Kapitulli 5 (Arsimi fillor, klasa 5) – Ne i bëjmë rregullat për klasën tonë
Living Democracy » Textbooks » Të ekplorojmë të drejtat e fëmijëve » Pjesa 1: Veprimtari mësimore » Kapitulli 5 (Arsimi fillor, klasa 5) – Ne i bëjmë rregullat për klasën tonëA Planifikimi
|
Çështjet themelore/temat |
Detyrat kryesore |
Burimet |
Mësimi 1 |
Çfarë të drejtash ka çdo person në këtë klasë? |
Duke punuar në grupe, nxënësit përgatisin listën e sugjerimet per rregullat në klasën e tyre. |
Letër A3 |
Mësimi 2 |
Çfarë e bën një rregull të mirë? Pse mund të jenë ato një telash? Pse mund të jenë ato të dobishme? |
Nxënësit mendojnë për parimin e rendit dhe rregullave. |
Broshurat mbi parimet themelore të rregullave në demokraci. Fletë letre A4 |
Mësimi 3 |
Si mund të zbatohen e vihen në jetë të drejtat e fëmijëve në klasë? |
Duke punuar në grupe, nxënësit përpunojnë rregullat e tyre që harmonizohen me të drejtat e fëmijëve. |
Broshura, të kopjuara ose të shkruara nga nxënësit |
Mësimi 4 |
Përpunimi i rregullave në grupe dhe rënia dakord për rregullat në klasë. |
Nxënësit krahasojnë idetë e tyre dhe përpiqen të arrijnë një vendim unanim për rregullat e klasës së tyre. |
– |
B Informacion dhe objektiva mësimore
Kur ne i lidhin rregullat për klasën me perspektivat e të drejtave të njeriut apo të fëmijëve, këto rregulla zhvillojnë implikime që shkojnë përtej thjesht sigurimit të paqes dhe qetësisë në klasë.
Të drejtat e njeriut dhe të fëmijëve nuk janë një trup standardesh të ftohta ligjore. Nëse ato do të vihen në jetë dhe do të bëhen kuptimplote, ato duhet të shërbejnë si instrumente dhe udhëzues për përpjekjet tona për të sjellë barazi dhe drejtësi në jetën e përditshme. Për nxënësit, shkolla është një element i rëndësishëm, në një farë mënyre, edhe epiqendra e jetës së tyre të përditshme. Por shkolla është edhe më shumë se kaq: shkolla është i vetmi vend ku nxënësit mund të mësojnë se si të veprojnë në shoqëri. Shkolla, me fjalë të tjera, klasa, godina e shkollës dhe ambientet e saj si një e tërë, por edhe struktura e shkollës dhe udhëheqja shkollore përbëjnë një model në miniaturë të shoqërisë – një mikro-shoqëri. Ajo, çka nxënësit kanë mësuar, zhvilluar dhe testuar këtu, e dobishme apo jo, do të ketë një shans të mirë që të transferohet në botën përtej klasës dhe komunitetit të shkollës. Për t’i bërë nxënësit të vetëdijshëm për këtë fakt dhe për ta përdorur atë nga pikëpamja e të drejtave të fëmijëve është një objektiv i rëndësishëm i kapitullit 5.
Të drejtat dhe detyrat formojnë një çift konceptesh që plotësojnë njëri-tjetrin. Ato i përkasin njëra-tjetrës si dita dhe nata ose vera dhe dimri. Të drejtat dhe detyrat varen nga njëra-tjetra. Të drejtat e njeriut dhe të fëmijëve nuk mund të kuptohen pa vlerësimin e ndërvarësisë së të drejtave dhe detyrave.
Ky projekt do të përqendrohet në nenet e mëposhtme të Konventës për të Drejtat e Fëmijës:
Neni 12, dëgjimi i mendimit tonë;
Neni 13, liria për t’u shprehur;
Neni 28, e drejta për arsimim dhe
Neni 31, e drejta për kohë të lirë dhe rekreacion.
