Të ekplorojmë të drejtat e fëmijëve

Living Democracy » Textbooks » Të ekplorojmë të drejtat e fëmijëve

Nëntë projekte të shkurtër për arsimin bazë…

Lexonimëshumë

Fëmijët  duhet të njohin të drejtat që kanë dhe edhe t’i vlerësojnë dhe t’i përdorin ato. Për të arritur këtë, shkolla duhet të lejojë përfshirjen e përvojave të larmishme të të mësuarit në edukimin për të  drejtat e fëmijëve. Fëmijët kuptojnë dhe vlerësojnë të drejtat e tyre duke i ushtruar ato, si në shkollë ashtu edhe në jetën e përditshme. Kjo  është sfidë e madhe për mësuesit, pasi ai duhet të krijojë një mjedis që qeveriset nga shpirti i demokracisë dhe i të drejtave të njeriut.

Ky manual është hartuar për mësuesit të cilët kërkojnë instrumente për t’u mësuar nxënësve  të arsimit bazë të drejtat e fëmijëve. Të veçantën e këtij manuali e përbëjnë:

  • Jë hyrje e shkurtër me informacion për kuadrin konceptual dhe për të mësuarit përmes shembullit.
  • Nëntë projekte të shkurtër për rnxënësit, me nga katër mësime secili, për t’u zhvilluar në nëntë vitet e para të shkollimit të tyre.
  • Mësime të hollësishme dhe plane mësimore.
  • Qasja e të mësuarit me bazë detyre.
  • Shtojca me burime mësimore dhe informacion për të drejtat e fëmijëve (këtu përfshihet edhe Konventa për të Drejtat e Fëmijës dhe një version i ilustruar i saj)
$vol_num
Redaktorët

Rolf Gollob, Peter Krapf dhe Wiltrud Weidinger

Autorët

Rolf Gollob dhe Peter Krapf

Vëllimi (5)

Vëllimi V i Vëllimeve I-VI për EQD/EDNJ Edukimi për Qytetari Demokratike dhe Edukimi për të Drejtat e Njeriut në praktikën Shkollore, njësi mësimore, koncepte, metoda dhe modele