Kapitulli 4 (Arsimi fillor, klasa 4) – Të drejtat tona – thesari ynë

Living Democracy » Textbooks » Të ekplorojmë të drejtat e fëmijëve » Pjesa 1: Veprimtari mësimore » Kapitulli 4 (Arsimi fillor, klasa 4) – Të drejtat tona – thesari ynë

A  Planifikimi

Çështjet themelore/temat

Detyrat kryesore

Burimet

Mësimi 1

Pse kemi nevojë për të drejta të veçanta të fëmijëve?

Nxënësit njihen me projektin “kutia e thesarit”, dhe ata diskutojnë se si ta planifikojnë dhe ta kryejnë atë.

Objektet që mund të përdoren për të përfaqësuar disa të drejta të fëmijëve (demonstrim dhe frymëzim); kartat e të drejtave të fëmijëve.

Mësimi 2

Kutia e thesarit tim personal – Diçka e veçantë

Nxënësit dekorojnë kutitë e tyre të thesarit dhe i përgatitin ato për “thesaret e të drejtave të fëmijëve të tyre”.

Çdo fëmijë sjell një kuti prej metali, druri ose kartoni në shkollë; kopsa me ngjyrë, copa rrobe, etj.; ngjitës dhe gërshërë

Mësimi 3 (pas një intervali prej disa javësh)

Kutia ime e thesarit, kutia jote e thesarit!

Nxënësit shfaqin kutitë e tyre të thesarit duke organizuar një ekspozitë në tavolinat e tyre.

Kuti thesari i nxënësve (me përmbajtjen)

Mësim 4 (pak para 20 nëntorit)

Si mund të organizojmë një ekspozitë?

Fëmijët ekspozojnë thesaret e tyre dhe kutitë e thesarit për të gjithë fëmijët e tjerë në shkollë për t’i parë.

Nxënësit gjejnë një dhomë apo vend për ekspozitën e tyre

B  Informacion dhe objektivat mësimore

Nxënësit fitojnë njohuri më të thella për të drejtat e fëmijëve. Gjatë një periudhe më të gjatë kohore, ata studiojnë përmbajtjen dhe qëllimin e këtyre të drejtave, duke u përpjekur që të lidhin çdo të drejtë me një objekt që mund të ilustrojë ose ta simbolizojë atë. Çdo fëmijë do të gjejë një zgjidhje të vetën. Për ta bërë këtë, fëmijët duhet të kuptojnë dhe interpretojnë nenet në fjalë.

Nga këndvështrimi i teorisë së mësuarit, detyra i lejon nxënësit të organizojnë në mënyrë aktive proceset e tyre të të mësuarit, të cilat rritin në mënyrë të konsiderueshme shanset e tyre për të përjetuar një rritje të qëndrueshme të dijes.

Çdo nxënës prodhon kutinë e vet të thesarit. Nxënësit identifikojnë veten më fort me të drejtat e fëmijëve, si intelektualisht edhe emocionalisht.
Ky është një projekt klase, i cili mbulon një periudhë të gjatë kohore dhe mund të nxisë, në mënyrë të përsëritur, nxënësit për të ndarë dhe diskutuar idetë e tyre.

V5_P21

Me rastin e Ditës Universale të Fëmijëve (20 nëntor), mund të organizohet dhe të hapet një ekspozitë e kutive të thesarit të nxënësve në ndërtesën e shkollës. Kjo përbën një nxitje shtesë dhe do të motivojë nxënësit e vegjël për të bërë diçka të ngjashme, një ose dy vjet më vonë. Koha më e përshtatshme për të filluar projektin është fundi i shtatorit dhe mesi i tetorit.

 

C  Pyetjet kryesore për reflektim në orët e të drejtave të fëmijëve

Përjetimi i të drejtave të fëmijëve

Njohja e të drejtave të fëmijëve

Zbatimi i të drejtave të fëmijëve

Mësuesi

Si janë thjeshtuar parimet e të drejtave të fëmijëve në shkollë dhe në klasë?

Çfarë dinë fëmijët për të drejtat e fëmijëve?

Të mësojnë si të ndërmarrin veprime jashtë shkollës: çfarë kanë mësuar nxënësit për jetën e tyre në të ardhmen?