C Pyetjet kryesore për reflektim në orët e të drejtave të fëmijëve
Përjetimi i të drejtave të fëmijëve |
Njohja e të drejtave të fëmijëve |
Zbatimi i të drejtave të fëmijëve |
Mësuesi |
||
Si janë thjeshtuar parimet e të drejtave të fëmijëve në shkollë dhe në klasë? |
Çfarë dinë fëmijët për të drejtat e fëmijëve? |
Të mësojnë si të ndërmarrin veprime jashtë shkollës: çfarë kanë mësuar nxënësit për jetën e tyre në të ardhmen? |
Në këtë njësi, nxënësit përjetojnë konkretisht se ne na nevojiten rregullat që të jetojmë së bashku dhe kuptojnë se të drejtat e fëmijëve përcaktojë një sistem të tillë të rregullave. |
Neni 12,13, 28, 31+(shih shtojcën: Konventa për të Drejtat e Fëmijës e KB) |
Nxënësit kuptojnë se si bëhen rregullat në një demokraci. Ata janë në gjendje të marrin pjesë në proceset demokratike të vendimmarrjes. |
Nxënësit |
||
Çfarë unë kam mësuar për të drejtat e fëmijëve? |
Si i përjetova të drejtat e fëmijëve në klasë? |
Cilat janë veprimet që jam në gjëndje të ndërmarr tani? |
Nxënësit kuptojnë se të drejtat dhe detyrat shkojnë së bashku. Ata e kuptojnë se rregullat janë bërë nga njerëzit për njerëzit, që ato mund të ndryshohen, dhe se nuk është e lehtë të bihet dakord për rregulla të detyrueshme për të gjithë anëtarët brenda një grupi. |
Unë e di tani se kam të drejtë të marrë pjesë në përpilimin e rregullave për klasën tonë. Unë jam i vetëdijshëm se zhvillimi i konventës mbi të drejtat e fëmijëve ishte një lloj i ngjashëm me këtë proces. |
Tani unë mund të përpiqem të gjej rregulla të ngjashme mbi mënyrën se si të jetojmë së bashku në familjen time, në klubin tonë sportiv apo bashkë me miqtë e mi. Ne duhet të sigurohemi që në përcaktimin e rregullave të tilla të marrin pjesë sa më shumë njerëz që të jetë e mundur dhe që të bien dakord për një kompromis. |
D Procedura
Mësimi 1
Mësuesi prezanton projektin dhe planin për katër mësimet e ardhme.
Ai frillon me çështjen e “të drejtave dhe përgjegjësive” me nxënësit. Për të frymëzuar nxënësit ai drejton pyetjet e mëposhtme:
Përmendni disa nga të drejtat që keni në klasë, në oborrin e shkollës dhe në shtëpi. Kujtoni edhe të drejtat e fëmijëve për të cilat keni dëgjuar.!
Këto të drejta pëmbushen vetëm nëse edhe të tjerët i respektojnë ato. Çdo të drejte, i korrespondon një përgjegjësi. Le të mendojmë tani për shembuj të tjerë.
Kl;asa ndahet në tre, gjashtë ose nëntë grupe, sipas madhësisë së saj. Ju përpiquni të krijoni grupe me jo më shumë se pesë veta. Grupet janë ose A, ose B, ose C.
Çdo grup cakton një zëdhënës dhe tregon si e zgjodhi atë.
Secili grup ka një fletë letër tabele, të ndarë në tre pjesë. Duke përdorur një të tretën e sipërme të letrës, mnxënësit regjistrojnë atë që besojnë se është e drejtë e çdo individi (duke përfshirë mësuesin) në klasën e tyre. Ata duhet të shënojnë çdo sugjerim dhe çdo sugjerim duhet të ketë një numër.
Informoni! Sa mirë mendoni se e keni plotësuar detyrën? Çfarë ju ndihmoi? Çfarë ju pengoi?
