Kapitulli 8. Arsimi bazë, klasa 8) – Të drejtat e fëmijëve – hulumtuar tërësisht
Living Democracy » Textbooks » Të ekplorojmë të drejtat e fëmijëve » Pjesa 1: Veprimtari mësimore » Kapitulli 8. Arsimi bazë, klasa 8) – Të drejtat e fëmijëve – hulumtuar tërësishtA Planifikimi
Çështjet themelore/temat |
Detyrat kryesore |
Burimet |
|
Mësimi 1 |
A i kuptojmë ne nenet mbi të drejtat e fëmijëve? |
Nxënësit zgjedhin nene nga konventa për studim të mëtejshëm të drejtuar gjatë dy mësimeve të mëposhtme. |
Kopje të konventës për të drejtat e fëmijëve |
Mësimet 2 dhe 3 |
A i kupton gjithkush kriteret? Si mund të ndihmojë mësuesi pa ndërhyrë shumë fort? |
Nxënësit punojnë me shpejtësinë e tyre në grupet e vogla. Ata analizojnë nenet nga konventa e të drejtave të fëmijëve dhe projektojnë diagramet që lidhen më shikuesit. |
Revista, letër, ngjitës, gërshërë |
Mësimi 4 |
Çfarë kemi mësuar? Sa kërkuese ishte detyra jonë? Si e kemi përdorur ne lirinë tonë? |
Nxënësit pasqyrojnë procesin e tyre të punës dhe të të nxënit dhe diskutojnë se si të ekspozojnë produktet e tyre. |
Posterat e përfunduar |
B Informacion dhe objektiva mësimore
Të drejtat e njeriut dhe të drejtat e fëmijëve do të mbeten thjesht një vizion në letër në qoftë se nuk bëhen kuptimplotë për jetën reale të një personi. Prandaj, ato duhet të kuptohen dhe të lidhen me përvojën konkrete, që do të thotë se, ato duhet të zbatohen në jetën e përditshme dhe shkeljet e tyre duhet të identifikohen. Por hapi i parë merr kohë.
Nëse nxënësit duhet të kuptojnë të drejtat e fëmijës, që është edhe fokusi ynë këtu, ata duhet të punojnë me to. Vetëm dëgjimi ose leximi nuk mjafton. Të kuptuarit kritik dhe zbatimi i të drejtave të fëmijëve është qëllimi i këtij kapitulli dhe i gjithë librit.
Një vërejtje duhet të bëhet këtu për termin “të drejtat e fëmijëve”, meqenëse kjo, herë pas here, shkakton acarim të madh tek adoleshentët. Me të drejtë, ata nuk duan të quhen fëmijë. Megjithatë, të drejtat e fëmijëve janë gjithashtu të zbatueshme edhe për ta, të paktën deri në moshën 18 vjeç.
Adoleshentët duhet të kuptojnë se të drejtat e fëmijëve u sigurojnë atyre një instrument që mund t’i ndihmojë për të identifikuar rastet e padrejtësisë dhe për të kërkuar drejtësi. Duke ratifikuar Konventën për të Drejtat e Fëmijës, çdo shtet pranon detyrimin për të zbatuar këto të drejta me të gjitha mjetet e mundshme; nga ana tjetër kjo nënkupton prioritet të lartë në procesin e zbatimit dhe përfshin mbështetje për fëmijët dhe të rinjtë, që ata t’i përdorin e t’i gëzojnë të drejtat e tyre.
Në projektin mësimor për klasën e shtatë, ne sugjerojmë që nxënësit duhet të merren me konventën në thellësi, duke gjurmuar rastet e zbatimit dhe, përkatësisht, shkeljet e të drejtave të fëmijëve në sferat e jetës së tyre të përditshme. Objektivi i projektit është edhe një ekspozitë me postera për të gjitha të drejtat e fëmijëve. Çdo poster përmban elemente të përshkrimit të përmbajtjes, analizë dhe ilustrim të të drejtës në fjalë. Kjo qasje nxit analizën si dhe krijueshmërinë për temën në shqyrtim.
Nga pikëpamja didaktike, kjo ekspozitë ofron një rast dhe një nxitje për t’u marrë me një nen specifik nga konventa. Ndoshta, mësuesit nga klasat e tjera mund të shërbejnë si një juri që të përzgjedhë posterin më të bukur për të cilin jepet një çmim i vogël (për shembull, bileta për në kinema, kupon për libër).
Shembujt nga jeta lokale ose nga një kontekst ndërkombëtar duhet të merren nga media të ndryshme të shkruara e të sjella në shkollë nga nxënësit. Leximi i gazetave dhe i revistave, do të jetë një element thelbësor i përgatitjes. Pa të mësuarit bashkëpunues (puna në grupe të vogla projekti), nxënësit nuk do të arrijnë objektivat e tyre. Ky është një synim i mëtejshëm i mësimdhënies së këtij projekti.