Çdo nxënës ka të drejtë për të zhvilluar një mënyrë personale të shprehjes artistike. Në këtë mënyrë, nxënësit rrisin vetëbesimin e tyre dhe mësojnë më shumë për veten e tyre dhe njëri-tjetrin.

Të gjitha të drejtat e fëmijëve prezantohen dhe diskutohen në klasë.

Nxënësit mësojnë si të marrin vendime dhe të argumentojnë për zgjidhjet që kanë gjetur.

Nxënësit

Çfarë unë kam mësuar për të drejtat e fëmijëve?

Si i përjetova të drejtat e fëmijëve në klasë

Cilat janë veprimet që jam në gjëndje të ndërmarr tani?

Është e mrekullueshme nëse shkolla bëhet vendi ku ne mund të shohim kaq shumë vepra arti. Tani unë po e shijoj që jam në shkollë.

Unë kam studiuar të drejtat e fëmijëve për një kohë të gjatë. Mua më është dashur të marrë një vendim për çdo nen, dhe unë mund ta bëja këtë vetëm nëse e kisha kuptuar nenin. Unë kam zbuluar se nuk është gjithmonë e lehtë për të kuptuar konventën për të drejta te fëmijëve.

Jo të gjithë nenet në konventën e të drejtave të fëmijëve janë njësoj të rëndësishme për mua.  Unë kam menduar për pyetjen se cilët prej neneve unë mund të përkrah. Unë kam menduar për problemin se cilat prej të drejtave janë veçanërisht të rëndësishme për fëmijët e tjerë në familje të tjera, rajone ose vende të tjera dhe atë se çfarë mund të bëj unë për t’i mbështetur ato.

 

D  Procedura

Mësimi 1 (fundi i shtatorit/fillimi i tetorit, kohëzgjatja afërisisht një orë e gjysmë)

Hyrje: Mësuesi aktivizon njohuritë paraprake të nxënësve për të drejtat e njeriut dhe përmbledh pikat më të rëndësishme. (shih kap.3, mësimi 20). Ai u jep nxënësve kopje të kartave të të drejtave të fëmijëve dhe i ndihmon fëmijët t’i kuptojnë (duke bërë lidhjen e të drejtës me ilustrimin) dhe të aftësohen për detyrën. Në qendër të veprimtarisë nuk duhet të  jetë leximi i disa të drejtave, por përdorimi i ilustrimeve për të treguar një histori për të një drejtë të veçantë.

Në vijim mësuesi vendos në tryezë një kuti që ka pamjen e një thesari, pranë kartave të të drejtave.

Më pas ai i vendos objektet në mënyrë të tillë që të  simbolilzojnë disa të drejta. Për shembull: Neni 7 (e drejta e një emri nga lindja) me  një qiri i vogël në kujtim të ditës së emri; Për neni 28 (e drejta për arsimim) mund të qëndrojë pranë një lapsi. Mësuesi shpjegon parimin e simbolizimit dhe diskuton shembuj të tjerë me nxënësit.

Pas kësaj mësuesi shpjegon planin e mëtejshëm.

Dita Universale e Fëmijëve është më 20 nëntor. Deri atëherë, secili nxënës duhet të krijojë një kuti thesari, e cila duhet mbushur me karta dhe objekte që lidhen me të drejtat e fëmijëve. Çdo nxënës vendos se cilat objekte mund të korrespondojë me të drejtat konkrete të fëmijëve.

Detyra konkrete: Çdo nxënës  ka një javë kohë për të gjetur dhe zbukuruar kutinë e tij të thesarit. Së pari ai duhet të gjejë një kuti me një kapak (një kuti prej kartoni, druri ose metali). Kjo kuti duhet të  zbukurohet, pjesërisht gjatë kohës së shkollës, në orën e artit pamor, të aftësimit teknologjik etj. Kjo kërkon që fëmijët të gjejnë një kuti dhe material zbukurues për vete dhe për shokët e klasës.

Të gjithë nxënësit presin kartat e të drejtave të fëmijëve. Ata i vendosin ato në kutitë e tyre të thesarit. Udhëzime. Tani fillon gjuetia e thesarit! Fëmijët gjejnë kutitë e para të thesarit që simboollizojnë një të drejtë.