Kaloheni letrën tek grupi tjetër (A tek B, B tek C, C tek A).
Çdo grup shqyrton listën e të drejtave të gjeneruara nga grupi i mëparshëm. Ata diskutojnë pyetjet e mëposhtme: Çfarë përgjegjësish kemi ne për të respektuar këto të drejta? Çfarë është e nevojshme të bëjmë, si duhet të sillemi? Për shembull, “Kushdo ka të drejtë të dëgjohet”, “Ne e kemi përgjegjësi që të dëgjojmë”.
Duke përdorur të njëjtat numra si në pjesën e të drejtave, shkruani një përgjegjësi që përputhet me një të drejtë (në qoftë se iu shkon mendja për ndonjë të drejtë) në një të tretën e mesme të letrës.
Në fund të mësimit mësuesi mbledh të gjitha kontributet e bëra nga nxënësit për t’i shqyrtuar ato para mësimit tjetër.
Mësimi 2
Mësuesi nxit nxënësit të diskutojnë pyetjet themelore në lidhje me rregullat më shqetësuese:
- Çfarë ka të mirë pasja e rregullave?
- Çfarë më shqetëson mua në lidhje me rregullat?
- Kur jam unë i kënaqur se ka rregulla?
- Kush i vendos rregullat?
- Kush i zbaton rregullat?
- Kush ka fuqinë tw detyrojw zbatimin e rregullave dhe cilat janw ndwshkimet nw rast se ato shkelen?
Teksti në vijim, një version i shkurtuar i tij mund të shwrbejw si njw stimul pwr tw filluar kwtw mwsim. “Disiplina dhe rendi në demokraci dhe në shkollë”
Disiplina dhe rendi në demokraci dhe në shkollë
“Një grup pa rend dhe rregulla bazë nuk mund të jetë demokratike” |
Nxënësit hyjnë në të njëjta grupe si në mësimin e kaluar. Mësuesi shpërndan rrypat e letrës dhe jep udhëzimet e mëposhtme.
- Shihni ato që keni shkruar deri tani. Mendoni për rregullat që i vlerësoni me rëndësis të veçantë për të jetuar së bashku dhe të cilat do të dëshironit t’ia paraqitni klasës më vonë.
Shkruani rregullat në një tabak letre. Ato shkruhen në një të tretën pjesë të poshtme të letrës:
- Ato duhet të jenë formuluar pozitivisht – “bëni” diçka, në vend të “nuk duhet të” bëni diçka.
- Ato duhet të jenë specifikë dhe të përshkruajnë sjelljen e kërkuar, për shembull, të drejtën për t’u dëgjuar; ne kemi përgjegjësinë për të dëgjuar; rregull – heshtni kur të tjerët janë duke folur!
Grupet punojnë sipas udhëzimeve të mësuesit. Në vijim, krijohen grupe më të mëdha, si rrjedhojë e bashkimit të dy grupeve. Grupet paraqesin rregullat e tyre, me fjalët e tyre dhe në mënyrë të kuptueshme.
Çdo grup duhet të zgjedhë jo më shumë se tre rregulla. Ato shkruhen me gërma të mëdha në tabakë letre (A3). Këto vendosen në tabelë dhe klasa diskuton për secilën prej tyre. Çdo grup cakton folësin për të sqaruar të tjerët kur të jetë e nevojshme.
Përmbledhje: Redaktimi përfundimtar i një grupi rregullash të cilave janë gati t’u binden të gjithë.
- Cilat prej rregullave janë identike ose të ngjashme? Cila mund të hiqet ose të shkrihet me një tjetër?
- Cilat duhet të shprehen ndryshe që të bëhen më e kuptueshme?