Projekti duhet të mbulojë afërsisht katër mësime. Lexuesi do të kuptojë se, jo çdo mësim është i plotë në vetvete, por të gjitha mësimet i përkasin një të përbashkëte. Brenda grupeve, nxënësve duhet t’i jepet mundësia të hartojnë vetë planifikime të arsyeshme për veten e tyre.
Me idenë e hapjes së ekspozitën në ditën e fëmijëve, është e këshilueshme që projekti të fillojë në fund të tetorit ose në fillim të nëntorit.
C Pyetjet kryesore për reflektim për kapitullin 8
Përjetimi i të drejtave të fëmijëve |
Njohja e të drejtave të fëmijëve |
Zbatimi i të drejtave të fëmijëve |
Mësuesi |
||
Si janë thjeshtuar parimet e të drejtave të fëmijëve në shkollë dhe në klasë? |
Çfarë dinë fëmijët për të drejtat e fëmijëve? |
Të mësojnë si të ndërmarrin veprime jashtë shkollës: çfarë kanë mësuar nxënësit për jetën e tyre në të ardhmen? |
Nxënësit e perceptojnë klasën dhe shkollën si një mjedis të të mësuarit stimulues. Gazetat e përditshme janë shndërruar në materiale për punë. Në këtë mënyrë, shkolla bëhet një vend ku nxënësit mund të shohin jetën e tyre të përditshme. |
Nxënësit mësojnë si të analizojnë të drejtat e fëmijëve, duke përdorur një qasje sistematike. |
Duke mësuar se si të paraqesin një produkt (këtu, një poster), nxënësit bëhen të aftë për të vëzhguar dhe paraqitur çështje të rëndësishme jashtë shkollës. |
Nxënësit |
||
Çfarë unë kam mësuar për të drejtat e fëmijëve? |
Si i përjetova të drejtat e fëmijëve në klasë? |
Cilat janë veprimet që jam në gjëndje të ndërmarr tani? |
Unë kam përjetuar se si shokët e mi nxënës dhe mësuesi im më kanë inkurajuar dhe sfiduar mua. Të dyja mënyrat e ndërveprimit janë mbështetjeje për mua. |
Unë bëhem i vetëdijshëm se sa saktësisht janë formuluar nenet e konventës për të drejtat e fëmijëve dhe se si shumë aspekte janë të fshehura në to. Unë kam mësuar t’i analizoj dhe të mendoj rreth tyre. |
Unë jam i përgatitur për të marrë pjesë në debate publike për çështje që i kuptoj. Unë jam i gatshëm të argumentoj mendimet e për të drejtat e fëmijëve dhe të njeriut dhe jam i gatshëm të dëgjoj mendimet e njerëzve të tjerë. |
Materiale
- tabak i madh letre (A2 ose afishe)
- letra në ngjyra të ndryshme
- markera
- gërshërë
- ngjitës
- gazeta ose revista të vjetra
- piktura ose fotografi
- teksti i Konventës për të Drejtat e Fëmijës (shih shtojën), një kopje për nxënës
- fletë ku përshkruhet detyra, një kopje për grup(shih mësimin 2)
D Procedura
Mësimi 1
Mësuesi paraqet planin e plotë të katër mësimeve të mëposhtme për nxënësit. Klasa duhet të ketë kuptuar se detyra e saj është të krijojnë afishe që tregojnë të drejtat e fëmijëve, duke përfshirë, ndoshta, edhe një konkurs. Është mirë që të p unohet me nxënësit për të aktivizuar njohuritë e tyre paraprake për të drejtat e fëmijëve.
Mësuesi u jep nxënësve kopje Konventës për të Drejtat e Fëmijës përfshin 54 nene, nga të cilat 41 të parët, ndoshta 42 në më të shumtën, lidhen drejtëpërdrejt me nxënësit.
Detyra: Në fillim, të gjithë nxënësit duhet të lexojnë të gjithë konventën dhe të bëjnë zgjedhjen e tyre personale për tri nene që ata i konsiderojnë më me rëndësi të veçantë për ta.
Në një listë të përgatitur ng mësuesi me numrat e neneve të ndryshme, nxënësit shënojnë nenin që sipas tyre është veçanërisht i rëndësishëm. Pastaj, shenjat numërohen dhe bëhet një listë me nenet më të zgjedhur.
Pas kësaj, mësuesi drejton diskutimin me çështje të tilla si stimuj për diskutime:
- Si u vendosën përparasitë dhe cilat janë motivet që qëndrojnë pas zgjedhjes së tyre?
- Si reflekton kjo zgjedhje e përparësish situatën reale të fëmijëve dhe adoleshentëve?