Ide e mundshme: Shkoni tek kartat përsëri dhe shkruaj disa fjalë kyçe në pjesëne prapme të tyre për të përmbledhur çdo të drejtë.

Mësimi 2 (një javë më vonë)

Fëmijët i tregojnë njëri-tjetrit materialet dhe objektet që kanë sjellë me vete për të simbolizuar  të drejtat e shkruara në kartat e tyre

Diskutim/Ide

a) Për skimin e kutisë së thesarit

b) Për simbolet e përshtatshme për të drejtat individuale të fëmijëv: Çfarë ilutsrimi do të ishte i përshtatshëm për këtë të drejtë. Ku mund të gjenden këta objekte? Është e rëndësishme që gjuetia e thesarit të ndihmojë fëmijët të njihen me të drejtat dhe  t’i kuptojnë ato më mirë. Nëse e kanë kuptuar çfarë do të thotë e drejtë e fëmijës, atëherë ata duhet të simbolizojnë atë vetëm me një objekt.

Fëmijët fillojnë të dekorojnë kutitë e tyre të thesarit. Ata ndihmojnë njëri-tjetrin dhe shkëmbjen materialet për zbukurim. Mësuesi cakton kohën. Kjo mund të plotësohet në shtëpi ose një orë tjetër mësimi.

Gjatë gjuetisë së thesarit, ku fëmijët mbledhin objektet dhe materialet për katër-pesa javët e ardhme, ata shkembjejnë me njerit tjetrin edhe idetë dhe gjetjet e tyre. Çfarë ke gjetur për të simbolizuar të drejtën? Fëmijët janë të lirë të kopjojnë idetë e njeri-tjetrit. Ata mund të bëjnë edhe një konkurs për kutinë më të bukur të thesarit dhe për idetë me krijuese dhe origjinale.

Mësimi 3

Një javë para Ditës Universale të Fëmijëve (20 nëntor): të gjithë fëmijët tregojnë objektet që kanë mbledhur në një ekspozitë, në tryezat e tyre. Nuk është e nevojshme të ilustrohet çdo të drejtë e fëmijëve me një objekt. Ata organizojnw njw tur tw shkurtwr pwr tw gjithw objektet..

Fëmijët i shpjegojnë njëri-tjetrit pse kanë zgjedhur objektin.

Pas kësaj organizohet një diskutim me të gjithë klasën për mundësinë e organizimit të një ekspozite me rastin e Diktës Botërore të fëmijëve (20 nëntor)  për nxënësit e tjerë të shkollës. Pyetje për diskutim: A ka vitrina qelqi që ne mund t’i përdorim? A duhet të vendosim disa tavolina të vogla në ndërtesën e shkollës? A duhet ta kthejmë klasën tonë në një muze për të drejtat e fëmijëve më 20 nëntor? Ndoshta një tjetër klasë e tretë ka zhvilluar të njëjtin plan. Si mund t’i ndajmë objektet tona? A duhet të ftojmë drejtorin e shkollës, mësuesit e  tjerë, prindërit ose stafin e kujdesit për ambientin? A duhet të kemi një lloj një ceremoniale të ekspozitës sonë? A duhet të bëjmë prova ose të shkruajmë dhe të kompozojmë një këngë për këtë rast? Dhe kështu me radhë.

Mësimi 4

Dita Universale e Fëmijëve, 20 nëntor (ose  një ditë, sa më pranë kësaj):

Nxënësit ndërtojnë ekspozitën dhe marrin përsipër të informojnë nxënësit e tjerë. Ata bien dakord për një plan dhe shfaqin kutitë e thesarit për nxënësit e tjerë. Kjo duhet të shoqërohet me informacione për të drejtat e fëmijës, gjë që mund të bëhet në fjalimin hyrës dhe në afishen e ekspozitës.

Në vijim, klasa diskuton dhe reflekton (ndoshta me shkrim) në lidhje me  këto pyetje: Si shkoi projekti? Çfarë fituam prej tij? Çfarë shkoi  mirëë? Çfarë mund të ishte bërë më mirë?