Votimi për rregullat. Çdo nxënës ka pesë fishe për të “shpenzuar” për rregullat që beson se duhet të përfshihen në klasën e tyre. Ata mund të zgjedhin duke bërë një vijë në tabelë ose duke ngjitur një letër pranë rregullës që propozon. Rregullat (jo më shumë se dhjetë) me numrin më të madh të votave shkruhen si rregullat e klasës ose bëhen pjesë e rregullave ekzistuese. Ato formulohen si një dokument i veçantë dhe firmosen nga çdo nxënës.
Reflektim për procesin e të mësuarit (ku zbatohen dhe detyrohen të zbatohen rregullat e reja): Çfarë ndihmoi? Çfarë ishte penguese? Cili ishte kontributi juaj? A dalloni ndonjë nga klasa kontributi i të cilit ishte më i vlefshëm? Pse? Çfarë bën ai?
Mësimi 3
Mësuesi aktivizon njohuritë paraprake të nxënësve për të drejtat e njeriut dhe përmbledh pikat më të rëndësishme (shih kap.3, mësimi 2, dhe Kap 4, mësimi 1): krijimi i të drejtave të fëmijëve, të drejtat më të rëndësishme, mundësisht ato që lidhen me të drejtat e njeriut.
Mësuesi paraqet zgjedhjet e mëposhtme të të drejtave të fëmijëve duke përdorur tekstin origjinal nga Deklarata Universale e të Drejtave të Fëmijës (shih shtojcën)
Neni 12, shprehja e pikëpamjeve dhe interesave tona;
Neni 13, liria për të shprehur vetveten;
Neni 28, e drejta për arsimim;
Neni 31, e drejta për pushim dhe kohë të lirë.
Nxënësit ndahen në grupe. Çdo grup merr një fletë A4 dhe me të përgatit një fletë pune me dy kolona, si më poshtë. Në kolonën e majtë shënohen katër të drejtat, ndërsa në kolonën në të djathtë shënohen mendimet e nxënësve për të drejtat dhe përgjegjësitë që ato bartin, për ta dhe për të tjerët. Si pikë referimi mund të shërbejë pyetja: “Nëse fqinji im ose shoku pretendon jë të drejtë, çfarë detyrimi lind tek mua ose te të tjerët? Ose (neni 28): “Cilat janë detyrimet që duhet të përmbushë shoqëria dhe shkolla për të siguruar të drejtën për arsimim? Si mund të ndihmojmë ne në realizimin e kësaj të drejte. Rezultatet diskutohen në mësimin e ardhshëm.
Names of group members
|
|
Të drejtat | Rregullat dhe detyrat |
Neni 12 Shprehja e pikëpamjeve dhe e interesave tona. Për çfarë është ajo? |
|
Neni 13 Liria për të shprehur vetveten Për çfarë është ajo?
|
|
Neni 28 E drejta për arsimim Për çfarë është ajo?
|
|
Neni 31 E drejta për pushim dhe kohën e lirë Për çfarë është ajo?
|
|
Mësimi 4
Nxënësit i paraqesin njëri-tjetrit rezultatet e tyre në klasë. Çdo grup ka një zëdhënës. Ata mund të trajtojnë aspekte të tilla si në vijim:
- Si e përballuam detyrën tonë? (Procesi i punës në grup dhe vendim-marrja)
- Çfarë ishte e rëndësishme për ne? (Kriteret dhe vlerat)
- Si mund të sigurohemi ne se janë respektuar rregullat? (Qëndrimet ndaj rregullave, zbatimi)
Përfundime të mundshme: Redaktim përfundimtar, marrëveshje për redaktimin e fundit të të drejtave dhe përgjegjësive në lidhje me katër të drejtat e shqyrtuara. Një grup merr detyrën e krijimit të një dokumenti me rregullat, si një vepër arti. Të gjithë nxënësit dhe mësuesit e nënshkruajnë këtë dokument. Rregullat janë në fuqi derisa ato të zëvendësohen me një dokument të ri. Dokumenti duhet të shfaqet në Ditën Universale të Fëmijëve si një shembull se si të praktikohet demokracia në klasë.