- A mund të identifikoni ju një model ose parim themelor?
- Cilat elemente janë lënë jashtë?
Mësimi 2 dhe 3
Nxënësit duhet të punojnë në grupe prej tre vetash. Mësuesi mund t’i formojë grupet në mënyrë të ndryshme:
a) Së pari, grupet mund të krijohen nëpërmjet një procedure rastësore.
b) Së dyti, nxënësit janë të lirë të zgjedhin partnerët e tyre, megjithëse dinamika e klasës dhe përfshirja duhet të merren parasysh.
c) Së treti, mësuesi përdor kritere transparente
Para se të fillojë puna, grupet duhet të vetë-organizohen. Nxënësit i vënë një emër grupit të tyre dhe shpërndajnë tri detyra. Çdo grup ka nevojë për një menaxher kohe, një menaxher për materialet dhe një koordinator. Grupi shkruan se cila është përgjegjësia për secilin anëtar. Fletët e planifikimit në madhësi A2 varen në klasë. Më vonë, grupet do të shtojnë nenet për të cilat janë duke punuar. Përcaktimi i roleve në këtë mënyrë nuk ka të bëjë fare me punën aktuale të nxënësve, por do të mbështesë nxënësit në zhvillimin e kompetencës sociale dhe në arritjen e qëllimeve të tyre. Ndërkohë, mësuesi ka marrë 10 nenet e përzgjedhura më shpesh në dërrasën e zezë dhe i vendos mbi tavolinë, me pamje poshtë. Koordinatorët e grupeve do të zgjedhin një nen në mënyrë të rastësishme dhe u përshkruhet detyra e re si më poshtë:
DetyraSecili grup përgatit një poster mbi të drejtat e fëmijëve. Posteri përbëhet nga pjesët e mëposhtme:
Pasi ka përfunduar posteri, grupi do të zgjedhë një nen tjetër nga ato të mbetura dhe do të krijojë një poster të dytë në të njëjtën mënyrë. Grupet bëjnë një shënim të nenit mbi fletën e grupit. |
Grupet e punës studiojnë detyrën e tyre dhe vendosin për përgjegjësitë në grup (sipas funksioneve të përmendura më sipër)
Për tani (mësimi 2), ata ndërtojnë listën e materialeve të duhura dhe shënojnë ndonjë pyetje që mund të kenë hasur. Pastaj grupet bien dakord për planet e tyre. Çfarë duhet bërë? Çfarë duhet të mblidhet? Çfarë mund të sjellë çdo anëtar i grupit nga shtëpia? Si i ndërton afatet kohore menaxheri i kohës? Ku do të ruhen materialet?
Mësuesi duhet të kontrollojë çdo grup deri në fund të mësimit, për të parë nëse puna është ndarë si duhet në të gjithë anëtarët e grupit. Është i rëndësishëm dialogu i ndërtuar me pyetjet e mëposhtme: Ku jemi me detyrën? Ku kemi nevojë për ndihmë? A jemi dakord me ndarjen e detyrave në grup? A janë të gjithë të qartë për çfarë do të kërkojnë ose të mbledhin në shtëpi?
Pastaj,(si detyrë shtëpie ndërmjet mësimeve 2 dhe 3, si dhe gjatë mësimit 3), fëmijët shohin në produktet e kërkimit të tyre, gjërat që paraqesin sfidat kryesore për ta, të cilat mund të kenë nevojë për ndihmën e mësuesit. Në mësimin 3, nxënësit sjellin në klasë gjërat e mbledhura. Një pikë e rëndësishme e mësimit 3 është krijimi i një afisheje që të jetë tërheqëse. Mësuesi mund të këshillojë nëse është e nevojshme..
Qartësimi i detyrave për ekspozitën. Ku duhet të vendoset ajo dhe kur? Kush do ta hapë? Kush do të jetë i ftuar në ceremoninë e hapjes? A do të ketë ndonjë çmim për afishen më të mirë? Kush do të jenë anëtarët e jurisë?
Mësimi 4
Paraqitja e afishës së përfunduar dhe diskutimi.
Qartësimi i çështjeve në lidhje me ekspozitën (nëse është e planifikuar).
Vlerësimi i punës së bërë gjatë projektit (ndarja e detyrave, problemet me kërkimin dhe mbledhjen e informacionit, cilat ishin këshillat e dobishme, përvojat e mira/të këqija, dinamika e grupit etj.)
Duke përfunduar vlerësimin e temës së të drejtave të fëmijëve: Çfarë duhet bërë për të përmirësuar gjendjen? Çfarë duhet bërë tjetër? Çfarë hapash konkretë mund të ndërmerren? Kur është e nevojshme ndërhyrja e autoriteteve? Etj.