist përcakton kontekstin për shqyrtimin e njohurive konceptuale nëpërmjet mësimit sistematik e të shkurtër.
Faza 2: Nxënësit reflektojnë për ndërtimin e mesazheve të tyre
Mësuesi kërkon nga nxënësit të krahasojnë arsyet për vendimet e ekipeve të tyre.
- A mund të identifikojmë ndonjë kriter mbizotërues, p.sh. vlerën e lajmeve?
- Deri ku i kemi marrë parasysh aspektet e konkurrencës, p.sh. përdorimin e ngjarjeve pikante?
- …
Raportet e prezantuesit dhe krahasimi i zgjedhjeve mund të shkaktojë një diskutim të rëndësishëm. Nxënësit mund të ngrenë problemin e influencës së madhe të mediave në informacionin që marrim ose në atë që nuk e dëgjojmë kurrë. Mësuesi drejton diskutimin. Edhe pse ai e merr fjalën menjëherë, nuk ka nevojë që mësuesi të komentojë për deklaratat e nxënësve.
Faza 3: Leksioni i mësuesit
Hapi 3.1 Leksioni bazë
Materiale për mësuesit 9A
Siç tregohet më sipër (shih fazën 1), mësuesi lidh pikat e kësaj të dhëne të shkurtër me kontekstin e përvojës dhe pyetjet e nxënësve. Kjo kërkon një element fleksibiliteti në paraqitjen e pohimeve në vijim:
|
Këto dy pika janë të lidhura ngushtë me përvojën e nxënësve në këtë projekt të vogël. Mësuesi mund të përfundojë të dhënat këtu, sepse pikat sigurisht japin mjaft material për të menduar ose mund të shtojë pika të mëtejshme, në varësi të interesave dhe pyetjeve të nxënësve. Në këtë rast, afati kohor mund të kenë nevojë të zgjerohet.
Hapi 3.2 Zgjerime për mësimin
- Nga ana tjetër, si ndërmarrje tregtare, mediat konkurrojnë me njëra-tjetrën për të tërhequr vëmendjen tonë. Prodhuesit e medias kujdesen për të përmbushur interesat e pritshmëritë e audiencës së tyre. Suksesi i tyre komercial varet nga zgjedhjet e përdoruesve të mediave.
- Ne varemi nga media për perceptimin tonë të botës. Në këtë mësim, nxënësit fokusohen në një media klasike, gazetat. Megjithatë, sot janë shfaqur llojet e reja të medias dhe ne i përdorim ato për qëllime të ndryshme. Ne kemi ende masmediat klasike (media elektronike) – revistat, gazetat, TV dhe radio – që ne përdorim kryesisht si burim informacioni dhe për argëtim. Pastaj kemi media të reja të bazuara në internet (faqet e internetit, e-mail, blogjet, networket të tipit facebook, twiter), duke mos harruar SMS. Ne i përdorim këto për shumë qëllime, por veçanërisht për komunikim me njëri-tjetrin dhe, siç e dinë mirë nxënësit, brezi i ri është më i familjarizuar me këto se sa prindërit dhe shumica e mësuesve të tyre.
- Sot, ne jetojmë në një kulturë të medias. Shoqëria është një rrjet bashkëveprimi mes anëtarëve të tij. Bashkëveprimi shoqëror, në një masë të madhe, është komunikim. Komunikimi është i mbështetur, kanalizuar dhe formatuar nga media dhe mesazhet e medieve jo vetëm e reflektojnë, por edhe e thyejnë realitetin.
Faza 4: Diskutimet vijuese dhe përfundimet e njësisë
Nxënësit duhet të kenë mundësinë për të reaguar në leksionin e mësuesit.
Ata mund të kenë pyetje rreth të kuptuarit, ose mund të ngrenë probleme për pushtetin e mjeteve të komunikimit masiv, si rojtarë dhe përcaktues të rendit të ditës.
Mësuesi më në fund ngre pyetjen nëse munden dhe si mundet të vazhdojnë projektin, për shembull, duke bërë një nga sugjerimet e mëposhtme:
- Gazetat e murit mund të shfaqet në shkollë.
- Nxënësit mund të ftojnë një gazetar profesionist për të vizituar klasën. Ata mund t’i tregojnë atij gazetat, t’i kërkojnë mendime dhe të diskutojnë çështjen e rojtarëve.
- Një ekip i redaktorëve mund të vazhdojnë me këtë projekt për shkollën dhe për të prodhuar një gazetë (muri) të shkollës.
- Nxënësit mund të raportojnë për mediat që formojnë dhe ndikojnë më fuqishëm në formësimin e opinionit publik.
- Nxënësit mund të qëndrojnë në çështjen që kanë raportuar dhe të vazhdojnë veprimet për të. Lidhjet me kapitujt e tjera të këtij manuali janë të mundshme.